Miratohet unanimisht në parim drafti për reformën në drejtësi

May 9, 2016 12:10

Miratohet unanimisht në parim drafti për reformën në drejtësi

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, i mbledhur te henen miratoi në parim me votë unanime draftin final të ekspertëve ndërkombëtarë për ndryshimet kushtetuese.

 

Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se “ka votë në parim për projektin kushtetues, edhe falë kontributit të opozitës”.

“Duhet të ecim me ritme të shpejta. Nëse ekziston vullneti, do e përfundojmë në kohë. Procesi është ndarë në 6 kapituj. Kam propozuar këtë ndarje: integrimi, Gjykata Kushtetuese, gjyqësori, institucionet e reja, prokuroria dhe i fundit me dispozitat kalimtare dhe vetingun”, u shpreh Xhafaj, i cili shtoi se pret që gjithçka të përfundojë shumë shpejt.

“Çdo ditë do të punojmë për të ezauruar çdo kapitull. Me vullnet, nuk ka arsye pse të mos përfundojë në kohë të shkurtër. Debatin e kemi ezauruar, kështu që ka shumë pak çështje që mund të kenë nevojë për vendimmarrje politike”, tha Xhafaj.

Ndërsa deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se “çështjet politike duhet të fillojnë të negociohen sa më shpejt”.

“Procesi sot me votimin në parim mori një hap për diskutimin nen për nen. Nesër do të fillojë diskutimi nen për nen për amendamentet kushtetuese. Qëndrimi i opozitës është votimi pro për fillimin e diskutimit nen për nen”, shtoi Halimi.

Por, deputeti demokrat theksoi se “votimi pro nuk nënkupton dhe votën pro për amendamentet për çështjet politike”.

May 9, 2016 12:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*