Projekt-Rezoluta e Kuvendit: Jo rritje të çmimit të energjisë e as fatura aforfe

April 10, 2014 08:48 Updated

Projekt-Rezoluta e Kuvendit: Jo rritje të çmimit të energjisë e as fatura aforfe

Çmimi i energjisë elektrike si dhe faturimet aforfe apo vjedhjet në rrjet ishin dje pjesë e diskutimit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Sipas ligjvënësve kuvendorë në projekt-rezolutën e miratuar dje prej tyre, Enti Rregullator i Energjisë nuk duhet të marrë asnjë vendim, që direkt apo indirekt ndikon në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2014. Gjithashtu, Enti duhet t’i kërkojë CEZ-it që të eleminojë faturimet aforfe, si dhe të hartojë një plan kalendarik  investimi se kur do të pajisen të gjithë konsumatorët me matësa të energjisë elektrike. Këto ishin dy pikat kryesore që miratoi  Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në  projekt-rezolutën për vlerësimin e punës së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013. Sipas këtij dokumenti, ERE duhet të jetë më efektive dhe garantuese për zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve, si dhe të zgjerojë lidhjet me homologët në rajon. Propozimi erdhi nga Partia Demokratike, përmes ish-ministrit të Energjetikës Genc Ruli. “Jemi në shifrat më të larta të humbjeve, jemi në nivelin 46-47 për qind sot dhe që Qeveria të ndërmarrë një rritje mbi çmimin, duhet patjetër t’i ketë dhënë një qetësi dhe garanci konsumatorit, kur të paktën humbjet të kenë vajtur në nivelin e 30 për qind”, tha Ruli. Të vëmendshëm ndaj kësaj ccështje kanë qenë të gjithë deputetët e këtij komisioni. Kështu kundër rritjes së çmimit u shpreh dhe deputejta e LSI-së, Monika Kryemadhi. “Përderisa kryetari i ERE-s e tha që ne nuk ta bëjmë rritjen e çmimit të energjisë ne nuk na kushton që ta shkruajmë të zezë mbi të bardhë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë dhe kjo rezolutë shërben vetëm për këtë vit. Më pas do të shohim dhe do të bëjmë. Nëse do të ulen humbjen dhe do të rriten të ardhurat, ne nisim dhe e shohim në një aspekt tjetër”, u shpreh dje Kryemadhi i LSI-së. Nga ana tjetër kryetari i Komisionit, Edi Shalsi shtoi se nuk mund të ketë më fatura aforfe dhe “ti kërkojmë ERE-s që të gjitha vendimet që mund të ndikojnë në çmimin e energjisë të mos merren pa u reduktuar ndjeshëm humbjet dhe pa u përmirësuar ndjeshëm arkëtimet”.

April 10, 2014 08:48 Updated
Komento

5 Komente

  1. lejleku April 9, 15:41

    Keshtu po ! Jo dalin me te fituar tepaligjshmit se te ndershmit !

    Reply to this comment
  2. drejtesi April 10, 00:07

    shyqyr po degjojme ca vendime te drejta…me shpellarin i kishim harruar shijet ketyre gjerave

    Reply to this comment
  3. shqiptarja April 10, 14:13

    epo te mendosh se kush paska dhene mendime, Ruli dhe LSI, jane pikerisht figurat qe e shkaterruan CEZ. Natyrisht qe eshte dhe paaftesi e ERE-s qe kane perballe

    Reply to this comment
  4. P.A.B April 10, 21:01

    Nje propozim vjen nga ish-Ministri i Energjitikes G. Ruli – kjo s’do koment. Asnjehere nuk ka pasur person pergjegjes nga ana politike-manaxhuese ne Shqiperi; tani nje ish-M, i nje qeverie ne Borxhe, ben propozime si te veproje Qev e Re.

    pastaj:

    “…dhe deputejta e LSI-së, Monika Kryemadhi. “Përderisa kryetari i ERE-s e tha që ne nuk ta bëjmë rritjen e çmimit të energjisë ne nuk na kushton që ta shkruajmë të zezë mbi të bardhë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë dhe kjo rezolutë shërben vetëm për këtë vit. Më pas do të shohim dhe do të bëjmë. Nëse do të ulen humbjen dhe do të rriten të ardhurat, ne nisim dhe e shohim në një aspekt tjetër” (artikulli)

    Pa e ditur fuqine e ERE-s, te cilen artikulli nuk e shpjegon se eshte ne “rol keshillimor” apo ka “dhembe prej verteti” a te dyja bashke; dicka qe funsioni i nje enti rregullator nuk e perjashton; duhet pohuar se znj Deputete ja ka futur kot.

    Te zeze-mbi-te-bardhe, cmime tavan, e manipulime cmimesh nga Parlamenti s’mund te kete. Ato i vendos tregu. “Humbjet nuk ulet me rezoluta Parlamentare, e as ngritjet/ fitimet nuk behen me dekrete” Viktor Obran po, ne Dhjetor 2013, i premtoi Hungarezeve 10% zbritje ne fatura te Energjise per dicka qe nuk e kishte vete ne dore, duke forcuar Privatin per qellime Politke- per votimet qe erdhen tani.

    Reply to this comment
  5. Orfeu April 12, 09:02

    Nese Ganc Ruli apo kushdo qofte kerkon qe cmimi i energjise elektrike mos ngrihet kjo eshte pozitive dhe nuk duhet te merzise asnjeri, qofshin dhe dashamires te qeverise qe duan te paguajne me shume per hir te rilindjes. Nuk besoj te kete aq budallenj sa te duan rritje cmimi energjie vetem se tha Ruli te kunderten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*