Mirela Kumbaro vesh “fustanellën”, Auron Tare: S’është fustanellë, por fund grash

May 19, 2017 15:33

Mirela Kumbaro vesh “fustanellën”, Auron Tare: S’është fustanellë, por fund grash

 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, së bashku me drejtorin artistik të “Fustanella festival”, Robert Bishën, ka veshur një fund të bardhë pëlhure që e quan “fustanellë”.

“Marrëveshja për Fustanellën u arrit! Unë dhe Robert Bisha ramë dakord që Fustanella Festival do të mbahet në datë 19 – 20 – 21 MAJ, në Kalanë e Gjirokastrës. Fjalë burrash! Dhe grash!”, ka komentuar me krenari në Facebook ministrja e Kulturës pasi ka pozuar me një fund të bardhë të këtij festivali të veshur mbi teshat e veta para fotografisë së Azem e Shote Galicës.

Duke pozuar me qëllim promovimin e festivalit Bisha dhe Kumbaro kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me atë të heronjve të kombit.

Nëse, të imitosh heronjtë, është humor apo performancë artistike, çështja mbetet vërtetë për t’u diskutuar, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljen e një ministri e jo të një artisti të lirë me heronjtë e kombit.

Pas postimit të kësaj veshjeje që ka qëllim promovimin e fustanellës, i pari që ka reaguar është Auron Tare, i organizatës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili i drejtohet ministres në Facebook me këto fjalë:

Më falni dhe ndjese për komentin, por duke qenë nga Labëria dhe si person që e respekton shumë fustanellën dhe e vesh atë edhe në vizita apo aktivitete jashtë Shqipërisë, më duhet të them se ajo që ju keni veshur mund të jetë gjithçka përveç se fustanellës. Ndoshta një fund grash i bardhë apo diçka tjetër. Faleminderit për mirëkuptimin.”

A është vërtetë një fustanellë kjo që me të cilin ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro promovon veshjen tradicionale për “Fustanella Festival”. festivali ka për qëllim rikthimin e fustanellës, një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve.

Po t’i drejtohemi enciklopedisë etnografike shkruhet se “fustanella është një veshje popullore burrash e trashëguar në vise te ndryshme të shqiptare në Jug e Veri.

Fustanella ka trajtën e një fundi shumë të gjerë, me shumë pala në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Copa ishte pëlhure shtëpiake e bardhë prej pambuku e liri. Fustanella dokumentohet të jetë që nga shek IV – III para erës sonë, në disa gjetje arkeologjike”.

Etnografi hungarez, baroni Nopça, besonte se fustanella shqiptare apo ilire, ishte modeli mbi të cilin u ndërtua veshja ushtarake romake./shqiptarja.com

May 19, 2017 15:33
Komento

9 Komente

  1. wilson May 19, 19:49

    shume e frikshme kjo maskarade e zonjes kumbaro me simbolin e veshjes se shqiptareve sic eshte fustanella.

    nuk i lejohet ministres se kultures keto pallacolleqe qe ben per te mbledhur nje grusht votash

    Reply to this comment
    • melsi May 21, 23:02

      ministre qe ka pushuar nga detyra 27 drejtues dhe punonjes, inferiore deri ne cmenduri
      merr antidepresiv nga ligesia dhe nuk fle naten, eshte skizofrene me kartele mjeksore

      pra kemi te bejme me nje mjerane qe dje merrte rrobat borxh dhe sot blen breke ne milano

      cfare nivili jemi katandisur

      Reply to this comment
  2. sofjan May 19, 20:30

    epo e kemi grua – burre por nikoQire
    dikur nikoqieja tha qe nuk do merrej me politike pir siduket ka nderruar prefiksin e bankes

    Reply to this comment
  3. enverdjali May 20, 09:28

    Auron as fund grash nuk eshte por eshte nga ato qe vishen poshte fundeve apo fustaneve per te ndaluk tejdukshmerine. Turp i madh per nje ministre.

    Reply to this comment
  4. Alban May 20, 11:16

    Shume debile kjo ministre. Nje injorante totale, qe s’ka aspak njohje nga tabani kombtar, por eshte komplet snobe betoni. E mori Rama per syte e bukur, se kjo deri tani dhe ato qe kemi i ka prishur.

    Reply to this comment
  5. lili May 20, 13:47

    Kjo minister ne cdo veprim,per tu dukur ‘trendy’ e jo konservatore cdo gje qe bene e bene sikur me u tallur jo vetem me ne -kishe te mbrapameturit qe nuk kuptojme modernizmin e saj-po edhe me pasurite traditate e kulturen shqiptare!sic duket nuk e kane kuptuar dallimin midis te jesh institution e te jesh artist:artisti ka te drejte me interpretuar,riinterpretuar traditen e kulturen tone.minstria jo :ka per detyre me mbrojte traditen e kulturen tone e jo me perqesh keshtu Historine tone:Shota per dallim nga ju u vesh ashtu nga zorri e jo per ‘show’
    Kete ,si duket nuk e keni kuptuar e vetem ky fakt e kjo poze ‘artistesh’ tregon sa nuk e meritoni vendin ku jeni…

    Reply to this comment
  6. Dn May 20, 13:52

    Une e ai ramë dakord qe fustanella DO te mbahet etj etj ???..
    Sintaksa vdes perpara Egos se fryer te ministrese tone

    Reply to this comment
  7. Xheva May 21, 06:50

    Boobooboo!cfare akti ‘kulturor’te guximshme paskan bere “artistete”e” autoritetet ” tona! Nje veprim qe do ndryshoje rrjedhjen e artit boteror per nga origjinaliteti e nje copy past te mjere e per perqeshjen e figurave historike,qe vertet luftuan per dicka,per liri.Luftuan per liri duke rezikuar jeten e tyre.
    A contrario te veprimeve te ‘artistit’ e ‘institutionit’ tone ,qe nuk kane as ide ,e jo me talent per jetesimin ne Art te ideve!Kurse per liri ,sidomos ne Art e kulture presim nga keta kopiuese dicka….me pak ma shume vlere se perqeshja e tyre!Kulmi i Artit te tyre u arrit me kete poze ,po ..edhe limita intelektuale e artistike e tyre!
    As kopiuese me talent e me guxim artistike nuk behen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*