Mirditë, makina del nga rruga, 2 të vdekur

February 19, 2015 17:51

Mirditë, makina del nga rruga, 2 të vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 10:00, në fshatin Peshqesh të Mirditës.

Sipas burimeve të policisë lokale, një makinë tip “Golf” ka dalë nga rruga pasi është përplasur me barrierat e saj dhe nga impakti i fortë kanë humbur jetën dy persona që udhëtonin në të.

Ata janë identifikuar si Gjergj Kola, 58 vjeç dhe Mark Loci 56. Viktimat punonin si roje të HEC-it të Peshqeshit dhe ishin duke u kthyer nga puna.

Policia ka bërë me dije se së bashku me ta, në makinë po udhëtonte edhe infermierja e fshatit, e cila është lënduar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur mejëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia dhe pakujdesia.

February 19, 2015 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*