Shqipëria e fillim-viteve ’60 sipas albanologes ruse Smirnova

August 15, 2016 10:28

Shqipëria e fillim-viteve ’60 sipas albanologes ruse Smirnova

Cila ishte atmosfera në prag të prishjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell raportime përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës.

Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqindvjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare.

Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë: 

 

***

Më 13 shkurt të vitit 1961, u hap kongresi i IV i PPSH-së. Analiza e rezultateve të ndërtimit socialist në vitet e pesëvjeçarit të dytë u bë brenda kornizave të zakonshme të tubimeve partiako-ekonomike: arritje, disa mosarritje, detyrat për të ardhmen. Raporti i gjatë politik i E.Hoxhës u ndërpre nga duartrokitje të stuhishme dhe brohoritje, deri në ngjirjen e zërit: “Enver-Parti”, dhe “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”. Këto thirrje në gjuhën shqipe rimojnë mirë.

Një nga miqtë e huaj, të ftuar në Kongres, u ngatërrua në numërimin e çasteve, kur delegatët kërcenin nga vendet dhe shpërthenin në thirrje të fuqishme. Në fjalimin e Hoxhës nuk ndihej as aludimi më i zbehtë për akuzat, që ai ngriti kundër PKBS-së në mbledhjen e Moskës.

Përkundrazi, ai theksoi gjithanshmërinë e përvojës së BRSS-së, ngriti lart ndihmën e madhe internacionaliste, që BRSS-ja i kishte dhënë dhe i jepte Shqipërisë. Betimet për besnikërinë ndaj parimeve të miqësisë me popullin sovjetik përshkuan, në kuptimin e plotë të fjalës, diskutimet e delegatëve të kongresit dhe u pasqyruan në rezolutat e tij.

Kryetari i Këshillit të Ministrave, M.Shehu, i cili mbajti raportin mbi direktivat e planit të tretë pesëvjeçar, porositi delegatët e bazës të luftonin për realizimin e planeve ekonomike, për të çrrënjosur nga ndërgjegjja mbeturinat e dëmshme të së kaluarës dhe kjo u theksua në mënyrë të veçantë, për të forcuar vigjilencën revolucionare.

Kësaj të fundit, që lidhej ngushtë me demaskimin e “revizionizmit modern” (d.m.th. sovjetik), iu dha rëndësi e madhe. Pjesa përmbyllëse e raportit të Shehut dukej sikur u përgjigjej kritikave, që u bënë në mbledhjen e Moskës në adresë të PPSH-së.

Në mënyrë të papërcaktuar, ai hodhi poshtë akuzat për nacionalizëm, dogmatizëm dhe mosnjohje të teorisë, me pohimin bosh, por të prerë: “Ne na akuzojnë, sepse jemi të panjollosur dhe marksistë të vendosur deri në fund”.

Pas thirrjeve, që u dëgjuan në sallë (“Mirë e the shoku Mehmet”!), oratori theksoi se uniteti i radhëve të saj e kishte ndihmuar përherë PPSH-në t’u qëndronte presioneve të armiqve dhe përfundoi frazën, e cila u përhap nga i tërë shtypi botëror:

“Kush prek këtë unitet, do të marrë vetëm një përgjigje nga partia dhe populli ynë-pështymën surratit, grushtin hundëve e po të jetë nevoja dhe plumbin ballit! Ne nuk dimë t’i përgjigjemi ndryshe atyre, që duan të varrosin unitetin tonë”.

Në fund të prillit të vitit 1961, u mbajt kongresi i V-të i bashkimeve profesionale të Shqipërisë. Në përshëndetjen e KQ të PPSH-së drejtuar kongresit thuhej se, politika e jashtme e Shqipërisë synon në radhë të parë miqësinë dhe bashkëpunimin me Bashkimin Sovjetik dhe “nuk ka forcë apo intrigë, që mund të ndajë popullin tonë nga popujt e Bashkimit Sovjetik”.

Këto fjalë, të vendosura në kolonën e parë të gazetës “Zëri i Popullit” të 25 prillit, kishin përbri me germa të theksuara njoftimin se në Pekin qenë nënshkruar tre dokumente për marrëdhënie ekonomike midis RPK-së dhe RPSH-së: protokolli për dhënien nga Kina të pajisjeve të plota dhe ndihmë teknike për ndërtimin e 25 ndërmarrjeve industriale në Shqipëri; protokolli për kushtet e këmbimit të specialistëve; protokolli për përdorimin e kredisë kineze, sipas marrëveshjes të arritur që më 2 shkurt të vitit 1961.

Përmasat e ndihmës dukeshin mjaft mbresëlënëse: 112 milionë e 500 mijë rubla valutë. Në komunikatën zyrtare nënvizohej mirënjohja e popullit shqiptar për “gatishmërinë jashtëzakonisht të shpejtë për të dhënë ndihmë internacionale”, ndërsa pala kineze shprehte kënaqësinë, “për mbështetjen e përhershme vëllazërore që kishte patur populli kinez nga KQ i PPSH-së, qeveria e RPSH-së dhe populli shqiptar”.

Gjithçka qe vënë në vendin e vet. Propaganda e brendshme lëshoi parullën e re: “Një ditë po të mos hajë Kina e madhe, do të hajë Shqipëria një vit”. Flitej për perspektivat e shkëlqyera të industrializimit të vendit, sepse ndihma e njëhershme kineze ishte më e madhe se të gjitha kreditë e mëparshme sovjetike. Në qarkullim ishte hedhur gjithçka, që nga pickimet e pandjeshme deri te goditjet e mëdha politike.

U helmua në ndërgjegjen e popullit kujtimi për marrëdhëniet e dikurshme miqësore shqiptaro-sovjetike. Specialistët sovjetikë punonin akoma në Shqipëri, por ata qenë vënë në kushte të tilla izolimi moral e vëzhgimi policor, sa u bë e pakuptimtë, nga pikëpamja praktike dhe fyese për dinjitetin njerëzor, qëndrimi i tyre i mëtejshëm.

Në një sërë ndërmarrjesh, me nismën e drejtuesve të tyre, u fshinë nga makineritë e pajisjet sovjetike stampat e uzinave prodhuese (p.sh., në uzinën e përpuShqipëria e viteve 60imit të naftës në Cërrik).

Në gjysmën e parë të vitit 1961, në bazën ushtarako-detare të Pashalimanit si dhe në disa nëndetëse, në të cilat për qëllim mësimor shërbenin ekuipazhe të përziera sovjeto-shqiptare, u krijua një gjendje e tensionuar.

Detarët sovjetikë qenë të detyruar të shërbenin në një atmosferë dyshimi, pretekstesh të vogla e kontrollesh të përhershme. KQ i PKBS-së u dërgoi atyre një letër të posaçme, me anën e së cilës i porosiste të përmbanin shpërthimet e mundshme emocionale dhe u bënte thirrje ta kalonin në qetësi vitin e shërbimit.

MAPO

August 15, 2016 10:28
Komento

9 Komente

  1. info analitike August 15, 11:30

    He me te lumte o Mehmet plumbin kerkove dhe plumbin more!

    Reply to this comment
  2. Analist August 15, 11:44

    E ku eshte albanologjia e madhe e autores?
    Gjera te sterditura e te perseritura!

    Reply to this comment
    • intelektuali August 15, 13:11

      Eshte interesante si gazeta DITA por jo vetem kjo gazete, por edhe te gjitha te tjerat publikojne papushim “historite e verteta” te agjentes se KGB-se bolshevike Nina Smirnova qe hiqet si shkencetare albanologjike pa asnje botim shekncor per albanologjine, por me shume shkrime per historine e Shqypnise qe duket sikur i ka shkruar Partia e Punes kur akoma nuk ishte prishur me sovjetiket e Hrushcovit dhe qe duken si vajtime kukumjacke pylli per Dashnine e Vjeter Bolshevike te Enverit me Stalinin.

      Nina Smirnova akuzon Rami Aline qe rezoi me pabesi statujen gjigande te Enverit, por nuk spjegon pse shqyptaret turma-turma e SHURRUAN nga koka ne kembe Enver Hoxhen ne bronx pasi Ramiz alia e kishte flakur poshte ne mes te sheshit kryesor te Tiranes

      dhe dicka tjeter:

      PSE SOVJETIKET E SHURRUAN GJITHASHTU STATUJEN E STALINIT ANEKEND RUSISE?

      Per kete historiania sovjetike Nina Smirnova pa asnje arritje shkencore ne albanologji nuk flet pothuaj asgje.

      prandaj:

      Ne intelektualet properendimore shqyptare qe u vrane dhe u masakruan nga Enver Hoxha dhe banda e tij gjakatare, plot me xhelate dhe kriminele te stervitur ne BRSS nga KGB-ja Famekeqe sovjetike themi:

      MOS I TREGO SHQYPTAREVE SE KU I KANE ARRAT O NINA SMIRNOVA!

      Reply to this comment
      • PO.PO August 15, 19:26

        …SE KETO ARA I “DI” MIRE , IDJOTI INTELOLESHI , SI PINJOLL I DENJE I “BISHTIT KOMBETAR ” !

        Reply to this comment
  3. intelektuali August 15, 12:42

    DIVORCET ALLA SHQYPTARCE TE ENVERIT

    jane te vulosura nga historia reale dhe nuk ka kalemxhi enverist qe ta fshije apo ta manipuloje:

    Keshtu u nda me Kunatin e tij te Ballit, Bahri Omari

    Keshtu u nda me Dashorin e tij Jugosllav Josip Tito

    Keshtu u nda me Oponentin e tij komunsit Hrushcov

    Keshtu perfundoi edhe Dashnia me Kinen Komuniste

    Njashtu e shkatrroi Shqypnine ne Dimrin e Vetmise

    Po keshtu i la shqyptaret si nje fis prej Afrike ZULU

    Reply to this comment
  4. Rita August 15, 19:49

    Komentuesit te mesiperm Edi Ram……. gabim me falni te kete pak inelekt e durim t”u pergjigjet shifrat e perkufizimet e fundit ( qe jane 6-tr ) qe shkruan i nderuari komentues Z. ITELEKTUAL dhe pastaj te perfundoje komentin me sharjen primitive !! Por nga njerez te tille si ky ,si ish–hetuese ,ish-kuadro te sistemit sundues komunist te mos presesh komente me vlere e zgjuarsi bashkekohore !!!

    Reply to this comment
    • Edi August 15, 21:16

      E nderuar R.vetem bashkekohore nuk ka ne komentin tuaj dhe te intelyktualit,pasi nese nuk e keni marre vesh,kemj 26 vjet pluralizem dhe mllefet e kome tet per enver e mehmet jane teper demode

      Reply to this comment
  5. Dashamiresi pozitar- pa pozite.. August 15, 20:51

    Me ngadal O “intelektual”se do na rrezohesh..

    O “intelektual” c’ben keshtu?! se, sa mora vesh je dhe nga nje zone me emer atdhetare “Dangellia” a me mire; “Dangellia Naimjane”.(mos qofte e vertete).Te pakten mos merr kaqe urrusht.
    Me kenaqe me komenin e fundit, qw “vret veten”, me duart e tua.
    Po te falenderoj per sa sqaron”Divorcet alla Shqiptarce te Enverit”. Ai, i beri vertet Shqiptarce me Sh te madhe.(jo (allaturka). Po e keqia duhet kerkuar gjetke, qe ti e din…
    Ndale yryshtin bre gjysh,(djale “Opozitar “celnikosur”)
    Sa per ate qe e krahason shqiperine, i marc te ligat, Ate e beri pas 90 e sidomos pas 97-ta, se me ke ne krye; veri emrin..ti.
    Pra mos u ndxito ne je vertet Dangelliot, se dhe me ekstremi i diathe Dangelliot,( deri krye vendit…) nuk ishte,as eshte antishqiptar, si po perjetojme sot me “te tute”…
    Faleminderit per nenvizimet e “arritieve” te asaj kohe.
    Si opozitar te uroj pac miresi, me pak e sak ,komente Ani se opozitar. dihet, dikur do viesh ne “POZITE”.se jemi ne pluralizem apo jo?!

    Dashamiresi POZITAR -pa pozite

    Reply to this comment
  6. ELIOT January 22, 13:27

    KJO SHOQJA SMIRNOVA… SKA TREGUAR NDONJE GJE .TE …SE PARI ..ALBANIA NUK ESHTE VENDI ME I VOGEL NE EUROPE ..LUKENBURGU KA 600 MIJE BONORE ..DHE 2 ESHTE LLOGJIKE TE JESH I VARFER …. KUR KALON NJE PARIUDHE NEN KLONIZATIONIN TURK … CFARE PRET TJETER … KUR GJERMANIA HUMBI LUFTEN E 1 BOTERORE U MBYT ME BORXHE SA QE NUK DININ SI DI TE BENIN …DHE PERSE NUK NA TREGON PAK KJO HISTORIANIA E RUSISE SI E SHPORRI STALINI TROCKIN NGA RUSIA ..ME DHUNE SI QEN …I THA OSE IK OSE DO TA RRJEP LEKUREN ….DHE SPIUNAT E STALINIT E SHOQERUAN DERI NE TREN PER NE ………AMERIKEN LATINE .. PERSE NUK NA TREGON SI I VRAU STALINI TE GHITHE SHOKET E LUFTES ….ME PRETEKSE BOSHE .. PASTAJ QE TE FLASI PER HISTORINE E SHQIPERISE …. ENVERI KOPJONTE STALININ …..DHE BERI KRIME SI STALINI … NA LA SI NE AFRIKE PO … POR SHQIPERIA ESHTE VEND I PASUR POR DISA NDYRESIRA E PARDHUNOJNE PER INTERESAT PERSONALE ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*