Miratohen ndryshimet në Kodin e Punës. Ja çfarë përfitojnë punonjësit

April 8, 2015 16:12

Miratohen ndryshimet në Kodin e Punës. Ja çfarë përfitojnë punonjësit

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin “Për disa ndryshime në Kodin Punës”, i cili sjell një sërë risish pozitive, duke rritur ndjeshëm garancitë ligjore dhe të shëndetit në punë për punëmarrësit.

Projektligji, që vjen si nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prek disa kapituj të Kodit të Punës, kryesisht ato që rregullojnë marrëdhëniet e punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, çështjen e pagesës për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm.

Më konkretisht, 11 risitë që sjell Kodi i Punës parashikojnë zhvillime pozitive sa i takon trajtimit të lejes vjetore dhe lejeve të lindjes. Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Ndërkohë që, për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit. Lidhur me lejen e lindjes, në Kod është propozuar ndryshimi që i jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur. Prindërit, tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj.

Gjithashtu, Kodi sjell detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës mund të bëhet vetëm me shkrim. Një zhvillim, i cili rrit mbrojtjen në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit. Po ashtu, është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marrin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë. Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektricistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj.

Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke i krijuar mundësi të reja, por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve. Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Për këtë kategori nxënësish, që në përputhje me sistemin dual gjerman do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhen.

Me ndryshimet e miratuara sot në Kodin e Punës vijnë dhe disa përcaktime të tjera moderne që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera, parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës.

Projektligji i miratuar sot në mbledhjen e qeverisë pasqyron propozimet e paraqitura nga partnerët socialë, problemet e zbatueshmërisë së dispozitave të Kodit të Punës, disa elemente të rëndësishme të Acquis të BE-së për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndalimin e diskriminimit, si dhe mbrojtjen e veçantë të grave dhe rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve të së Drejtës Sociale të Këshillit të Evropës.

April 8, 2015 16:12
Komento

2 Komente

  1. Flamurtari April 9, 09:07

    Futja pordhës o Edi Rama që merr mend e Erion Velisë për keto ligje. Jeni jashtë realitetit shqiptar. Perpiloni ligje vetëm për fasadë, qe nuk zbatohen kurrë. Keto ligje që doni te aplikoni, nuk mund të zbatohen ne vendet me te zhvilluara te botes, SHBA, Angli ose Gjermani.
    Ju nuk e njihni (ose nuk doni ta njihni) sa e si duhet realitetin shqiptar, koston e jetesës se popullit. Kini parasysh qe jemi vendi më i varfër në Evropë, ndoshta edhe në botë.
    Keto ligje që ju mendoni t’i miratoni në parlament, jane të zbatueshem vetem per aparatin e Keshillit te Ministrave dhe për Banken e Shqiperise.
    Po miratoni ligje për t’i vënë gjoba bisnesit.

    Reply to this comment
  2. Teli April 9, 10:20

    ama keto ndryshime do na mbrojne ne mo.Po ne punojme dhe dite pushimi si te shtune dhe paguhemi njesoj si paguhemi ne dite jave.
    po punedhenesit privat na shkelin me kembe ne puntoreve na shfrytezojne duke shkelur ligjet e shtetit mu ne vendin tone e ne ska kush na mbron.Qeveria thote leje lindje a thua se plasem ne duke lindur o pika pika Erion Velise dhe Edi Rames qe nuk ben nje gje per se mbari kujtojne se po na hedhim hi syve e qe skuptojme ne “populli”.Pergjigjen e ketij populli do ta marresh shume shpejt o Edi Rama qe po shet pordhe si udheheqes i madh neper kosove se vetem ata genjen ti, me patriotizem,por ti vetem patriot nuk je.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*