“Mirë se erdhe në Serbi”, i dashuri i Dua Lipës i kthen përgjigjen epike serbes

August 9, 2018 13:07

“Mirë se erdhe në Serbi”, i dashuri i Dua Lipës i kthen përgjigjen epike serbes

Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa mbërriti në Prishtinë ku dhe do të këndojë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hills’. Siç tregoi nëpërmjet disa postimeve në Instagram atë e kishte shoqëruar i dashuri i saj Isaac Carew.

Me të mbërritur në Kosovë, Isaac publikoi një foto ku ndodhej brenda një avioni privat dhe kishte etiketuar Prishtinën. Kjo foto u komentua shumë, madje edhe nga fansat serbë, të cilët nuk nguruan të linin shumë komente provokuese.

Njëra nga ndjekëset i komentoi Isaac: “Mirë se vjen në Serbi”. Mirëpo i dashuri i Duas nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer përgjigjen epike vajzës.

“Gjeografia nuk është pika jote më e fortë apo jo?”, ka shkruar ai duke shkaktuar shumë të qeshura tek  fansat.

 

What are those?

A post shared by ISAAC CAREW (@isaaccarew) on

o.j/dita

August 9, 2018 13:07
Komento

1 Koment

  1. Ismail August 9, 17:57

    Gjithe bota normale,tash mbi 10 vjet,kne deguar e kane pranuar ndryshimin e hartes se Evropes me shtetin e ri te Republikes se Kosoves.Kete vetem anormalet-serbia ende sheh endrren e gomarit. Dua Lipa, babai i saj dhe gjyshi,jo qe vetem e dijne,por edhe kane dhene kontribut per çlirimin e kesaj hapesire shqiptare nga okupuesi gadi shekullor mesjetar serbe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*