Mirdita, virgjëresha malore me bukuri të rralla

March 29, 2015 14:00 Updated

Mirdita, virgjëresha malore me bukuri të rralla

Mirdita, një nga krahinat më të virgjëra dhe më të bukura në Shqipëri, me pasuri të gjithanshme mbi e nëntokësore, me burime dhe klimë malore të lakmueshme, me florë e faunë të pasur, fton e pret miq, siç di të presë ajo. Autostrada Durrës-Morinë, rreth 70 km të së cilës përshkojnë mes për mes territorin e Mirditës, është edhe një shans që krijon mundësi për shfrytëzimin e resurseve turistike malore që ka Mirdita. Gjithashtu veprat e shumta të artit, i japin bukuri të rrallë gjithë luginës së Fanit të Vogël që e përshkon.

Relievi i kësaj zone në gjithë brezin gjeografik, që nga bjeshka e Kaçinarit, Munella, Zepa, Bjeshkët e Oroshit, Valmor, Kroi i Bardhë e deri në majën e Kunorës, dallohet për një zhvillim të shumëllojshëm të proceseve karstike. Më e veçantë është Lugina e Përroit të Urakës (degë e lumit Mat), në shpatet e së cilës ndodhen disa nga shpellat më të rëndësishme. Në këtë brez numërohen me dhjetëra shpella, secila më interesante se tjetra dhe shumë të komplikuara. Në mënyrë të rastësishme nga njerëz jo specialistë, në shpellën e Mërkurthit janë zbuluar gjetje arkeologjike që i përkasin periudhës së neolitit, por fatkeqësisht këto gjetje nuk kanë  ngjallur interesim tek specialistët e fushës. Bën përjashtim shpella Kusia e Ndue Gjonit në mes të Mërkurthit dhe Kurbneshit, në të majtë të Përroit të Urakës, të cilën e kanë zbuluar dhe studiuar më 1994 një grup speleologësh të Romës, bashkë me speleologë shqiptarë.  Studimi ende nuk ka përfunduar. Sipas studiuesve, shpella ka vlera të mëdha shkencore, kulturore, didaktike e turistike. Prandaj është shpallur monument natyror.

Nënshejti-Fushëlugje është një fshat i vogël për nga numri i shtëpive, por i madh për nga bukuritë natyrore që e rrethojnë. Në këtë mjedis qëndrojnë pranë e pranë  mali, pylli, ara, shkëmbinjtë e bardhë, blloqe lajthish, shtëpitë karakteristike me dyer te stolisura nga dalta e mjeshtërve të gurit, burime ujore të kristalta. Në shkëmbinjtë e bardhë në anë të fshatit, kanë gjetur folenë shumë pisha që kanë dekoruar bukur faqet e shkëmbinjve masivë, thua se i ka qëndisur dora e një artisti. Këto

Në verilindje të Nënshejtit, pasi kalon lëndina e blloqe lajthish, një tjetër kënaqësi të jep liqeni i Konajt, që duket si sy magjik në mes të gurëve të bardhe. Maja e Shelbuemit dhe Shkalla e Shejtit, me gjurmët e një historie të lashtë, zbresin me pjerrtësi nga ana e  Nënshejtit që të krijon pamjen  e nje ekrani me shumë ngjyra. Kurse në anën tjetër, këto zbresin butë në një mjedis karstik me forma të ndryshme relievi, si gropa, hinka pranë njëra tjetrës që ngjanë me hojet e bletës. Në mesin e këtij mjedisi, jo shumë larg njëra-tjetrës, ndodhet Shpella e Akullit dhe ajo e Stërqokëve. Secila ka një  histori.

Pas dy kilometrave, në drejtim të lindjes shfaqet Fusha e Lugjeve, një rrafshnaltë  me  një  lartësi  1150 m  mbi nivelin e detit, me një tjetër panoramë joshëse, e rrethuar me kodrina ovale të mbuluar me bar që gjelbëron gjatë gjithë muajve të verës, me një lartësi relative 100-150 m. Në mes të fushës një burim uji dhe, pak më në lindje, një rezervuar në formën e një liqeni të vogël, që ia shton bukurinë këtij mjedisi.

Tufat e bletëve që gumëzhijnë me atë melodinë e tyre, sikur u këndojnë shumëllojshmërisë së luleve, që vizitojnë në flladin e bjeshkës që freskon gjatë gjithë verës. Në verilindje të Fushlugjve ka edhe lartësi deri 1500 m me një sheshpamje të gjerë. Katër-pesë kilometra më në lindje, pasi kalon pyllin e Frashit (me pisha e ahe) duket fshati i vogël Lajthizë, mjaft piktoresk, i lidhur së fundi me rrugë makinë të rregullt.

Duhet nënvizuar fakti se për vlerat që ka bjeshka e Oroshit, si pasuri kombëtare, 4700 ha,  me shume te drejtë është shpallur Rezervë e Resurseve të Menaxhuara (sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.102, datë 15.01.1996),  që do të thotë se mbrohet nga shteti. Por të thuash të drejtën, mbrojtja këtu çalon. Po rrënohet pylli nga prerjet pa kriter, nuk ka ripërtëritje të pyllit, nuk pastrohen drurët e djegur e tjerë.

Përveç Nënshejtit e Lajthizës, janë edhe fshatrat Ndërshenë, Shëngjin e Lari, që mundësojnë turizmin familjar. Mikpritja në traditën e mirditorit është një nga virtytet më të rëndësishme e të hershme. Por turizmi familjar për mirditorët  është një praktikë e re, që kërkon edhe parapërgatitje për krijimin e një mjedisi tërheqës për turistët. Kjo zonë nuk ka vetëm natyrën e bukur, por edhe një histori qindra vjeçare. Edhe pylli, edhe guri, edhe majat e maleve e kanë një histori. Për këtë flasin qartë edhe toponimet e shumta, që ka në këtë zonë. Mirdita ka edhe shumë qendra arkeologjike si në Prosek, Përlat e Bukmirë, Kodër Rrëshen dhe Bukël.

Të njohura në harta dhe si Bjeshkët e Kuzhnenit, përbëjnë një bllok të pandarë Bjeshkët e Kaçinarit me bjeshkët e Tërbunit (Pukë), me majën më të lartë atë të Suçelit l476 metra. Bjeshka e Kaçinarit shtrihet në pjesën veriore të lumit Fani i Madh. Është përgjithësisht një bjeshkë nga më interesantet në Veriun e Shqipërisë, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël), Fushën Gjobardh, Fushë Benën, Livadhin e Hamzit etj. Është shfrytëzuar për disa dhjetëvjeçarë lënda pyjore e saj, si dhe bimët industriale qershigla, kërpudha etj. Burimet ujore të kësaj bjeshke sigurojnë bimësi të shëndetshme në fshatrat Kuzhnen, Gjegjan, Kaçinar, Arrës, Shtuf, Shëngjergj, Gjazuj. Nga kjo bjeshkë nis burimi i lumit të Gjadrit që përshkon Zadrimën me të cilën kufizohet Mirdita në pjesën perëndimore të saj.

Ato që po përmendim në këtë shkrim janë pak, për bukuritë dhe resurset turistike mund të flasë vetëm ai që i ka parë. Por për fat të keq, nënvleftësimi këtu është i qartë e i dukshëm. Është folur e shkruar shumë për mundësitë e zhvillimit të turizmit malor, por kanë mbetur vetëm llafe. Akoma asnjë masë konkrete për organizimin e këtij tregu  kaq të nevojshëm, nga i cili përfiton shteti, biznesi dhe komuniteti vendas. Është pak e vështirë të përcaktohet se këtu kemi të bëjmë me paaftësi, mos njohje, indiferentizëm, neglizhencë apo të gjitha së bashku?!

Të huajt për Mirditëno_malet_e_shqiperise__2

Për veçoritë e Mirditës të natyrës dhe të njerëzve kanë folur shumë personalitete të kulturës artit dhe politikës që e kanë njohur këtë krahinë, që kanë studiuar apo shkelur në të. Për efekt vendi, ne do nuk do të sjellim shkurt disa prej konsideratave të tyre:

Ami Bue, etnograf, gjeolog, udhëtar francez: “Është mirë të vizitosh trevat e pavarura të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë. Aty vërejmë institucionet që ekzistonin që nga koha e Skënderbeut e që janë të ngjashme me ato që gjendeshin në Skotlandën e kohës së mesme, atje mund ta njohim më mirë shqiptarin e vërtetë…”

Artur Mur, studiues, udhëtar: “Mirdita është një “botë” aq e çuditshme në Europë sa që meriton të studiohet me kujdes. Është krejt indipendente dhe e ka mbrojtur këtë mëvehtësi shekuj me radhë.

Tobias Svenningsen, albanolog: Në albanologji Mirdita njihet si një nga qendrat kryesore të kulturës shqiptare…
Sami Frashëri:“Mirditorët janë të krishterë katolikë, burra besnikë e trima…”

Johan Hahn, albanolog, gjuhëtar austriak: “Mirditorët nuk pranuan ta njohin sulltanin si të parë edhe mbasi ra Shkodra, ndaj dhe sot është si një shtet i vogël më vete nën trashëgimtarët e princit…tek ata, ndërgjegja e origjinës së përbashkët përbën parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta…”

Franc Nopcha, studiues, albanolog anglez: “Mirditorët zotërojnë një zgjuarsi të madhe gati-sgati të pashpjegueshme në kushtet në të cilat jetojnë…”

August Degrand, konsull francez në Shkodër në shek. e 19-të: “Në këngët shqiptare kur vajtohet një betejë e humbur, heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditorëve në radhët e tyre”
Visaret e Kombit: “Vajet e Mirditës janë në za. Mirditorja qan thekshëm…që të ban me kujtue disi poetët e motshëm: elegjinat e Tibulit e ma mirë të grekërve të vjetër.”
Simon Jubani: Kam qenë famullitar në Ungrej me 15 katunde. Mirditasit janë njerëzit më fetarë e kombëtarë që kam njohur…”
Peter Bartl, albanolog gjerman: “Kushdo që merret me historinë e Shqipërisë nuk mund t’ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën…”
Kroi i Bardhë, ujë apo ilaç!?…

Në mes të malit të Didhes e të Kunorës ndodhet një burim uji që njihet me emrin: Kroi i Bardhë. Ujët e Kroit të Bardhë ka vlera të rralla kurative, pasi ndikon në shërimin e disa sëmundjeve, si atyre të rrugëve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. Tërheqës është dhe mjedisi turistik e ekologjik i kësaj pike turistike të Selitës. Kroi i Bardhë frekuentohet prej më se 25 vjetësh nga vizitorë, pushues të shumtë, të sëmurë gjatë muajve të verës, megjithëse ende nuk ka kushte dhe infrastrukturë të përshtatshme. Gjithnjë është folur për rëndësinë e një investimi në këtë pikë turistike të rrallë, që nënkupton ndonjë kamping, hotel e mjedise të tjera për frekuentuesit, por deri sot nuk është realizuar diçka e tillë. Vendburimi i Kroit të Bardhë është 1350 m mbi nivelin e detit, me prurje 18 litra/min dhe temperaturë 3-4°.  Uji kalon midis shkëmbinjve ultrabazikë, duke përfituar përmbajtje mineralogjike të larmishme që veprojnë në organizmin e njeriut. Ndodhet 55 km në lindje të Rrëshenit.

Kur e vret mendjen: Turizëm nëpërmjet folkut!…mirdita_turistike

Për ta bërë më tërheqës Mirditën, në korrik të vitit të kaluar, bashkia e Rubikut dhe veçanërisht biri kësaj zone, pasionant dhe ideator, Gjergj Marku organizuan një aktivitet të veçantë promovues të turizmit nëpërmjet folkut, ku kanë qenë me dhjetëra turistë të huaj që kanë eksploruar Mirditën turistike. Improvizimi i dasmës Mirditore, muzika folklorike, ushqimet bio dhe bukuritë natyrore në këtë aktivitet kanë tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët i janë bashkuar valltarëve të zonës. Turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, e kanë cilësuar Mirditën si një zonë ku atraksioni është i madh për shkak të zonave të virgjëra që ajo ka. Ata shprehen së do të rikthehen në Mirditë, ndërsa do ta promovojnë zonën edhe në vendet ku ata jetojnë. “Është një zonë shumë e bukur, dhe jemi të befasuar nga ky organizim perfekt. Këtu është ruajtur më së miri tradita, ka një mikpritje bujare, ndaj unë do të rikthehem sërish”, është shprehur i entuziazmuar një turist çek në fund të aktivitetit.

Gjëra që rrallë i gjen si në Mirditë

Rrethi verior i Mirditës me qendër Rrëshenin, vetëm 1 orë larg kryeqytetit, ofron turizëm kulturologjik mjaft tërheqës për shijuesit e natyrës, aventurës dhe kulturës.

Trashëgimi historike

Të gjithë të apasionuarit pas historisë, lashtësisë, rrënojave, mund të zbulojnë një të kaluar të pasur nëpërmjet udhënajave që të çojnë drejt vendeve të kuvendeve, drejt abacive të famshme të Roshit, të Shën Mërisë, kuvendit françeskan të Rubikut dhe në disa kisha të tjera, e veçanërisht nëpër rrënoja.

Trashëgimi kulturore

Turizmi i kullave si banesa tipike të malësive të veriut, është një tjetër element që ngjall krejt tjetër gjendje kur në oborret e tyre kërcejnë gra dhe burra, me veshjet origjinale qindra vjeçare plot kolorite të zonës.

Mrekulli natyroremirdite

Guida e peizazheve natyrore është po ashtu interesante. Vizita nëpër shpellat e lashtësisë, ajo e Mërkurthit, e Valit në Kthel, tek ujësjellësi unikal në Ballkan, 600-vjeçar në Dom Gjon, te shpella e akullit në Rosh dhe gjetkë, si “de javu” materialeve të vendbanimeve të para. Lumenjtë dhe gurrat këtu kanë ujë të pastër si kristali.

Mikpritja

Të gjithë shqiptarët janë mikpritës, por mirditorët janë në mënyrën e tyre, një mikpritje që nuk e gjen gjetkë si aty.

Ushqim Bio

Me toka të pakta në Mirditë ruhen ende farërat e vjetra si të perimeve ashtu edhe të frutave. Ndërsa produktet blegtorale rrjedhin nga kullotat e ashpra alpine. Nëpër familje, por edhe lokale, shërbehen vetëm prodhime bio

Gjahtarët, lejen dhe…

Po shkove në Mirditë mos harro të marrësh çiften (nëse e ke me leje dhe është sezoni i gjuetisë), dhe do të kënaqesh me gjah të mirë dhe të rrallë. Këtu i gjen të gjitha kafshët dhe shpendët e egra që ndodhen në Ballkan

Terrene për Rafting, Rally, Hiping etj.

Për shkak të terrenit të kombinuar, malor kodrinor dhe lugina lumenjsh këtu ka kushte të përshtatshme për këto lloje sportesh

 

March 29, 2015 14:00 Updated
Komento

11 Komente

  1. steverogers March 29, 15:28

    jo jo nuk eshte me virgjereshe…po gjithe ai tunel qe u hap…

    Reply to this comment
  2. skifteri March 29, 16:07

    *****te lumte per rrenojat dhe shpellat qe na tregove per mirditen po perse kane ikur te gjithe,s’gjene kembe njeriu ,dhe rruget e fshatrave jan bllokuar nga guret dhe balta ,mirditen e ndertoin mirditoret ,prandaj mos mbani syte nga qielli por pervishuni vete punes .*****.

    Reply to this comment
  3. Mark uk March 29, 18:01

    Fotoja e pare nuk ashte ne Mirdit.Ajo pamje i takon nje vendi tjeter Thethit ne Shkoder.

    Reply to this comment
  4. XUME PROTOPAPA March 29, 23:03

    MIRDITA E HAMIT MATJANIT

    dhe e tere krimineleve qe te parashutuar ne Pyjet e Perlatit, terrorizuan dhe vrane edhe banore te pafajshem te atyre trevave, qe nuk ju bashkuan kauzes se tyre per tu rikthyer me pushtetin e tyre te mbajtur me hekur e gjak, me krime e perçudnime, me hajduteri e gojembyllje.

    Pak megjithate jane mirditore vertet te ndershem, te paster shpirterisht e te sinqerte. Mirdita ka sherbyer ne kohen e enveroxhizmit si zone e destinuar per te gjithe te dipllomuarit e Tirones dhe qyteteve te tjera te medha, per te ndeshkuar cilindo qe konsiderohej me “biografi te perlyer”, dergohej per te shlyer “gabimet” e baballareve te tyre apo thjesht si “te pa qasur plotesisht” me ideologjine e socializmit real, si personazhe “sui generis”, si menefregiste te pasioneve politiko shoqerore te kohes.

    Ishte zgjedhur pikerisht Mirdita, per vete karakteristikat e terrenit, te ushqimir, te banoreve “spiune” te lindur, qe me pak perjashtime shpesh kane tradhetuar edhe njerezit e tyre te gjakut. Per hajdute te lindur kemi degjuar nga historia, po te tille kane ngelur edhe gjate enveroxhizmit e aq me shume nen Sali-rame-shiqere-berishizem. Eshte simbol i nivelit shoqeror e per te mos ofenduar kuptimin – kulturor, pothuajse i pa qene.

    Tregojne mirditoret historine e nje fare sekretari te pare te rinise, ne nje takim me Enver Hoxhen: pasi i beri nje pershkrim te mirditoreve dhe Mirdites, si ky artikull i mbushur me fantazi te semura, ai, Enveri, e pyeti: sa sapun per fryme konsumohet ne Mirdite? …. E hengri sapunin per djathin e qelbur qe prodhohet ne baxhat e mirditoreve.

    Mos shemtoni Shqiperine e shqiptaret me artikuj sa absurde aq aluçinante, me Mirditen e mirditoret si perspektive per te joshur te huajt. E them me plot bindje duke qene se kam pare ato dy pisha, tre shkembinj, e shtate perrenj me uje qe gjithe “jabanxhinjve” qe e kane provuar i krijon edhe sot drithma e dhimbje stomaku.

    Nuk ka njerez me te ndyre se Gjonmarkajt, me ate kullen e tyre te rrenuar, mes shkembinjsh ku pulat kane ngrene gure e banoret gjethe dushku, per te ngelur ne teme…..

    Reply to this comment
    • cubi September 24, 15:36

      me te ndyre se ju pjella e ali pashes hajdut e vrases kriminel i rregjur pedofil. Ke keni ju o qelbesira….

      Reply to this comment
    • Gjoni April 16, 20:53

      Protopapa po e flet haptasi xhelozin qe ke per Mirditen dhe pyll pa derra nuk ka e dim por po shkruni per nje nga vendet qe ruajten fene katolike dhe nuk ju nenshtrun turqise shko lexo historine mire

      Reply to this comment
  5. Mark uk March 30, 12:50

    Xume protopapa:Ashte i vetmi vend qe turku nuk ju ndrroj besimin.Pyll pa derra nuk ka thot populli.Shko ne turqi e thuaj kto dengla.

    Reply to this comment
  6. mirditori May 1, 20:11

    nuk ka nevoi per komentin tend mirdita more protopapa po patjeter sic ke shkruajtur mbiemrin dukesh se qje ti dhe nga kush jee

    Reply to this comment
  7. anila kola February 15, 14:36

    per komentin e Mark uk jam e pakenaqur pasi mirdita eshte parjse dhe nuk meriton te keqtrajtohet me asgje por meriton te shperblehet me gjdo gje qe ne kemi.

    Reply to this comment
  8. Petrit October 30, 19:04

    O xume pyeti te paret tuaj si ju shkerdheu motrat turku e greku juve te jugut,erdhi greku ju perdhunoi e ju si shqiptare me norma iket e leshuat trojet,pa lufte e pa asgje
    Ju jeni turp i Shqiperise,per te mos permendur cju beri enveri…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim