Mirditores sime Albina Deda

March 3, 2016 11:13

Mirditores sime Albina Deda

Dita jonë e shtrenjtë! Letër publike për deputeten time Albina Deda! Diçka për deputeten e krahinës dhe motrën time mirditore për disa veprime që nuk më pëlqejnë. Gjesti i saj ndaj kryeministrit të vendit u prit me indinjatë nga shumë njerëz që e vlerësojnë pozitivisht këtë femër të fisshme aty ku ka lindur dhe ku është martuar. Personalisht e kam uruar për kandidaturën si deputete. Kam pritur shumë prej saj, të jetë njeri pozitiv që të mëshirojë ndjenjat e nënës që lind e mëkon njeriun nga gjaku e zemra e saj. Megjithatë nuk i humb shpresat, pasi ajo si grua e nënë mirditori do të ngrihet në lartësinë e saj fisnike e të shkelmojë anët negative që rëndojnë shoqërinë njerëzore. O Albinë, mos ul nivelin tënd duke u shpërdoruar nga njerëz të pafytyrë ku je përfshirë, se vetëm të keqen të duan. Të lutem si vëlla, konkurroi dhe me qëndrimin tënd serioz siç i qëndruan trimëreshat mirditore ndaj zakoneve prapanike të krahinës tonë. Nuk të lidh asgjë me anët negative që ulin poshtë figurën e femrës në Mirditë, ndaj bëju flakadane pasi të ka ardhur rasti të mbetesh në histori si flamurtare ndaj të keqes që për fat të keq je përfshirë në atë rresht ku ndodhesh. Kam pritur prononcim nga ndonjë shoqe apo zonjë qe ju do të mirën, por nuk qe e thënë. Të më falësh, por mbas disa ditë pritje u detyrova të prononcohem unë që u jam mirënjohës si ty, dhe të afërmve tuaj ku ke lindur dhe ku je martuar.

Letër e nënshkruar,

Pjetër Bubaj

March 3, 2016 11:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*