Mirela rebelon dhe del… si t’ia ketë kokrra e qejfit

December 3, 2017 08:00

Mirela rebelon dhe del… si t’ia ketë kokrra e qejfit

Mirëmëngjes ti që je zgjuar në 6 për të bërë ecjen e së dielës. Dhe ti që ke një shef/e të pamëshirshëm dhe të ka nxjerrë në punë edhe sot. Edhe ti tjetri që ke dalë të vësh lloton e mëngjesit, kushedi ke fat. Dhe ju nëna që keni kthyer shtëpinë përmbys dhe po pastroni për vit të ri. Dhe ju baballarë që po blini byreqet për kalamajtë mosmirënjohës që flenë gjer në 12. Dhe te gjithë ju që sapo jeni loguar në gazetadita.al!

Eja mblidhuni këtu, këtu, këtu! Nina erdhi për t’ju iluminuar me shkrimin e kësaj jave.

Kam vendosur të sjell këtë herë një figurë nga kultura e mëmëdheut.. ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Tani le ta nisim e t’i japim çezarit atë që meriton…Çfarëdo që unë të shkruaj më poshtë, superohet nga një tipar i goditur që ajo ka në pamjen e saj: Sytë! Këtu skam as ç’të shtoj, as çtë heq, sepse ngjyra e kaltër e syve të saj, padyshim që e bën zonjën Kumbaro ndër më të evidentueshmet në parlament.

Këtu madje shkon për shtat shprehja: “Kur Mirela të hedh atë shikim, e di që s’ke shpëtim” !

Por le të kthehemi në atë që unë di të bëj më mirë, parregullsitë estetike sipas syrit tim kritik (edhe më të bukur se të Mirelës madje hëhë)

Në të gjitha fotot e ministres vura re një mimikë të jashtëzakonshme të saj…dua të them dhe unë kam mimikë, të gjithë kemi, por rrudhat tek balli i saj dukeshin si duna rëre.

Përse Mirela shprehet me kaq mimikë?

 

a)dëshiron të transmetojë besueshmëri

b)mbledhjet janë aq te gjata dhe s’mban më ujë pilafi

c)s’ka marrë rrogën

d) “u plakëm Nineee, pa ti e ke në terezi”

Këtë quiz zgjidheni deri javën tjetër, por çka unë di t’i këshilloj është: Liroje pak mimikën Ela, se do të të duhet shumë shpejt të vizitosh doktor Skerdin si shoqet dhe ti!

Më pas u hodha për një analizë të shpejtë të stilit të saj të veshjes.

Përgjithësisht femrat e politikës krijojnë një stil dhe i qëndrojnë atij! Por jo Mirela! Mirela rebelon dhe del si t’ia ketë kokrra e qejfit. Një kameleon i vërtetë.

Një ditë zgjohet dhe zgjedh të jetë teto Ollga, me një bluzë të punuar në tezgjah dhe flokët e kapura lehtë, pa krehje, pa makiazh, pa aksesorë. Pyetja ime lind: Kumbaro është Zonja nga fshati apo mbylle gojën Nina se të çova drejt e në teatër të ndjekësh Ëndrrën e një natë vere!

 

 

Pastaj një ditë tjetër (për arsye të pashpjeguara), paraqitet në një event jo pak të rëndësishëm, nën monitorimin e kamerave, si kineze! Po të dashur lexues po, tamam si kineze. S’mund të themi që nuk i shkon, ama nëse fotoja do kishte gojë të fliste, do thoshte: “Kur në 7 ke daljen publike para popullit  dhe në 8 e ke lënë me gocat për sushi!”

 

Kurioze jam nëse konferenca e saj ishte bilingua-le! Do vdes si mace ndonjë ditë nga ky kuriozitet i madh që më karakterizon!

Megjithatë, më pëlqen guximi i saj, vërtet, por thjesht nuk e marr dot seriozisht. S’di a më kuptoni?!

Kur po gërmoja si Tarja nëpër fotot e saj gjeta një tjetër në një mbledhje jashtë kufijve. Nuk dija si t’ia vija emrin asaj paraqitjeje të saj. Neglizhencë? Më ra bomba teksa po shkoja drejt sallës? S’më ra alarmi? Avioni kishte turbullenca dhe m’u ngritën leshtë përpjetë?

Dhe ajo çka më bën më shumë përshtypje është fakti që ajo nuk qesh kurrë. As edhe një herë të vetme. Shkova poshtë, shumë poshtëëëë në google, por asgjë! 2 foto bashkë duke buzëqeshur nuk ia gjeje Elës.

Me pak fjalë shumë e zymtë, me mimikë të sforcuar, e paqëndrueshme në stil veshjeje, ia kam qëlluar personazhit këtë herë apo jo?

Nina po ju lë shëndenë edhe për këtë javë, me këshillën e vetme të pajiseni me çizme llastiku se po na vënë shirat përposhtë!

 

*****

Rubrikën e Ninës mund ta lexoni çdo fundjavë në Dita. Vëzhgimet e mëparshme të Ninës mund të lexohen KETU dhe KETU dhe KETU

 

December 3, 2017 08:00
Komento

14 Komente

  1. gjermani i fundit December 3, 09:02

    pese rrjeshtat e pare jane shkruar shume bukur. Heren tjeter do gezohesha qe nga pese te behen dhjete. Pastaj merresh me grate e politikes, qe vije te gjitha pas Jozit, superfemer nga trupi dhe mashkull nga mendja.Une do sugjeroja te merresh me “shabanet”, duke filluar nga 10 cilesite e “Shabanit”:
    1- Te jete trangull nga mendja
    2- Te kete vjedhur te pakten nje here ne autobus
    3- Te kete pire raki me sheqer ke Xhela
    4- T’ia kete lene lakrat e kokes Sales me qera vjetore
    5- T’i krehe floket me penel si Flamur Noka
    5- Te flase sa me pak e te bertase sa me shume
    6- Te shkoje per lesh ku ta dergoje kryetari
    7- Te zere dashnore siç keshillon Dash Shehi
    8- Te fitoje vota edhe kur s’e votojne
    9- Te shkarkoje ne telefon app-in “Grida per te gjithe”.
    10- Motoja :Paraja eshte pushtet & pushteti eshte para.

    Reply to this comment
    • Toni December 3, 14:05

      Ke harruar te thuash qe znj. Mirela eshte e bukur. Me sy jeshile dhe e gjate. Edhe thes te veshe perseri eshte e bukur. Prandaj merru me dicka tjeter dhe lere Mirelen te beje punen e mire qe po ben me artin, kulturen dhe muzete. Faleminderit znj. Mirela qe rrezaton kulture, diversitet dhe kujdes per kulturen shqiptare.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 4, 11:25

      mono
      kjo gazetë po shkon për lesh nga dita në ditë!!
      ka mundësi që thamos së djeshëm,atij të pardijeshmit i është zhdukur nami e nishani,tia kenë zënë koqet me darë!!
      kjo gazetë po shkon drejt egzoterizmit,drejt showbiz dhe drejt propagandës neoosmane!!
      shiko faqosjen e re që po i bëjnë ashtu si pa e kuptuar!!
      janë zhdukur rrubrika informative dhe me përmbajtje,”rajoni-bota”,”ekonomi” dhe janë futur rubrikat e Ninës,shkërdhimi në çift(do të vijë më vonë ai në grup),”foto lajm” dhe më pas do të vijë ai “kush ka bo mutin ke dera”!!
      mono,po shkohet dhe më thellë në trushpëlarjen e popullit!po përpiqen ta bëjnë dhe më budalla se çështë në realitet!!
      prandaj si “Nina”,”ak/dita” e plotë ndyrësira të tjera,janë ato që thonë perj 2 muajsh e këtëj fjalën kryesore në këtë ish gazetë të informacionit!!më duket se thamo jo vetëm që nuk ka më pantallona por më duket se e kanë lënë me një minifund që më shumë ngjan me një rrip të trashë mezi!!
      shnet mono!

      Reply to this comment
  2. demo December 3, 09:17

    Futja kot! do te vecoja ne politike disa gra te fisme si Arta Dade.Ermelinda Mexi, te tjerat kur plaken ne pushtet,rreshqasin vetvetiu tek modeli Xhysepins,qe eshte modeli i vjeter i Liri Geges,Fiqiretes,Hanko Halles.

    Reply to this comment
  3. MERQINJA December 3, 12:24

    Nuk dilni dot ne teren se ombrell nuk blini se leket i kini me borxhe nga bixhozi.Ne kazanin tuaj nuk gjene dot asnje shishe plastike.Zgjuarsi me e vogel se xhandaret e Zogut.Lireni zogun e Mireles se tani edhe rrushi eshte vjelur.Kazani,flori.Ju jini shtyp ku eshte pak te thuash nevojtore ku letra juaj per fatin tone nuk perdoret as per nevojtore.

    Reply to this comment
  4. Lili December 3, 12:58

    Nuk qesh mirela?
    Qesh e mire,si po na ras neve te gjitheve me mimikat e saja,qe i mundesuhen me u be millionera e radhes e qeverise…

    Reply to this comment
  5. komshiu December 3, 12:59

    …para se te dale, Mirela kyc brenda ne shtepi ate Furrxhi tyrylycin e saj. Pastaj, si t’ja kete kokrra e qejfit….

    Reply to this comment
  6. Plaku Xhuxhumaku December 3, 15:03

    Sa i takon veshjes, kjo ka marre shembull kryek_rin e vet, atlete, poture, xhoke etj. etj.

    Reply to this comment
  7. Pensionisti December 3, 15:10

    E lexova deri ne fund kete pershkrimin tend me shprese se do te gjeja dicka qe une prisja ta thoshe pikerisht per ministren e kultures , por jo ! Detyra “jjasht klase qe nuk di se kush ja u ka dhene mbaroi dhe une nuk e gjeta ate qe kerkoja ; prandaj po ja them direkte ministres : Kur do te merret seriozisht qeveria juaj dhe ju si ministre e linjes , me RTSH .?Nuk kam parasysh ndonje sondazh qe mund te jete bere per shikushmeri te TV ne vendin tone , por ma do mendja ai per TV
    publik i ashtuquajtur keshtu do te jete jashte cdo parashikimi ose nuk do te figuroj fare ne ato parashikime. E dini perse ?Se une sa shihja ate Enkel Demin me dukej si pronar i ketij TV dhe nuk mund ta duroja as ate gjoja humorin e tij as ate te foluren neveritese dhe o e mbyllja fare dhe merresha me laptopin per te gjetur ndonje gje te sakte ne internet o shkonja ne ndonje stacion te huaj .Perse e kini katandisur ket TV qe formalisht e quani publik !? Apo ja keni lene ati Gellcit ne dore dhe gjithe pergjegjesit i ka ai!?Po ju jeni ne kabinetin qeveritar apo jo!

    Reply to this comment
  8. vasili December 3, 15:24

    Me shume se pordhe me rigone ke leshuar moj nina.
    Kjo psudo ministre kulture,ne vazhden e punes se saj prej jenicere,ka arritur kulmin,diten e pavaresise,kur me pallen e saj prej vezire,mbylli muzet kombetare,duke lene mijra vizitore dhe ata nga vendet fqinje,te mos kontaktojne heronjte e tyre historike,ne muzet e kombit ku ata qendrojne mes heroizmave te tyre.
    Zgjohu me ne fund Rama dhe ja hiq kete ngarkese fare te pa merituar kombit!

    Reply to this comment
  9. tak December 3, 17:31

    Shkrim i lodhur. Tentative per humor e mbetur ne tentative

    Reply to this comment
  10. shqiptari December 5, 14:29

    Keshtu jane te gjithe qeveritaret tane dhe sidomos zonja ne fjale.Bejne c’u do qejfi dhe sidomos me parate e taksave tona.Duhet REVOLUCION qe te kthejne mbrapsht parate e vjedhura.U bene mbreter me djersen e shqiptareve.

    Reply to this comment
  11. lato December 6, 08:13

    Cfare ka ndodhur,cfare ka rrebeluar Mirela,mos ka dale lakuriq,pa breke?Me tmerroi titulli,mendova mos ka lajthitur ministrja si Bleona.Por jo.Lexova kete pacavure dhe kuptova se paska dale Ninja,Minja,si e ka kjo,lakuriq,pa breke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*