Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, Kryemadhi: Heqja dorë nga tabutë, evropianizim i Maqedonisë

January 11, 2018 18:12

Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, Kryemadhi: Heqja dorë nga tabutë, evropianizim i Maqedonisë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  ka komentuar miratimin e ligjit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Kryemadhi e quan miratimin e ligjit të dygjuhësisë si një hap emancipues shtetëror.

Në një postim të publikuar në “facebook” Kryemadhi shkruan se heqja dorë nga tabutë është një evropianizuese të Maqedonisë fqinje.

Postimi i plotë:

Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.

Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet; dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.

Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë.

Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit!

Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres.

January 11, 2018 18:12
Komento

4 Komente

  1. XXXL January 11, 19:02

    O Kokemadhe o hunderre mos na dil me flamur ne dore sikur je ti qe prisje kete vendim, jane negociatat e PS dhe Edi Rames me Maqedonine dhe BE qe u harrit kjo fitore historike per shqiptaret.
    Mona bashkohuni ne Bruksel me Shqu-pisat dhe hidhni vrer kunder Shqiperise qe te mos hapen Negociatat brenda 6 mujorit te pare, kete shiko ti baxhelle me cizme, ti atdhe ke vetem parane e grabitur dhe gjene e vjedhur.

    Reply to this comment
  2. haha Tabu-t! January 11, 19:05

    Ky Transi lsi -se
    ngatarron Cizmet me Tabute
    hahahahah

    Reply to this comment
  3. Adih January 11, 19:29

    Kush ta ka shkruar kete teks moj BAXHELLE,.? Ke dale komplet zbuluar . I qerroj syte ,po ta dish ti kuptimin e fjales monolinguizmi . ????.

    Reply to this comment
  4. Shallvarsi January 11, 20:34

    Coc duhej thene dhe nga KJO…………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*