Miratohet rritja e çmimit të ujit nga 31 këshilltarë, LSI jep dy vota

July 26, 2017 20:10

Miratohet rritja e çmimit të ujit nga 31 këshilltarë, LSI jep dy vota

Këshilli Bashkiak miratoi pasditen e sotme rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Miratimi i rritjes së çmimit të ujit nga 31 këshilltarë, ku dy vota dha LSI, tre vota PDIU, dhe një FRD.

Në mbledhjen e sotme të këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se plani i biznesit do të garantojë një sërë investimesh që do të mundësojnë furnizimin pa ndërprerje.

Në planin e biznesit të Bashkisë së Tiranës parashikohen që 10 milionë euro të investohen për shtimin e burimeve të ujit, ku është identifikuar burimi i Gurit të Bardhë në Burrel që do t’i shtohet Tiranës, 5 milionë do të investohen për përpunimin dhe filtrimin e ujit, 50 milionë do të investohen në sistemin e transmetimit për të garantuar uljen e kostos dhe zhdukjen e humbjeve pasi sistemi do të jetë i papenetrueshëm, 50 milionë të tjera do të investohen në rrjetin e shpërndarjes që do të shtrihet në mënyrë kapilare në çdo lagje, sidomos në ato informale dhe ato të krijuara pas viteve 1990 si dhe 40 milionë të tjera do të investohen në kanalizime.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se përmes këtij vendimi qytetarët do të shpëtojnë nga depozitat dhe nga kostot shtesë që janë detyruar të paguajnë përveç faturës së UKT. “Të shpëtojmë nga pompa që është kosto më vete, të shpëtojmë nga blerja e ujit në markete që është kosto më vete, të shpëtojmë nga të gjitha ato shpenzime, energjia elektrike për të përdorur pompën. Të gjitha këto janë kosto, sepse njerëzit mendojnë se kosto është vetëm fatura e UKT”, tha ai.

Veliaj deklaroi se shembulli i suksesit është Bashkia e Korçës, e cila pas ndryshimit të tarifës së ujit, siguroi realizimin e një sërë investimesh, duke siguruar furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë. Kreu i Bashkisë deklaroi se ata që sot kritikojnë, pavarësisht se e rritën çmimin e ujit të pijshëm me 125 për qind, si pasojë e keqmenaxhimit ulën kohën e furnizimit me ujë për qytetarët. “Investimet për herë të parë në 27 vjet janë rritur me 109%, pra kemi bërë 2-fishin e investimeve që janë bërë ndonjëherë në një vit normal.

Ndërkohë orari i furnizimit, e morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë dhe e kemi sot Tiranën me 13 orë ujë në ditë. Lulzim Basha dhe Sali Berisha e rritën çmimin e ujit fshehurazi, pa pasur burrninë të vinin këtu siç jemi ne në Këshillin Bashkiak dhe ta diskutonin, por fshehurazi e miratuan vetëm me vendim bordi 125 %”, tha ai.

July 26, 2017 20:10
Komento

10 Komente

  1. C'a bohet kshtu July 26, 21:30

    O shoku edhe po patin uje 24 ore, kur te kete per brezat qe do te vine, kush e garanton qe uji shkon vete deri ne katet e siperme te pallateve me mbi 6 kate e siper, hajde llosh hajde.

    Reply to this comment
  2. info analitike July 26, 21:33

    Gezoni shoke se lali Eri po punon per te miren tuaj. Falenderojeni lali Erin per sukseset e tij publicitare.

    Reply to this comment
    • Asnjanesi July 26, 21:48

      Te mos harrojme te falenderojme edhe ty analinfo per diarrene e cadres qe derdh cdo dite ne blogjet e Ditas duke helmatisur dynjane.

      Reply to this comment
  3. Arber I July 26, 21:44

    Nje vendim qe i perket te Djathtes (pasanikeve), i inicuar nga nje kryebashkiak i zgjedhur me votat e te Majtes! Shqiperia vendi i cudirave!?

    Reply to this comment
  4. Arben July 26, 23:04

    LITARI LITARI LITARI LITARI

    VETEM AI BEN PUNE NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
  5. shqip July 26, 23:19

    Me ate kulture shperdorimi qe Kane shqiptaret , duhet tua rrisesh edhe me shume çmimin . Mbushin depozitat dhe resto derdhet lume neper oborre , trotuare , e rruge . Per te mos folur per barbaret ( fshataret ), qe hapin dubacionet me kazem per te vaditur jonxhen e lopeve . Pederet e kundershtojne se pikpanja e tyre eshte autoboti dhe leket ke maliqi , jo ke ligji .

    Reply to this comment
  6. Arben July 27, 08:04

    LITARI LITARI LITARI LITARI.

    AI BEN PUNE NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
  7. perkthyesi July 27, 09:28

    Te gjithe jane dakord me shtimin e sasise se ujit, por askush nuk permend faktin qe, Tirana shtohet me te pakten 20 – 30.000 vete cdo vit. Si do i behet hallit, sepse keta do te kerkojne uje. A ka ndonje plan Bashkia, se si do e perballoje me uje kete fluks te ardhurish? Prandaj, une kam mendimin se, megjithe pagesen shtese te sapomiratuar, do kete vazhdimisht probleme! Qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
  8. shvejku November 14, 01:27

    Une proponoj qe cmimi i ujit te pijshem te barazohet me ate te dritave,pra 9.5 leke per liter!
    Tani shqiptaret jetojne ne bollek dhe jane gati te paguajne edhe per ajrin, diellin dhe erresiren.
    Pse te mos paguajme?
    Kujtoni se jemi akoma ne socializem qe gjithcka ishe pa leke?
    Ne jemi jo vetem popull i zgjuar shume,por edhe pak budalla!
    Ja,pershembull fatura e ujit na vjen per uje te pijshem me cmim te kripur,ndersa ai nuk ben vecse per te lare wc-ne!
    Askusgh nuk ankohet,as te protestoje,se ne gjyq akoma nuk ka dale njeri qe ta hedhe UKT si hajdute e mashtruese me ujin gjoja te pijshem!
    Ja,vete kryetari i Bashkise e pranoi se ne ,ndonese na mashtrojne me ujin gjoja te pijshem,shpenzojme per ujin e blere per te pire e gatim te pakten edhe 60-70 mije leke per familjhe.
    Shtoji ketyre 25-30 mije leket e fatyres se UKT dhe del uji 10 here me shtrenjte se dritat!
    Lum si ne per kete popull dele qe kemi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*