Mirë i doli opozitarllëku këtij

June 20, 2020 09:25

Mirë i doli opozitarllëku këtij

Raportime të ndryshme nga politika dhe analistë të shquar të drekave e darkave me politikën flasin për një diskurim të tenderit të identifikimit biometrik të zgjedhësve në Këshillon Politik.

Tenderi thuhet se është kërkuar nga Partia Demokratike. Që këtej edhe historia se PD-ja e Bashës në fund të fundit, fitoi një zero me nam nga reforma si e tillë, por disa zero pas ndonjë numri me tenderin në fjalë.

Nëse është kështu, atëherë na duhet të rishikojmë pozicionin si i shohim gjërat: zoti Basha merr tendera edhe në opozitë, ndaj ngarkesa ndaj tij si njeri që duhet të marrë pushtetin ngjan disi si kërkesë artificiale. Ose e nxituar.

Fundja z. Basha, opozitarizmi mirë i ka dalë dhe nga optika e tij ndoshta duket fare e pakuptimtë vala e kritikës që i bëhet se bën opozitë të dobët.

E dobët apo jo, ai tenderin e mori, sikurse ca goditje me koncesione të ndryshme ngjan sikur i ka dhënë. Pse atëherë të nxitosh për të luftuar për pushtetin, kur në fakt edhe ky në mënyrën e vet pushtet është?

Është e udhës që kur analizojmë aktet e z. Basha ta mbajmë parasysh edhe këtë optikë, pasi bëhet fjalë për llogari jo të vogla.

 

ResPublica

June 20, 2020 09:25
Komento

5 Komente

  1. Mark June 20, 13:13

    KUR JE FAMILJE DESHMORI !!?
    Fatmira (mama) ne gjykate larte e vlersuar nga Rama, vetem se ishte gruaja e Azemit.
    Rudina (bija) deputete PD-se, vene e para ne liste nga Basha, vetem perse ishte vajza e Azemit.
    Kiri (biri), i punsuar ne OSHE nga Rama, sic thuhet me nje page 1.5 miljon leke ne muaj, vetem se ishte djali i Azemit.
    Shume interesant paska qene i ndjeri Azem.Te gjith vdiskan pas tij, Sala, Rama, Basha, me siguri edhe Monika. Vetem Meta nuk ka dore ne keto makinacione.Ai mbron vetem floririn, me falni desha te them kushtetutën.
    Lind pyetja:- A mos vall ka ende shqiptar normal, qe nuk e ka kuptuar motivin e protestave te vitit kaluar organizuar nga Basha e Monika, e kete vit nga Meta? – Per te miren “tone” pa tjeter -do te thone kundershtaret e Rames. Keq per ne se nuk ua çmojme keto “sakrifica”. Ankohemi, i kritikojme e akuzojme per vjedhje, kontrabande, korrupsion, e deri per tradhti ndaj interesave strategjike te atdheut. Po cfar duam me shume se kaq prej tyre:- Edhe perse populli nuk i voton, keta perseri sakrifikojne, duke na udhehequr, per te miren “tone”. Familjet e deshmoreve i trajtojne nje lloj si te ishin pjese e familjes se tyre. Demokracinë na “dhuroj” Berisha. Shtetin na e boni Rama. Kushtetutën na e mbrojti Meta. Nga anglo-amerikanet na shpetoj Monika. Jo po thone disa, sa te vije Basha ne pushtet, vetem luget na duhet se pilafi do te jete gratis. Problemi eshte se nuk e dime se kur do te ndodhe! Populli nuk i ka votuar, as ka per ti votuar. Vetem 15 % e shqiptareve, nuk mund te konsiderohet bazë mbeshtetje per qeverine. Pa vote nuk ka si merr postin e kryeministrit. Ndoshta bejne marrveshje, se ja kane marr doren. Kjo eshte mundesia e vetme. Ne mos ne 2021 ne 2025 ka per te ndodhur.

    Nga Mark Zefi emigrant Itali

    Reply to this comment
  2. Lul kastraveci pa fara June 20, 14:06

    Jo me kot lulashi me shpuren e saliut,edhe kur humbet ,bertet,fitoreeeee…
    Ja pra ,para ca kohe fitoi vjehrri me kunatin(luli ka pjesen e vet)15 milion per pallatin me detin e xanun(se keta jo vetem tokat por edhe detin e kane te xanun)…
    Edhe ben lufte kunder tenderave duke fituar tendera..
    Ben lufte kunder oligarkeve dhe banon ne vilat e oligarkeve qe sa te vij ne fuqi do ja mar leket dhe do na i japi ne fukarenjve…
    Shpres kemi te murrizi i sulzotajt dhe hajdaret e azemit..

    Reply to this comment
  3. KOKEPALARI June 20, 14:25

    Nuk mé shqeteson LULI se e di qe jane burazere me palloshin e Surrelit !
    Mé shqetéson qé DITA qé ishte njé zé i verteté opozitar
    ka filluar ta presi fort timonin majtas !
    Si gjithnjé nuk ka pasojé pa shkak.

    Reply to this comment
  4. Adih June 20, 17:27

    KOKEPALARI @…
    Ndoshta keni te drejte ,por une mendoj ndryshe .Gazeta e nderuar DITA e di shme mire ,se si PD , LSI e PS pjerdhin ne nje poc .Jane PPSH e ndare ne disa copa muti .Pse nuk e pe ti ku RAMA ndihmo BASHEN tek pallati me mbi 13,5 milion Euro .Me gjithe qe kishte shkelje te jashte ligjeshme ,por e ndihmoje deri ne fund ,bile pa radhe ,ne Gjykaten e STRASBOURGUT se une personalish ,qe po te shkruaj jam 10 vite para Bashes ne Strsbourg ,por deri me tani per mua eshte prite gomare te mbije bare .eshte dhjere bota ,me nder tme falesh per edukaten .

    Reply to this comment
  5. Gani USA June 21, 11:49

    Opo Dita kokes i ka rene gjithe kohes Saliut, Lulit, Rames, Metes dhe gjithe plehrave rreth tyre.
    Jo me kot autoret e ndjere te Dites si Andrea Stefani dhe Moikomi nuk u nderuan nga politika e plehut qe kerkon vetem bythelepires.
    Ajo qe me shqeteson eshte qe Dita nuk mjafton ne kete perpjekje.
    Duhet shume me teper se kaq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim