Mirë protesta, po flamuri grek ç’do në Himarë?!

October 31, 2017 16:04

Mirë protesta, po flamuri grek ç’do në Himarë?!

 

Himara ka muaj që nuk fle e qetë. Banorët janë të shqetësuar për pronat e tyre. Edhe pse shteti është futur disa herë në negociata me ta, përsëri, duket se nga të dyja palët nuk ka një “paqe” përfundimtare  duke bërë që secili të mos vazhdojë punën i qetë.

Mëngjesin e sotëm në Himarë ka patur prezencë të forcave të policisë, fadroma dhe banorë që protestonin duke mbajtur në duar flamujt grek!

Prishja e tetë objekteve në këtë qytet nga (IKMT)  u shoqërua me përplasje fizike mes banorëve dhe forcave të policisë.

Ndërsa  fadromat nisën shembjen e ndërtesave ku do ndërtohet pedonalja e re, qindra banorë u përpoqën të ndalnin aksionin duke protestuar me flamuj grek në duar.

Madje një person ka tentuar që të hedhë në erë depozitën e gazit që ndodhej fare pranë banesës që ishte parashikuar për tu shembur.

Policia e Vlorës informon se: “në ambientet policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shëmben objektet”.

Masat e policisë kanë qenë të rrepta, pasi ishin informuar në rrugë operative se banorët do të organizoheshin në grupe të mëdha për të mos lejuar prishjen e objekteve.

Përfaqësues të OMONIA-s dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule  ka ndjekur nga afër aksionin për prishjen e objekteve.

Problemi i Himarës ka marrë edhe vëmendjen e qeverisë greke e cila ka kërkuar që të njihet e drejta e pronësisë.

Një pjesë e banorëve përveç flamujve grek që i valëvisnin në Himarë kanë kënduar edhe himnin, duke tentuar që më shumë të nxisin përplasje sesa të mbrojnë banesat e parashikuara për t’u prishur./Dita

October 31, 2017 16:04
Komento

4 Komente

  1. vunoi October 31, 16:42

    Pse nuk e di ti, qe Himarriotet jane Greke, me fale Vunoi dhe Qiparoi jane Shqiptare por me pashaporte Greke.

    Reply to this comment
  2. Lali October 31, 17:43

    O ju lerofsha robt, ku dhe kur u bete greke ju more brekegrisur !

    Reply to this comment
  3. Bilbil October 31, 19:30

    Nuk janë grekë dhe as shqiptarë, janë shumëfaqsh ata tipa që reagojnë kështu.

    Reply to this comment
  4. ARI October 31, 22:56

    Ne nuk kemi shtet dhe kjo duket ashiqare ! Se po te kishim shtet jo flamur grek qe sdo kishte ne himare po as gek mek sdo bente njeri .
    Ja mendoni pak ca do ndodhte ne greqi po te benin te njejten gje banoret e trevave came me nje flamur shqiptar ne duar ? Kush ka jetuar e di mire rezultatin ….
    PO NE pse duhet te leme nje deputet psefto grek qe ben karshillek ne himare ? Apo kot per opozite ??
    Egziston nje thenie e madhe
    NJE DITE TERROR BARAZ ME 10 VJET QETESI !
    Pak terror per keta “psefto greket” shqiptare te himares mbase ben mire qe te ndjehen ata cfare jane ne te vertete ! Dhe sa per shtetin meme grek ju them nje marifet te vogel . me qindra prona shqiptqre ne greqi jane bere lulishte (prasino) dhe asnje kacidhe skane marre pronaret , vetem se kane qene shqiptqre . dhe vetem se kane qene te tille jua kane bere lulishte qe mos te perfitojne . tani shteti grek interesohet per himariotet …..
    AH AH AH AH ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

FOTO E DITËS