Miratohet në qeveri marrëveshja trilaterale për TAP

Redaksia Online March 13, 2013 11:52

Miratohet në qeveri marrëveshja trilaterale për TAP

Berisha është shprehur sot i vendosur për të zhvilluar negociatat për uljen e moshës së votuesve në 16-vjeç.

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha kërkoi nga partitë politike që ta marrin me seriozitet këtë nismë në mënyrë që 100 mijë shqiptarë të votojnë në 23 qershor.

“I siguroj 16-vjeçarët se s`do të ndalojë përpjekjen time gjersa ata të votojnë si qytetarë me të drejta vote të barabartë si të tjetrët. Një komb me moshë të re nuk duhet të ketë asnjë hezitim për ti dhënë 16-vjeçarëve të drejtën që i takon nga të gjitha faktorët dhe rrethanat. Të gjitha forcat politike të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh port a trajtojnë si një e drejtë themelore të 100 mijë qytetarëve shqiptar që mezi presin të paraqiten për të votuar” tha Berisha.

Kryeministri Berisha gjithashtu i është referuar sërish në mbledhjen e sotme të qeverisë edhe gazësjellësit TAP dhe rëndësisë që ka ndërtimi i tij për Shqipërinë

Ndërsa e ka cilësuar si transformues gazësjellësin, kryeministri Berisha vlerësoi edhe marrëveshjen bilaterale të arritur mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë

“Kryefjalë e mbledhjes është projekti TAP, pasi në miratojmë sot këtu marrëveshjen bilaterale, marrëveshje e parë e këtij lloji mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, vende në territorin e të cilave kalon  projekti i ardhshëm më i madh siç është TAP. Me këtë rast unë dua të përshëndesë ekipin negociator shqiptar dhe të dy qeverive mike, për vendosshmërinë që treguan për përparësinë që i dhanë në axhendën e tyre këtij projekti i cili do të jetë më i madh në rajon dhe në Europë për kohën që vjen” tha Berisha.

Kryeministri Berisha ka përshëndetur ekipin negociator për projektin më të madh në rajon e Evropë për kohën që vjen.

“Kjo marrëveshje forcon shkallën e bashkëpunimit mes tre vendeve tona në një nivel të ri të panjohur më parë, ajo është një kuadër i shkëlqyer ligjor që jep epërsi të padiskutueshme projektit TAP ndaj atyre të tjera në diskutim nga konsorciumi. Kjo sjell ulje të qartë të kostos së jetesës apo shpenzimeve që bëjnë sot për ngrohje e gatim, përbën një mundësi të re të madhe për Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon. Është një burim tjetër i fuqishëm energjie për Shqipërinë me rritje të madhe të kërkesave për energjinë. Ai përbën gjithashtu një nivel të ri marrëdhëniesh ekonomike e jo vetëm” tha Berisha.

 

Redaksia Online March 13, 2013 11:52
Komento

1 Koment

  1. Xhaja March 13, 12:51

    Po kush e pj..dh kete qeveri se vendosi apo jo per kete projekt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*