Miqësorja e kombit, këto janë formacionet zyrtare

May 29, 2018 19:57

Miqësorja e kombit, këto janë formacionet zyrtare

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës do të fillojë në orën 20:00, ndërsa tashmë janë mësuar edhe formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë dy ekipet shqiptare.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Shqipëria e Panuccit do të luajë me Berishën në portë, Hysajn, Gjimshitin, Veselin dhe Likën në mbrojtje, Ramadanin, Qakën, Ndojin dhe Roshin në mesfushë dhe në sulm me Cikalleshin e Gurin.

Kosova, në këtë miqësore vëllazërore do të zbresë me Ujkanin në portë, Vojvodën, Rrahmanin, Ismajlin dhe Alitin në mbrojtje, Shala dhe Halimi në mesfushë të tërhequr, ndërsa Rashica, Avdijaj e Zeneli prapa sulmuesit të vetëm, Muriqi.

o.j/dita

May 29, 2018 19:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*