Miratohet ligji për kamerat e detyrueshme nga bizneset, opozita flet për cenim të privatësisë

January 25, 2016 12:08

Miratohet ligji për kamerat e detyrueshme nga bizneset, opozita flet për cenim të privatësisë

Komisioni parlamentar për Sigurinë ka miratuar në parim ndryshimet ligjore për sigurinë publike. Deputetët e opozitës votuan kundër. Thelbi i ligjit është detyrimi për bizneset për pajisjen me kamera sigurie. Demokratët mendojnë se ai shkel privatësinë e qytetarëve.

“Pse nuk janë zbuluar vrasjet e mëdha me vendosjen e kamerave? Masat shtesë qëllim tjetër, favorizim ndonjë kompanie. Kamerat e sigurisë shkelin privatësinë. Nuk parandalohet kriminaliteti me kamera sigurie. Policia nuk po përdoret për parandalimin e krimit”, tha deputeti Asllan Dogjani.

Ministri i Brendshëm, Tahiri ka argumentet e tij për këtë çështje, duke theksuar se policia nuk mund t’ia dalë e vetme kundër krimit.

Përpjekja për ta bërë vendin më të sigurtë jo vetëm detyrë e policisë. Përgjegjësia për sigurinë është shumë- dimensionale. Çështja e kamerave të sigurisë trajtohet në ligj si masë për sigurinë publike. Bizneset në vende të ekspozuara detyrohen me ligj për masa shtesë. Ligji shtron elementët bazë për një jetë më të sigurt. Ka raste që ngjarjet kriminale mund të ishin shmangur po të ishin masat e duhura”, theksoi ai.

Deputeti tjetër demokrat, Flamur Noka tha se situata e rendit në vend është përkeqësuar dhe se policia ka humbur efikasitetin e saj në parandalimin e vrasjeve.

Ministri tha se në vitin 2015, numri i vrasjeve ka qenë më i ulët se vitet paraardhëse. /Dita/

 

January 25, 2016 12:08
Komento

4 Komente

  1. qytetari Tiranes January 25, 14:21

    Mos vitin tjeter do na detyrojne te veme kamera ne shtepi me detyrim?!
    Mos i duan qe te jene edhe online me Ministrine e Brendshme keta te zgjuarit!
    Ne cilin vend te botes ekziston ky ligj qe duan te miratojne keta legena ne emer te sigurise se popullit pa pyetur popullin?!
    Shkelje e te drejtave themeltare te njeriut!!
    Shtate vjet me pare, kriminelat dhe legenat e tjere para ketyre, na moren te gjithe popullit me detyrim shenjat e dhjete gishtave, per kartat e identitet, sikur te ishim kriminele. Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes?!
    Kush ju a jep te drejten ketyre pisave te na trajtojne keshtu?!
    Ku eshte Shoqeria Civile tani?
    Une kam biznes dhe paguaj qera, per cfare ndodh aty brenda eshte komplet private dhe nuk i jap llogari njeriu, ashtu sic jam edhe pergjegjes per shkeljet e ligjit ne keto ambjente ne dijenine time. Por qe te spiunoj veten se Shteti im nuk paska para mjaftueshem per sigurine time dhe kjo qenka menyra e vetme per te shpetuar nga krimi?!!!
    Mos po na thone se po nuk i vume kamerat me detyrim, nuk mbajne me asnje pergjegjesi per sigurine tone!!!
    Ç’jane keto broçkulla qe po na i shisni ne emer te mireqenies tone?!!
    BOLL ME DIKTATURA!!!!

    Reply to this comment
  2. FBI+CIA January 25, 16:02

    Vendosja e kamerave duhet te lidhet me shume me sigurimin e biznesit. Vete bizneset duhet te jete te interesuara per vendosjen e tyre.

    Ne perendim te gjitha bizneset jane te siguruara nga vjedhjet, zjarri, permbytjet etj. Pjese e ketij sigurimi eshte edhe vendosja e kamerave. Vetem ne rast krimi ne object policia mund te perdor pamjet filmike dhe mund te sekuestroj ato. Ne rast te kundert ato mbeten prone private.

    Reply to this comment
  3. ido January 25, 18:02

    le ti blej policia dhe ti vendos atje ku e shikon te arsyshme dhe biznsi ti menaxhoj

    Reply to this comment
  4. nextGeneration January 25, 20:29

    o njerez ne asnje vend te botes perendimore nuk te detyron njeri te vendosesh kamera sigurie ne biznesin tend, kjo eshte thjesht absurde dhe injorante. sigurine e biznesit tim e vleresoj une dhe vetem une, kostot per shpenzimet e instalimeve dhe mirembajten kush do e paguaje?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*