VARGJET: Mirë që të inkriminuarit mund të ikin. Po me injorantët e Kuvendit ç’do të bëhet?!

March 22, 2015 19:28

VARGJET: Mirë që të inkriminuarit mund të ikin. Po me injorantët e Kuvendit ç’do të bëhet?!

Arben Duka
Deputetët me probleme,
në Kuvend të Shqipërisë,
i përkasin pak a shumë,
kohës së Demokracisë!

Përdor shprehjen: “Pak a shumë”,
jo si shenjë eufemizmi,
se listën e kryeson,
një që vjen nga Komunizmi!

Ndaj i them Prokurorisë:
“Ti ca pun’ tani bitise,
por për hir të drejtësisë,
nga Berisha pse s’e nise?!”

Përpara xhaxha Saliut,
quhet engjëll shoku Tomë,
mbasi krimet e Saliut,
tash janë kthyer në aksiomë!

E dimë të gjithë se aksioma,
pranohet pa vërtetim,
Saliu është kriminel,
ka apo nuk ka gjykim!

Kemi shkruar e stërshkruar,
për ato krime qysh herët,
një i vetëm dhe ka bërë,
sa njëqind e ca të tjerët!

Sa njëqind e ca të tjerët,
biles shumë edhe më shumë,
po drejtësia për Salën,
njëzet vjet ka fjetur gjumë!

Ndaj në të gjitha variantet,
krejt i njollosur më del,
do gjykohet-a s’gjykohet,
ai mbetet kriminel!

Për dekriminalizimin,
sot të gjithë dalin garantë,
por nuk e di si do bëhet,
për tufën me injorantë?!

Kam informacion të besueshëm,
asnjëherë nuk ja fus kot,
në Kuvend-ka deputetë,
që as emrin s’shkruajnë dot!

Që as emrin s’shkruajnë dot,
numërojnë veç paranë,
që kanë blerë nga një diplomë,
po filloren nuk e kanë!

Ka ca më të avancuar,
fare fatin s’e kanë gogël,
kur shkruajnë emrin e tyre,
e nisin me germë të vogël!

Kuvendi mund të pastrohet,
nga shumë krime të mëdha,
po injoranca s’do preket,
dhe kjo është një hata!

Ne nuk jemi kritizerë,
kot më kot nuk hedhim gurë,
ka mbi dyzet deputetë,
në katër vjet s’flasin kurrë!

Njoh disa ndaj dhe llafos,
që janë fare karabush,
hyjnë shul e dalin lloz,
dhe për be s’i njeh askush!

Ndaj nuk është aspak kollaj,
të pastrohet krejt haleja,
barikadë për injorancën,
mund të jenë zgjedhjet e reja!

S’duhet të na imponojnë,
si në vitet që kanë shkuar,
që majmunë me dy këmbë,
mos shkojmë për t’i votuar!

Duhet një vullnet i mirë,
nga dy anët e balancës,
që nga ky Qershor-e tutje,
t’i vihet fre injorancës!

Gjithmonë e kam shpalosur,
pa droje mendimin tim:
“Injoranca në pushtet,
është për vendin një mallkim!”

Një mallkim e një ndëshkim,
biles shumë edhe më shumë,
nëse s’gjeni dot të mençur,
Gjashtëdhjetë ua tregoj unë!

March 22, 2015 19:28
Komento

26 Komente

  1. LOVE March 22, 18:56

    S’duhet të na imponojnë,
    si në vitet që kanë shkuar,
    që majmunë me dy këmbë,
    mos shkojmë për t’i votuar!

    hem , me pelqen , thua ta kete kuptuar bejtexhiu qe mentaliteti per udheheqesin
    ti kete lene majmune ? joooooo , se besoj , e ka lapsus ,ose e ka ngritur brrylin shume 🙂
    me mire do shkonte

    kur me merr malli per tyne
    dal e shikoj qeverine
    rrofte e qofte majmuneria
    se keshtu na rron partia
    😛
    …………….
    “E dimë të gjithë se aksioma,
    pranohet pa vërtetim,
    Saliu është kriminel,
    ka apo nuk ka gjykim!”

    Me keto vargje ngaterrohesh kot ,per nderin e partise tende ,ngaterrohesh kot

    baba jot xhaxhi Enver
    vet i fundit ,vet i par
    kopil na ngeli ne der
    kriminel me cmimin Oskar !

    Juve tu rroj partia dhe vegjelia ,por respekto radhen …me radhe …
    e di qe ju vjen hidhur , sepse vetem per keto grupet armiqesore jeni super te afte ti zbuloni dhe denoni , dhe mire beni ,hani njeri tjetrin …po nga klasa jote mos dil …aty rri
    sot aksiome pa gjykim nuk ka ….ju ka shkulur dhembet Saliu 🙂

    Reply to this comment
  2. Beni March 22, 20:12

    Bravo,Arben Duka, si gjithmone i kap problemet dhe i qendis ne poezi ne menyre te persosur.

    Reply to this comment
  3. Korrupsioni March 22, 20:27

    “Njoh disa ndaj dhe llafos,
    që janë fare karabush,
    hyjnë shul e dalin lloz,
    dhe për be s’i njeh askush!”

    Njohim edhe ne te tille
    Dhe kjo eshte histori e vjeter
    Por qe ndodhen ne kuvend
    E ka fajin dikush tjeter

    Reply to this comment
  4. "BALASHI" March 22, 20:42

    Degjo mor “Love”! Mund te jesh tifoz i te keqes, kjo nuk perben me çudi tek ne, por te jesh injorant, kjo eshte e padurueshme e patolerueshme dhe e lodhshme per lexuesit. Une qe te shkruaj kam 20 vjet shkolle, kur shkolla ish shkolle e jo rrumpalle.
    Me qe ti i ndan gjerat ne NE DHA ATA, nuk sheh andej nga lemi yt ndonje injorant e kriminel? Pune Gerdeci, 21 Janari, shkollat-kjoska, shitjen e detit, vjedhjen e 230 milione eurove, 1997, 1998 e sa e sa te tjera…
    Te ka ngelur e bllokuar truri tek Xhaxhi qe ka 30 vjet qe nuk eshte me. Te gjeti si oktapodin qe ecen mbrapsht. Si nuk thua nje fjale per tere keta Xhaxha Enver qe e kane shkretuar ne kete fare feje vendin tone te bukur? Duka nuk eshte bejtexhi, kinse ben si kritik. Ai eshte poet nga me te sinqertet e vjershen e pare e ka shkruar e botuar qe ne adoleshence, kur ti kullosje derrat. Turp!

    Reply to this comment
    • LOVE March 23, 07:45

      hem , 20 vjet shkolle ,dhe kur shkolla ishte shkolle ….
      duke shtuar zborin ,aksionin dhe te dielen e envorrit ,ke ber dhe 4 mastera
      mesuat vetem dashurine per udheheqesin dhe lavdine e partise .
      o shkolla kur ishte shkolle , po ne nga zerua kemi dale ?? keta te pas enferrit
      qe na udheheqin ,nga dolen ? apo per ne eshte viti 0 gjithmone
      nuk ju tha Biroja ketyre …krijoni parti dhe gur mbi gur mos lini ,po pushtetin mos e leshoni ?? a nuk ka ber per 45 vjet keshtu Biroja jote ???
      nuk ishte Biroja jote qe ju hipi mbi anijet e flotes ushtarake qe si teneqe e ndryshkur do i hapnit lufte kapitalizmit nga te cilat moret nga syte kembet ?
      Poeti nga se po ankohet ?? A nuk eshte kulti i njeshit qe na / ju detyron keto lista majmunesh ?? Cfare kujton ti dhe poeti , se do ikin 3/ 4 dhe mbaruan kriminelet ne ate kuvend ??Po te shikosh kete vend keto 25 vjet , se ato me pare nuk po ti permend ,se te preken telat e zemres ,mos valle nuk jane te gjithe per ndjekje penale ???? Pushkatim pa gjyq a nuk meritojne ??
      Kush i amniston ,kush i ka amnistuar gjithmone kriminelet ne kete vend ???
      Ti , bejtexhiu me siper ,ju turmat e kokepalareve qe ne histerine kolektive brohorisni udheheqesit tuaj .Jeni ju pastaj ata !
      Mua ma tregon Gerdecin ti ?? Tregoja partise tende ,atyre qe ju dhe 1 mil vota
      21 JANARIN TREGOJUA ATYRE QE SHKELEN GJAKUN ,
      HALEANCES TENDE TREGOJA !
      tregoja dhe bejtezhiut , se i kendonte Ilirit ne 1 prill , e harroi gjakun e KOKEPALAREVE
      tregojani vetes tuaj , se vota juaj idiote dhe shkolla e udheheqesit qe keni ber
      ka 25 vjet qe penalizon demokracine time .
      dhe me pare keshtu ka qene ,marria juaj kolektive ,na ndau ne “ju dhe ata”
      ju kishit armiq ,ju luftuat gjithmone armikun shqiptar .per 45 vjet
      derisa te kuptosh kete ,do jete histori e gjate

      p.s: ne adoleshence nuk kam kullotur asgje une ,
      te gjithe derrat ishin ber komunist .
      ishit banore te lumtur ne fermen e kafsheve
      tani jeni ber te gjithe socialist …vetem shqiptare nuk u beret dot asnjeher !

      Reply to this comment
      • Aua :) March 24, 00:44

        Pjesen me te madhe te ketyre te zezave qe permend ti, i ka marre si trashegim ai, babai yt shpirteror, Sali katili. Shikoji si kane perfunduar pronaret dhe te persekutuarit, nen udheheqjen demoNkratike te katilit.
        Jepi “love / dashuri” doktor vdekjes, por kujdes! Shume nga shoket e tij, qe i falen “dashuri” Sali katilit, kane ikur per lesh, siç thote Zhelefina. Kujdes se mos gremisesh edhe ti, zoti “Love”.
        E zeze ishte koha edhe para vendosjes se komunizmit, nen satrapin Zogoll.
        Shpresojme se tani po duket drite ne fund te tunelit. Kemi goxha rruge per te bere, por do ia dalim, duan apo nuk duan langot!

        Reply to this comment
    • albo March 23, 10:19

      Mos u merrni me Loven! Injoroheni! Ai/ajo është duket se nuk është normal/e.

      Reply to this comment
  5. Berati March 22, 20:44

    A ka me budalla se yt vella, Agron Duka.

    Vjershat tende nuk i besojne as pulat ku ti je aksionier me Agronin, o poet i pulave

    Ik pastro glasat e pulave eshte me mire per tyj.

    ik o mendje pjerdhur ik.
    Me lek te vjedhura te popullit e ngritet bisnesin e pulave.
    Ti je hajdut pulash.

    Reply to this comment
    • Aranit Pojani March 22, 21:11

      O Berat ce pate fate per budallallekun qe te ka kapeluar mendjen.As nje lidhje fisnore nuk ka midis Agron Dukes se pulave(Dukes se klanit te Zemunit sic e quante Sala qe tani e mban ne prehere).
      Agron Duka eshte myslyman sunit me origjine nga Kurveleshi,me prinder mesues lindur e rritur ne Shijak.Arbeni eshte nga Lbova e Lunxherise i biri i Pilo Dukes ,ortodokes.Vellezrit e tij jane Sofokliu,jurist,Apostoli,gazetar ,te gjithe vellezrit e motrat e tij kane mbaruar arsimin e larte para vitit 1990.Jane nder familjet me te nderuara te Lunxherise e Gjirokastres.

      Reply to this comment
    • gabni usa March 22, 22:00

      Sa idiot je more Berati.
      Arben Duka e Agron Duka nuk kane asnje lidhje.
      I di nga jane o derman?
      Ben Duka nga Lunxheria, Agroni durrsak.
      Budalla ose zhurmues
      hajt lipsu

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 22, 22:40

      Berati? S’ka asnjë lidhje familjare,fisnore apo krahinore Arben Duka me Agron Dukën! Balashi ? Në një mendje me komentin tuaj. Arben Duka nuk është bejtexhi por gjinia e humorit me këtë lloj vargëzimi shkruhet. Tekstet poetike të Arben Dukës kanë fituar në nja dhjetë festivale para e postpluraliste dhe vetëm ky fakt e ka renditur në penat poetike me peshë! Pranuar nga shumë kritikë arti dhe studjues të letërsisë! Nderime “Balashi”! Edhe ti je një penë e fortë i dashur por nuk të dekonspiroj dot.

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 22, 22:48

      @ Në vëmëndje edhe për Balashi ? Berati? S’ka asnjë lidhje familjare,fisnore apo krahinore Arben Duka me Agron Dukën! Balashi ? Në një mendje me komentin tuaj. Arben Duka nuk është bejtexhi por gjinia e humorit me këtë lloj vargëzimi shkruhet. Tekstet poetike të Arben Dukës kanë fituar në nja dhjetë festivale para e postpluraliste dhe vetëm ky fakt e ka renditur në penat poetike me peshë! Pranuar nga shumë kritikë arti dhe studjues të letërsisë! Nderime “Balashi”! Edhe ti je një penë e fortë i dashur por nuk të dekonspiroj dot.

      Reply to this comment
    • Aua :) March 24, 00:48

      Mos je gje deputeti “ufo” demoNkrati, i PeDe-se? Jo per gje, por dukesh nga ato qe shkruan. Shko mbari filloren pastaj … direkt doktoraturen!

      Reply to this comment
  6. Arben March 22, 21:31

    TE ZGJIDHIM NJEHERE HALLIN E PARE, PASTAJ TE DYTIN.

    Reply to this comment
  7. mrika vata March 22, 22:56

    Si behet puna e NARD NDOK filozofit se as shkollen e mesme nuk e ka dhe SALIU e beri minister per interesa te veta se kishte ca deputet analfabeta si vetja e vet.

    Reply to this comment
  8. "BALASHI" March 22, 23:28

    Sikur te kishim disa Pellumber si ti nuk do lengonte kaq shume hallemadhja Shqiperi qe e kane marre zvarre ca dobiç politikane… Te falenderoj. Me pelqeu shume komenti juaj tek denoncimi i Izet Haxhise.

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi March 23, 00:39

    Ah mor Balashi i dashur! Më duket se po na fundos kozmopolitizmi! Ka patriotë e burra akoma Shqipëria por paraja ju minon terrenin! Ja u boshatis! Po doli një patriot hidhen njëqind sahanlëpirës dhe vjellin vrer të zi kundër tij. Patriotizmi është sot ideali më i sulmuar në Shqipëri! Ju prish shumë punë shushunjave të shitur te të huajt! Duhen njëqind komitë Progonati t’i kesh me vehte në çdo çast? Të shpresojmë! Nderime!

    Reply to this comment
  10. Sallakja March 23, 01:01

    Per bejtexhiun diletante A.Duka te realizmit socialiste.

    Nga Lunxheria ke ardh,
    N’Tiron ke zon ven,
    Kaptina si dardhe,
    Do me na dhon ne men

    Nga i vetmi bejtexhi i vertete i Tirones
    Sefer Daja.

    Reply to this comment
  11. lumi March 23, 09:25

    Si rrezrt e diellit po ben drit.
    lavdi te qoft
    Arben Duka.

    Reply to this comment
  12. Hëm... March 23, 09:50

    po servilet… duhet ligji i ri zgjedhor sepse na mbyti uniteti i celikte rreth partise me keto listat qe harton komandanti!!!!

    Reply to this comment
  13. plakumarre March 23, 12:08

    Te gjithe ata qe i kuptojne vargjet jam i sigurt se kur te shkojne per votim, do e hedhin voten jo si majmune tromopseudodemokrate.
    Makar te jete i madh ky numer.

    Reply to this comment
  14. Berati March 23, 13:02

    z. administrator
    ju lutem hiqe komentin tim berati.
    sepse , nuk qenka e vertete ajo qe flitet per poetin.

    kerkoj falje qe ja bera vella Agron Duken .

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 23, 15:18

      Berati? Kërkimi i faljes (ndjesës) tregon se jini njeri i kulturuar! Për mua s’ka pse të hiqet komenti juaj. Kërkimi i faljes e nulizon atë vetvetiu. Nderime!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim