Miratohet Moratoriumi, ndalohet për 5 vjet gjuetia

June 2, 2016 18:48

Miratohet Moratoriumi, ndalohet për 5 vjet gjuetia

Parlamenti ka miratuar në seancën e sotme projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.
Ky projektligj ka për si qëllim të sigurojë ndalimin e aktivitetit të gjuetisë, me synim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Zgjatja kohore e këtij moratoriumi është 5 vjeçare.
Vrojtimet dhe rastet e evidentuara në 2 vitet moratorium (2014-2016) kanë dëshmuar që ligji krahas ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë ka krijuar premisat edhe për një qetësi të nevojshme për rimëkëmbjen e popullatave të faunës së egër, rikthimin i një numri shpendësh shtegtarë, falë qetësisë së rivendosur si dhe rigjallërimin e ndjeshëm të faunës së egër në rang vendi.
Ekspertët dhe shkencëtarët e fushës së mbrojtjes së natyrës theksuan me forcë, gjatë dëgjesave publike dhe takimeve paraprake që Ministria e Mjedisit ka organizuar ,faktin se për të rikuperuar atë degradim që kishte fauna para dy vjetësh dhe për të bërë një rimëkëmbje të plotë të disa prej këtyre popullatave, nuk kanë qenë të mjaftueshme dy vite.
June 2, 2016 18:48
Komento

3 Komente

  1. demo June 2, 23:35

    Bravo!Vendim i drejte.Le te marrin tani tutoret e gjuetise,italianet dhe greket,qe i cfarosen gjithe gjallesat e egra.

    Reply to this comment
  2. niku June 3, 12:13

    Nuk mund te zgjidhen problemet e gjuetise vetem nga njera pale, pa pjesmarjen edhe te perfaqesuesve te shoqatave te gjuetise. Per te mos abuzuar me ligjin, te krijohet mundesia e rezervateve te kontrolluara ne disa zona te vendit, pasi kjo do te beje qe te mos vazhdohet gjuetia e paligjeshme, pasi nuk mund te themi se gjate ketyre dy viteve nuk eshte gjuajtur per arsye te moratoriumit. Krijoni kushte qe mos te kete gjyeti te ndaluar, kjo vjen sepse ju qe vendosni nuk e kuptoni dot pasionin e gjuetarit, mos i detyroni qe ata te hapin shtigje ku ju nuk i kapni dot, beni pra nje ligj te zbatueshem dhe jo formal, po te jete se do zbatohet formalisht me mire mos e beni kete veprim, nuk ka mire askush nga mos zbatimi i ligjit, apo dhe duke denuar njerez, se po kalojme ne burgje per cdo lagje.
    Gjyetari pensionist.

    Reply to this comment
  3. emil June 3, 14:02

    bravo rilindja aty calon kali te gjuetia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*