Mirë bëtë për Bankersin

Dërguar me SMS July 16, 2016 10:56

Mirë bëtë për Bankersin

Z.Thano, bëtë mirë që botuat dokumentin e z. Lu për hetimin e Bankers-it. Botën e drejton kapitali e drejtësinë e vendos ai. Të tjerat janë iluzione e pallavra. Po e fute të huajin në shtëpi ai do qoshen e gjithçka tjetër, atje ku nuk ka zot. Dje në Poçem u thamë mallakastriotëve: kush do na japë një kafe? Ka vdekur i zoti i shtëpisë, na thanë, e vazhduan: Këtu nuk do mblidhemi më. E mori turku se do bëjë hidrocentralin e atje ku u mblodhën mallakastriotë e labë në vitet 1847, 1920, 1943, nuk do mblidhemi më. Të na rrojë Rilindja e kapitali! Luan Muhameti, Vlorë.

Dërguar me SMS July 16, 2016 10:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*