Miqësorja Itali-Shqipëri, bileta kushton 10 euro

November 8, 2014 10:35

Miqësorja Itali-Shqipëri, bileta kushton 10 euro

Çmime popullore për të ndjekur takimin historik mes Italisë dhe Shqipërisë. Një biletë në stadiumin “Luixhi Ferraris” të Gjenovës për miqësoren e 18 nëntorit, për çdo tifoz shqiptar që dëshiron që të mbështesë nga afër kombëtaren kuqezi përballë të kaltërve të Contes kushton vetëm 10 euro, një çmim i vendosur nga Federata Italiane dhe që nuk i është rritur asnjë kosto nga Federata Shqiptare i cili është mëse i përballueshëm dhe që njëherazi më i ulët se çmimet e biletave për të ndjekur një ndeshje të kombëtares në “Qemal Stafa”.

Çmimi prej 10 eurosh ju krijon mundësinë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndjekin ndeshjen, qoftë ata që jetojnë në Itali, apo ata që do të udhëtojnë aty nga Shqipëria apo nga vendet e tjera fqinje që të mos stepen në lidhje me koston e hyrjes në stadium.

Çmimet e biletave u bënë të ditura nga FSHF-ja, që në një komunikatë për shtyp njofton se biletat do të mund të blihen pranë saj që nga data 10 nëntor ndërkohë që në bashkëpunim me Federatën Italiane do të shiten pranë stadiumit edhe një sportel të dedikuar për tifozerinë shqiptare.

FSHF-ja për të përjashtuar çdo keqkuptim ka bërë të ditura dhe modalitetet e pajisjes me bileta për Itali–Shqipëri, pasi një kusht i domosdoshëm për tifozët që duan t’i blejnë ato është ai i paraqitjes së një dokumenti identifikimi si dhe dhënia e informacioneve emër, mbiemër, datëlindje, gjini dhe vendlindje.

Në 18 nëntor, Italia dhe Shqipëria do të përballen për të parën herë në historinë e tyre, me organizimin e kësaj miqësoreje që plotëson një dëshirë të hershme të shumë fansave shqiptarë si pasojë e interesit të madh që ka gjeneruar tradicionalisht në vendin tonë futbolli italian.

 

November 8, 2014 10:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*