Euralius: Ligji i votuar dje i hap rrugë vlerësimit të gjyqtarëve

August 31, 2016 12:35

Euralius: Ligji i votuar dje i hap rrugë vlerësimit të gjyqtarëve

Misioni i Bashkimit Evropian, Euralius mirëpret miratimin e ligjit të Vettingut nga ana e Parlamentit, duke theksuar se miratimi i këtij ligji është me shumë rëndësi.

Misioni i BE-së sqaron edhe hapat e mëtejshëm pas miratimit të këtij ligji, duke theksuar se me zbatimin e këtij ligji, fillojë  një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Deklarata e plotë:

Më 31.08.2016 Parlamenti Shqiptar miratoi me anë të një shumice të kualifikuar ligjin për “Vlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë” në një seancë të jashtëzakonshme Parlamentare.  Euralius mirëpret miratimin e këtij legjislacioni shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të miratuara më 22.07.2016.  

Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë  një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive (pasuritë dhe burimi i tyre), kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale).  Ky ligj hap rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi. Euralius u përfaqësua nga Drejtuesi i Projektit në seancën parlamentare dedikuar votimit të ligjit për “Vetting”.

August 31, 2016 12:35
Komento

5 Komente

  1. Bushi August 31, 13:45

    Nqs do Amerika dhe BE-n,reforma ne drejtesi do zbatohet.Gjyqetaret,prokuroret dhe politikanet e korruptuar do te kalojne ne siten e holle,dhe do te dalin pasurite marramendese te tyre,krimet qe kane bere dhe profesionalizmi i tyre.Por me sa kuptoje une Sali Berishes nuk ak per ti hyre gjembe ne kembe.I gjithe populli prete qe Sali Berisha me familjen e tij,me bandat mafioze,te futet ne burg.Kete pret populli,dhe po nuk u be kjo atehere reforma eshte fallco,sa per ti hedhur hi syve popullit.Reforma duhet te konkretizohet.

    Reply to this comment
    • Gani USA August 31, 15:23

      Kaq besim keni te keta nderkombetaret?
      Po pse nuk ishin keta qe e nxoren Bankersin te paster kur Bankersi eshte me i zi se nafta qe vjedh?
      A nuk ishin grate e Klintonit dhe Blerit me gjithe Uesli Klark qe futen kete Bankersin ne Shqiperi?
      A nuk eshte Bankersi qe i ben rrogat e veta nga 50 milion ne muaj vetem e vetem qe mos ngelet fitim e te mos paguajne taksa?
      A nuk jane nderkombetare gjithe keta te korruptuar kesisoj?
      O Dita o zoti Thano, ti nuk ua perton ketyre pse mbani qendrime te buta?? Nga e mesuan keta tanet korrupsionin? Nga keta te huajt qe rrjepin kete popull bashke me kriminelat qe qeverisin tash 25 vite

      Reply to this comment
  2. normali August 31, 13:48

    A eshte gjykata kushtetuese ne konflikt te hapur interesi me shqyrtimin e ketij ligji qe kerkojne salistat?

    Reply to this comment
  3. fteri August 31, 14:27

    ***E’ falenderojmë bashkimin europian ,misionin e tijë (Euralius ) në shqipëri që me ndihmën dhe këmbëngulëjen tijë heroike për të kryer reformën në drejtësi po punon serjozisht për miratuar ligjin e vlersimit të çdo gjyqtari dhe prokurori ,
    – kontroll të pasurisë ,
    -.kontrollë të figurës morale ,(lidhje me kriminelët) .
    -pregatitjen profesionale !!!.
    ****Euralius i BE-së me Z.VLAHUTIN dhe ambasadori brilant i SH.B.A-së Z.LU ,po punon serjozisht për .të shkatrruar këtë organizatë kriminale që 25 vjet ja kan vënë litarin në fytë shqiptarve kjo bërthamë gjykatësish dhe prokurorësh sotë jan si shtet brenda shtetit që e ka mbërthyer popullin në krime e në
    pa drejtësi duke gjeneruar një zingjir krimesh të reja,domethënë ja ka nxirë jetën popullit thjeshtë shqiptar që ka zënë rrënjë 25 vjet në shqipëri nënë drejtimin e ideatorit kriminelit S.Berisha .
    Kur parlementi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për votën e drejtësisë që kërkohet si nevojë urgjente e atëdheut ,S.Berisha me deputetët ushtar e P.Dsë e braktisin vetingun !!!
    **Turpi dhe përgjegjësia bje mbi deputetët e S.Berishës që braktisën parlamentin ,dhe nuk votuan vetingun.
    =Vendimarrja e ndërkombëtarve nuk cënon fare Kushtetutën ,PD-ja e S.Berishës justifikohet duke e mos e votuar vetingun vetëm për tju fshehur ndjekjes penale për krimet që ka kryer mostra S.Berisha gjatë 25 vjetëve shkatrrim ,vjedhje,vrasje ,hapje deposhë të ushtrisë, kontrabandë armësh e nafte e droge ,trdhëti kombëtare me (shitjen e detit), gjenocidi i gërdecit dhe 21 janarit,goditje me artileri,aviacion dhe LHL kundër jugut shqipërisë .Ka dhënë urdhërin për të goditur edhe ambasadën amerikane në shqipëri .(krime të pa ndëshkuara).
    ***Tani na doli me dëshmitar se na qënka edhe kopil (vllai i Karaxhiçit) si t’ja bëjmë ?!!..
    sa shumë qënka ofenduar nderi dhe kulla e Viçidolit !!!,por të ofenduar jemi dhe ne shqiptarët që ky mostra Sali na doli kopil tani në pleqëri ,dhe arriti kopili deri në postet më të larta të partisë demokratike të qeverisë dhe shtetit shqiptar.!.
    …Ky Saliu na qënka me kombësi gjysëm shqiptar vetëm me kontributin ” patërjotik ” të SHEQERKËS,pjesa tjetër Serbo-boshnjake.!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Ku eshte Lora August 31, 15:19

    Sa te mjere jeni o komentusa “te majte”.
    Me sakte komentusa rilindiote se Ramen nuk e keni te majte.
    Jeni te mjere sepse ne vijim do konsttaoni se si Gjon Gjonet pervec milionave te eurove qe kane shtresuar ne llogarite bankare do vijojne te marrin tani rroge nga 3 milion ne muaj plus benefitepa fund deri ne fund te jetes dhe pasardhesit e tyre.
    A t shkretet ju qe mbetet naive gjithe jeten

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*