Mirush Kabashi rrëfen takimin e tij dhe Ndrenikës me Veliajn

June 18, 2018 20:50

Mirush Kabashi rrëfen takimin e tij dhe Ndrenikës me Veliajn

 

Ashtu si çdo ditë, artistët u mblodhën sërish duke vijuar protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, aktori Mirush Kabashi ka treguar sot bisedën që ai dhe aktori Robert Ndrenika kanë bërë dje në mbrëmje me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me projektin e teatrit kombëtar.

“Dje kemi pasur një ftesë nga zoti Veliaj së bashku me Robert Ndrenikën për të diskutuar. E gjykuam dhe shkuam. Kemi diskutuar dy orë e gjysmë më mirë te themi do i shkonte kemi polemizuar. E dëgjuam. Ai ishte edhe me nënkryetarin zotin Mazniku në mos gaboj, ai shpjegoi me shifra kryesisht dhe shembuj dëshirën e tij që ti shtonte vetes një plus duke ndërtuar një teatër të ri në shërbim të komunitetit artistik, një teatër modern por këtu në gërmadhat e teatrit ekzistues.

Njëkohësisht premtoi se këtë gjë do ta bëjë në marrëveshje me komunitetin artistik dhe e kërkoi këtë takim për të dëgjuar nga ne cili ishte gjykimi.

Kam përshtypjen se ne u përpoqëm që problemin të mos e ndërtojmë mbi baza shembujsh e shifrash, por parimesh dhe i kërkuam me forcë të madhe që përpara se të merret qoftë edhe vendimi më i vogël ai duhet të komunikojë me përfaqësuesit e komunitetit artistik dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Të diskutojë tre gjëra kryesore nëse duhet të rikonstruktohet ky teatër apo të ndërtohet një i ri modern, e dyta nëse duhet të bëhet me fondet e një bashkëveprimi qytetar si quhet, PPP, apo me fondet e shtetit dhe e treta që nëse do bie dakord me këtë përfaqësi për këto dy të parat duhet të jetë në projektin që do bëhet i gjithë sipërfaqja ekzistuese e teatrit kombëtar duke filluar nga fillimi deri te magazinat atje poshtë.

Unë u përpoqa t’i argumentoj dhe jo pak qetë, që këtu, ky është gjykimi im, që ky duhet të mbetet dhe të rikonstruktohet si teatër se mban një histori shumë të lavdishme dhe jam dakord me një profesor që e ka konsideruar si Meka e kulturës shqiptare.

Ndrenika, i cili ishte që mund të bëhet edhe teatër i rim por jo me PPP por i paguar nga shteti se ky teatër duhet patjetër të financohet nga shteti siç e kanë bërë dhe vendet fqinj”.

a.s/dita

June 18, 2018 20:50
Komento

13 Komente

  1. Syri i Shkodres June 18, 23:09

    Keta flasin si Vokshi, Pamela!

    Reply to this comment
  2. Bambi June 19, 03:22

    Kta artistet u ben te gjithe biznesmena mer vlla. Jo PPP, Jo BBB. Bejne planet e qeverise si me qene Business Administration PHD Profesora..
    Shkoni re dembela pijanece, luni ndonje rol dhe coni paret ne shpi. Lerini kto gjera per djemte e shkolluar.

    Reply to this comment
  3. Guri June 19, 05:47

    Mirush! Nqs jeni vertet artiste, merruni me ato gjera qe kane te bejne me te qenit artiste, dhe jo me politike ekonomike, me arkitekture dhe me urbanistike.

    Reply to this comment
  4. cani June 19, 06:30

    BISHT QENI NGELE GITHE JETEN O BAKE!GERMO BAKE ,GERMO SE BISTIN E SALES KE PER TE GJETUR BASHKE ME MATUFIN NDRE-NIKA QE I ESHTE MBUSHUR MENDJA QE ESHTE SI ROBERT DENIRO!

    Reply to this comment
  5. Martini June 19, 08:02

    Erjoni eshte djale punetor por ben.edhe gabime.Ai gjate darkes ne fjale tu kish hedhur fare fjathi ne ushqim keyyre.dy kokeloqeve qe te liroheshin sepse deri tashti megjithese vetem pjerdhin nuk jane liruar.

    Reply to this comment
  6. kasemi June 19, 08:49

    Zoterinj gazetare, lutemi na hiqni nga faqet e medias keta njerez hajdute te paskrupull, te cilet nuk e kane per gje te thone te 99 per te tjeret nderkohe qe vete bejne 10 te keqia, si puna e mender ketij artisti kabushi.

    Reply to this comment
  7. sopiqoti June 19, 09:25

    Te keqe e mendjes o i nderuari Mirush Kabashi.Te krahasosh nje “..karakatine,nje vjetersire nga koha ..kjo eshte “m a r ez i a ” e nje inntelektuali dhe artisti te kohes se shkuar dhe jo e Mirush Kabashit qe jeton ne shekullin 21.

    Reply to this comment
  8. Kosovari June 19, 09:32

    PO çeshte jo zllahi e pakuptimet.Shteti ka projekt madhor per artin dhe kulturen shqiptare, per objekt te teatrit kombetar e shteteror, qe eshte detyre dhe obligim i Tij, me te cilen e ka ngarkuar dhe obliguar sovrani,besimin e te cilit e ka kerkuar dhe e ka pranuar qe te sherbeje per kete mandat.Po kjo zallahi e pakuptimet tash,madje nga Artistet me za dhe me velra artistike e kombetare,tash dalin sikur jane ysh nga nje force e fshehur politike, qe te delin perballe shtetit,qeverise dhe popullit.kjo nuk ka asnje kuptim te kerkosh te ruash nje germadh,vetem sa nuk ka ra nga vjeteresia, e te kerkosh kujtim shemtie per kohet e trishta.

    Reply to this comment
  9. Adih June 19, 12:38

    Komentues te mesiperm ,te politizuar . Kjo eshte me se e thjeshte . Artistet si Zoti Mirush e Robert Ndrenika ,jane dakort te rikonstruktohet ose te behet nje teater i ri .Ketu behet fjale per kulla ne kete teritor ,qe me besoni ,pervec vjedhjes dhe leverdise se mafjes ,ne as edhe nje shtet e qytet te botes nuk ka kulla te larta prane nje teatri . Edhe po te kishte truall aty afer, qe nuk i takon teatrit ,prap nuk duhen te ndertuar kulla ,,e aq me keq ,ne truallin e ketij teatrit .Po te shikojme kullen ne Stadiumin Q Stafa eshte e vetmja ne bote ,sinqerisht une jam i bredhur si tifoz ,por nuk kam pare as edhe nje kulle te vetme ne keto stadiume..Mos u ngopshin !!!. Sa me larg betonizimit ,mos e rendoni ajrin ,qe Tirana e ka te papranueshem ..Diskutoni me kembe ne toke .Rama me Veliajn ,mos harojne ,se keta nuk jan te perjetshem ,sot jane e neser mund te urrehen ,dhe ta kene te qarte ,ne ate karrige jane sherbetore te popullit ,dhe vetem te zbatimit te ligjit , ,kurse Ndrenika dhe Kabashi do jene te perjetshem ,si artiste ,qe i kane dhene aq shume shqiperise dhe une personalisht kam rrespektin me te madh ,per keta personalisht edhe per artiste te tjere …

    Reply to this comment
  10. Jimi June 19, 21:04

    O Haxhi Qamil ! Ti moshen e pensionit e ke mbushur dhe e ke tejkaluar dhe ende figuron ne borderone e teatrit , por teater te vertet nuk po ben !? I ndergjegjgjshem per kete, kerkon qe boshllekun e krijuar ta kompensosh me teater politike! Puna jote, por nese mendon dhe pretendon se je nje njeri dhe artist me integritet, ben mire qe te marresh ate pension e te rrish larg teatrit ! Se pari i jep mundesine nje aktori te ri te punesohet e perfeksionohet, pasi ju deri me sote e keni ber monopol dhe pronen tuaj ate teater!? Se dyti, ty si aktor te”madhe” ne cdo moment do ta ndjejne nevojen dhe asnjehere nuk do te lene pa te aktivizuar e shperblyer per cdo shfaqje qe do te vini ne skene.
    Bene shum pershtypje qendrimi juaj ndaj godines se kuplarase se dikurshme por qe sot edhe juve nuk po ju ndahet dote shpirti prej saj duke e konsideruar ate si pronen tuaj te paprekshme, Ndersa bashkia e Tiranes e zgjedhur dhe e votuar ligjerisht eshte i vetmi institucion i cili mban pergjegjresi ligjore per administrimin e te gjithe teritorit te saj, perfshi edhe godinat, duhet t’ju pyesi juve per cdo plan perspektive te teritorit !?
    Sipas mendjes se Haxhi Qamilit, i bie qe bashkia e Tiranes per cdo plan rregullus i cili prek institucioe apo ministri te ndryshme duhet te falet paraprakisht tek ato, te marri miratimin e tyre e me pastaj ta miratoj ate plan!? Ne qytetaret qe votuam kete bashki, na rruat vota qe i dhame!?

    Reply to this comment
  11. Babole June 19, 21:08

    Mjerush Katruvja! Koha juaj perendoi bashke me sistemin te cilit i sherbeve, tani eshte koha e Erion Velise dhe e brezit qe ai perfaqsion! E vjetra nuk i hape lehte rruge te rese!?

    Reply to this comment
  12. Mati June 20, 08:04

    Keto zera jane kukubjakat e sorreshkinave ndjellakeqe,Jane krrokamat e kohes se trisht, qe i ka shkelur koha.Keto jane zera e shemtise shpirterore,kombetare e shemtise se fytyres se deformuar e te sterkequar te Salihut.

    Reply to this comment
  13. info analitike June 20, 17:18

    Shoke te Dites lexoni komentet e militanteve se ato shprehin shume qarte nivelin “intelektual” dhe edukativ te njerezve qe mbeshtesin kriepsikon. Aty gjeni dhe arsyen perse Shqiperise do ti duhen jo 100 por edhe me shume vjet per tu bere si Europa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*