Miratohet fondi shtesë për zgjedhjet e 25 prillit, KQZ-së i shtohet shuma prej 1 miliardë lekësh

February 8, 2021 20:08

Miratohet fondi shtesë për zgjedhjet e 25 prillit, KQZ-së i shtohet shuma prej 1 miliardë lekësh

Qeveria sot ka miratuar një fond shtesë për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të 25 prillit 2021.

KQZ në fondin e ri të 2021 miratuar nga Këshilli i Ministrave i shtohet fondi prej 1 miliardë lekësh. Shtesa do të parashikohet nga buxheti i vitit 2021 dhe vendimi është firmosur nga kryeministri Rama dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Këshilli i Ministrave vendosi:

1.Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në  buxhetin e miratuar për vitin 2021, i shtohet  fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh, për  organizimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021.

2.Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i  buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

3.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe  botohet në Fletoren Zyrtare.

h.b/dita

February 8, 2021 20:08
Komento

2 Komente

  1. Oso shkodrani February 9, 13:02

    Sikur kete fond t’ia shtonte shendetesise, do te ishte nje veprim i duhur, sa i harxhon per llogjet e partive dhe propagandes se tyre bajate!

    Reply to this comment
  2. Lili February 9, 16:45

    Po sikur te kishte pak ma pak te semure, keta nuk do mbushin gjepat e tyre me paretvtona, prandaj kane zgedhur strategjine’ sa ma shume te prekur aq ma mire per ne se kjo eshte ma shume fitime per né
    Kane burrat me bizness analizadh, grate me bizness barnash, femijet me bizness oxygjeni, nipat me bizness ambulanta duhet t’i mbusjin xhepat gjithe ky akrabalek , me paret tona ébekimin ´ e tyre, dmth ndihmen e tyre per mos me parandalur epidemine! U harruar lufta kunder virusit sapo u kuptu fitimi nga virusi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim