Për Mirelën që na bëri me “Aushvic”

August 7, 2019 08:26

Për Mirelën që na bëri me “Aushvic”

Mirela Kumbaro,

ministrja e parë,

ka qenë e do mbetet,

një turp kombëtar!

 

Gjithmonë kur fliste,

dhe kur s’i kërkohej,

si antikomuniste,

gjithnjë prezantohej!

 

Antikomunizmi,

sa keq e kish dehur,

ajo qe në fakt,

një fashiste e fshehur!

 

Me germa të zeza,

nxiu historinë,

se me Aushvic,

bëri Shqipërinë!

 

Po ç’t’i bësh në fakt,

mendjes saj të mjerë,

kur dhe Aushvicin,

e quan një vlerë!

 

Në Nurenberg-gjermanët,

atë e mohuan,

krimet e Aushvicit,

kurrë s’i pranuan!

 

Por pas 50 vjetësh,

doli një shqiptare,

këtë Gjëmë e quan,

një vlerë kombëtare!

 

Super injoranca,

e ngriti folenë,

lumë u derdhën fondet,

për në Tepelenë!

 

Kush për turp e shkroi,

këtë histori,

duhej të qe thirrur,

në prokurori!

 

Nga prokuroria,

direkt e në gjyq,

se kudo fashizmi,

dënohet me ligj!

 

Ne dhamë për lirinë,

me mijëra dëshmorë,

por një vend fashist,

na bëri kjo sorrë!

 

Nuk po i them sorrë,

nga që s’është e bukur,

por një pikë e bardhë,

tek sorrat s’është dukur!

 

Gjithë sorrat e Botës,

do kërkoni kot,

se një pikë të bardhë,

nuk do gjeni dot!

 

Njëlloj si fashizmi,

kokë e këmbë i zi,

asnjë shenjë të bardhë,

s’gjej tek ky njeri!

 

Me pakëz vëmendje,

në truallin shqiptar,

Kumbarua do shkruhej,

si fashiste e parë!

 

Po ajo e vetme,

nuk i binte defit,

se kishte bekimin,

dhe paratë e shefit!

 

Biles shefi i saj,

qe vetë arkitekti,

shto dhe qelbësirat,

si zbatues projekti!

 

Duket Aushvici,

qe një strategji,

kapitujt me radhë,

po shpalos tani!

 

Ne duhet të ligës,

sot t’i themi ndal,

dhe ta shkatërrojmë,

planin kriminel!

 

Duhet të ringremë,

shpirtin partizan,

qoftë dhe Edi Ramën,

duke bërë kurban!

 

Çibanin fashist,

s’e duron kjo tokë,

që nesër mos themi:

“Si ndodhi-o shokë!”

 

Si ndodhi-o shokë,

si na ndodhi vallë,

që neofashistët,

na dolën në ballë!

 

A.DUKA

August 7, 2019 08:26
Komento

10 Komente

  1. plaku August 7, 09:41

    Te lumte pena o Ben! Mire te na e bejne ndersa rrime e shajme vetem kafaneve. Keta dolen si ajo historia e qenit.
    Nje here dikush vajti ne pazar te blinte nje qen. Pa dike qe shiste te tille dhe e pyeti se sa kushtonte. I zoti i qenit iu pergjigj dy grosh. Bleresi i pakenaqur nga cmimi mori te largohej kur befas i zuri syri dhe nje kelysh, perkrah qenit. U kthye dhe i tha se sa bente kelyshi. Pese groshe i tha i zoti. Bleresi u habit dhe i tha: More qeni ben dy ndersa kelyshi edhe pse kaq i vogel pese, pse? I zoti iu pergjigj: Ky i vogli kushton me shume sepse eshte i biri i qenit te madh, dhe i thone qen bir qeni.
    Edhe keta keshtu jane, mos prisni te bejne ndonje gje te mire per kete vend dhe popull.

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 7, 12:20

    SHQYPNINE SI “AUSCHWITZ” E BERI ENVERI
    NJESOJ SI KOPJE ORIGJINALE NGA HITLERI
    QE ISHTE SI “GULAGU” KOMUNIST I TERRIT
    KU STALINI VRAU MILIONA SI DJALL I FERRIT
    PRANDAJ C’KE ME KUMBARON O BEJTEXHI
    QE NGA FILOQYLSE U BE MINISTRE FURXHI

    Reply to this comment
    • korekt August 7, 14:23

      A mjer ti,qe mbete me nje luge druri ne dore dhe mengjez per mengjez ha mender ashishin qe gjen sheshit… Moj po, s’paske te ngopur xhanem ë?!…

      Reply to this comment
      • intelektuali August 7, 16:02

        “korekt” BOLJA, a e di qe shkruhet “korrekt”?

        dhe:

        “ashishi” ne gjuhen tone te lashte eshte “hashash”

        Po si nuk u ngopet ju me MUTI-n e injorances more analfabet zhuls dhe kokpalar, dudum karagjoz i papare, pallosh, halabak cfare te shtoj ketu se me mbaroi fjalori.

        Reply to this comment
  3. Raimonda Muco Tusha August 7, 14:14

    Gjithçka me bekimin e shefit,vet shefi po mohon LANÇ me veprimet dhe mos-veprimet e tija.

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta August 7, 15:26

    Te paret Butket ,/pastaj edhe Zhitet/u turren Agronet/pastaj edhe “kembet u ngriten,ti bien kokes”!
    Kerkese “Dites”;Ne ,disa lecites te rregullt te dites ,i kerkojme ,”pa i rene nder kembe” Kryeredaktorit te nderuar Thano,te ribotoje ,qofte edhe pjese pjese “epopen e Ballit Kombetar”te pavdekeshmit Shefqet Musaraj ,meqenese para disa ditesh lezova disa pjese nga ajo pacavurja e Kolevices qe ishin cfaqur ne faqet e kesaj gazete,sikur donin ti kunderviheshin ,”monumentit te kultures “te Musarait,”Epopese se BK”! Le te njihen te rinjte me kete perle te letersise sone ,meqenese,kjo epoka “demokratike “nuk e pranon letersine e realizmit Socialist,se i prish shijet e vulgaritetit dhe perversitetit qe sundon jo vetem ne letersi ,e ne art e kulture ne teresi ,por ne tere jeten dhe shoqerine tone !

    Reply to this comment
  5. Bubba August 7, 16:33

    Une kam nji Qen shume te mire,edhe pse ky eshte qen bir qeni,po prap eshte BESNIK,ndersa kjo kucka eshte me e poshter se byshtra.

    Reply to this comment
  6. mohikani August 7, 22:31

    A.Duka djal me mend
    Pô te thret Pasha ne Prizerend
    Hajde hipi karrit tem…….

    Reply to this comment
  7. xxx August 8, 01:41

    “Aushvici” tepelenes pervec kumbaros u promovua fort dhe nga ojq nga amerika antikomuniste

    Reply to this comment
  8. demo August 8, 08:22

    More qe kampin e C`FARROSJES PER GRA E FEMIJE NE TEPELENE,e pranon edhe i biri kryeministrit qe e ndertoi.
    Po kishit edhe nje Buhenwald ne Kampin e c`farrosjes ne Keneten e Maliqit,,edhe nje Dakao ne Terbuf,edhe nje Treblinka ne Saver te Lushnjes,dhe nje Mathausen ne Kosove te Belshit.
    Nuk futet minarja ne Thes,or Duke!
    Fshih “Dokumentin ti,dokumentin,ate fshih!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*