Mirditë, punëtorë dhe qytetarë protestojnë kundër firmës së HEC-it

August 7, 2014 11:15

 Mirditë, punëtorë dhe qytetarë protestojnë kundër firmës së HEC-it

Punonjës të HEC-it në Qafë-Mollë, banorë të Mirditës dhe sindikalistë, kanë vijuar edhe dje protestat për largimin e firmës turke që po kryen punimet për hidrocentralin. Protesta është zhvilluar në qendër të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tubuesit kanë kërkuar që përgjegjësit për vdekjen e 3 punonjësve të vihen para drejtësisë. Ata deklaruan se pavarësisht denoncimeve të bëra për kushtet, shteti nuk ka marrë asnjë masë. Po sipas tyre, në galerinë e HEC-it, nuk ka asnjë kusht sigurie. Shkak u bë vdekja e dy punëtorëve shqiptarë, Ndue Legisi dhe Pjetër Doda, si dhe e shtetasit turk, Hasan Atef.

 

August 7, 2014 11:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*