Bajroni me fustan

November 27, 2018 12:06

Bajroni me fustan

Moikom Zeqo

I kam lexuar librat e Edith Durhamit, që në moshë të re.

Një grua e jashtëzakonshme, me shpirtin e aventurës së papambarimtë.

Gjithmonë në vetëdijen time Edith Durham ka qenë “Bajroni me fustan”.

Një motër binjake e Bajronit, shpirtërisht me përmasat e pallogaritshme të dashurisë për shqiptarët.

Jeta e Durhamit, është një sagë poetike, me të papritura, Durham, është gruaja e shekullit të XX, që kaloi në humnerat e rreziqeve, e kërcënuar me vdekje të pabesë, por mrekullisht përherë e shpëtuar.

Ajo ka ditur të mbijetojë si askush.

Së shpejti Muzeu Historik Kombëtar do të përurojë një ekspozitë të veçantë substanciale, kushtuar figurës së paharruar të Edith Durhamit.

Jeta e saj është e çuditshme, është një shtegtare e lindur, ka “sindromin e largimit nga ishulli”, siç e ka quajtur Horhe Luis Borges, karakterin e anglezëve ishullorë.

Kapërcimi i deteve, është kështu një matricë shpirtërore e anglezëve të mëdhenj, diçka e ngjashme, e furishme si dhe e papërballueshme si tek grekërit e vjetër të lashtësisë.

Askush nuk e di me siguri se si ka lindur tek Durhami ideja për të udhëtuar në Shqipëri. Durhami, ka kërkuar të ndryshojë dhe t’i japë kuptim jetë së saj, nëpërmjet udhëtimit. Atë mund që ta admironte vetë Homeri, natyrisht po ta kishte njohur.

Durham mund të shpjegojë pse ka ndodhur magjia e jashtëzakonshme e librave më të mëdhenj të njerëzimit, si libri “Robinson Kruzo”, i Daniel Defosë dhe libri “Udhëtimet e Guliverit” të Xhonatan Swftit. Shëmbëlltyra Bajroniane e romantizmit pakufi do ta çonte Durhamin patjetër tek shqiptarët.

Shqipëria e semantizoi jetën e Durhamit, kurse Durhami e skaliti Shqipërinë në kujtesën e Europës.

Ky përcaktim është i parlamentarit britanik Aubrey Herbert.

Vizita e parë në Shqipëri, viti 1900

Vizita e parë e Durhamit në Shqipëri u bë në vitin 1900.

Sapo kishte vdekur gjeniu shqiptar i poezisë Naim Frashëri, që krijoi në vargje një Shqipëri shpirtërore dhe romantike.

Gjatë gjithë shek. XX, deri në vdekjen e vet Durhami ka ardhur dhe e ka vizituar shumë shpesh Shqipërinë dhe ka shkruar dhe botuar librat e saj të patjetërsueshëm. Gjatë luftërave ballkanike 1911-1913 Durhami, shoqëruar nga gazetari britanik Henri Nevinson, erdhi në Shqipëri të administronte ndihmat humanitare për malësorët shqiptarë.

Nenvinson shkruan: „që kur vuri këmbën në Shqipëri, Durham u bë shqiptare me zemër dhe me shpirt“.

Durhami lindi në Londër, më 1863.

I vunë emrin Edith, që është emri i heroinës së një romani romantik, mjaft të lexuar në Angli në atë kohë. I ati i saj ishte kirurg shumë i famshëm, ai shkruante artikuj në revistën e njohur të shkrimtarit me famë botërore Çarls Dikens.

Gjyshi i Edith Durhamit, qe pedagog përparimtar dhe mësues i fëmijëve të mbretëreshës Viktoria.

Ai ishte reformator social dhe i vendosur.

Ka ndikuar shumë në formimin e rinisë së Edith Durhamit.

Durham mbas studimeve universitare vazhdoi studimet si artiste figurative në Akademinë Mbretërore.

Pikturat dhe vizatimet e saj i kushtoheshin specieve të gjalla të natyrës dhe u botuan në vëllimin për reptilët e lashtë në „Historinë e natyrës së Kembrixhit“ më 1901.

Kur mbushi moshën 20 vjeç, u sëmur vdekshëm nga tuberkulozi. U duk sikur jeta e saj do të qe e shkurtër.

Më 1896 i vdes i ati, 4 vjet më vonë, në moshën 37 vjeçare ende e pamartuar, ajo shkroi në ditarin e saj:

„E ardhmja shtrihet para meje si vitet pafund të një monotonie ngjyrë gri“.

Mjeku i saj duke parë depresionin e saj të rëndë e këshilloi të ndërmerrte udhëtime.

Ku i pa për herë të parë shqiptarët?

Durhami udhëtoi me avulloren Austrian Flloyd përgjatë bregdetit të Dalmacisë.

E mrekulluar nga bukuritë natyrore ajo shkoi në disa ekskursione të guximshme në bjeshkët e Malit të Zi, e shoqëruar nga motra e saj Nellie.

Këtu, ajo pa për herë të parë shqiptarët “të veshur mahnitshëm”.

Kështu ajo shkoi në qytetin e madh të Shkodrës, ku u mahnit. Shkodra, u bë Londra e dytë për Edith Durhamin.

Këtu, përfundimisht Durhami njohu shqiptarët.

Më 1904, Durhami punoi si vullnetare bamirëse pas kryengritjes kundër sundimit otoman në Maqedoni.

Ajo shpërndau ndihma në afro 1000 shtëpi të shqiptarëve dhe të vllehve.

Pastaj udhëtoi në Ohër, ku punoi si infermiere në një spital. Ajo qe gjithmonë e shqetësuar për shqiptarët.

Ajo shkruan : « Nëse Maqedonia do të hidhej në kazanin e shkrirjes, të gjitha Fuqitë e Mëdha do të preken, ndërsa Çështja Shqiptare do të kërkonte një trajtim ndërkombëtar ».

Ajo udhëtoi nga qyteti i Manastirit për në Korçë, ku qëndroi në shkollën e parë të vajzave të Sevasti Qiriazit.

Kaloi përmes Leskovikut dhe Postenanit dhe mbërriti në Përmet.

Nën një shi të jashtëzakonshëm, mes një rruge të vështirë dhe të pafund balte shkoi në Dragot, ku morën trapin përmes lumit të rrezikshëm të Vjosës për të mbërritur në Tepelenë.

Festën e Pashkëve, ajo e kaloi në rrënojat e Pojanit, mes monumenteve arkeologjike, të magjepsura, të qytetit të Apolonisë.

Kudo që shkonte mbante shënime dhe vizatonte.

Më pas u vendos në Shkodër

Më pas u vendos në Shkodër. Pas udhëtimit të saj në Mirditë, më 1904, ajo dëshironte të eksploronte Malësinë e Madhe, udhëtime, në të cilat e shoqëroi shkodrani Mark Shantoja.

Herë kalëruar e herë më këmbë Durhami shkoi fshat në fshat. Ajo arriti deri në fshatin Shalë dhe Theth, në vendet « ku shekujt tkurren ».

Në Theth, malësorët besuan se ajo qe kinse motra e mbretit të Anglisë.

Me Mark Shantojën ajo u ngjit më tej në Berishë dhe Nikël, duke kaluar lumenjtë me lundra të tëra me plëndësa të fryrë delesh.

Më pas shkoi në Kosovë duke udhëtuar me kalë në rrugën Shkodër Prizren, kaloi në Rrafshin e Dukagjinit deri në Gjakovë.

Në kthim, ajo vizitoi përsëri Mirditën.

Më 1910, ajo u sëmur përsëri për vdekje dhe shkoi për t’u kuruar në Egjipt. Më 1911 kthehet përsëri në Shkodër, ku jetoi me familjen Shantoja.

Shtëpia e familjes Shantoja në Shkodër, u bë kështu rezidenca shumëvjeçare e Durhamit. Ajo u bë njeriu i shtëpisë.

Ajo përshkruan jo vetëm mikpritjen, por sidomos gjellët që gatuante gruaja e Markut, e quajtur Tereza.

Ajo i ka fotografuar Mark Shantojën, të veshur me kostumin kombëtar, i ulur mbi një shkëmb, që ka pranë pushkën dhe jo larg tij është e shoqja e ulur përtokë, në sfondin e një pishe.

Në një tjetër fotografi paraqitet e tërë familja Shantoja, së bashku me disa miq të familjes nga fisi Plani. Mark Shantoja, ky burrë i çuditshëm, qe jo vetëm shoqërues dhe udhërrëfyes, por dhe mbrojtësi (bodiguardi) i Durhamit.

Sidomos në zonat e thellë, Marku njihte zakonet e malësorëve dhe kishte një emër të mirë.

Si i njohu konsujt e Fuqive të Mëdha

Edith Durhami i njohu konsujt e huaj të Fuqive të Mëdha, që rrinin në Shkodër.

Ajo vëzhgoi me shumë vëmendje, intrigat e këtyre konsujve, shpesh kundër interesave të shqiptarëve.

Kur mbreti i Malit të Zi, Krajl Nikolla, i braktisi malësorët shqiptarë në kryengritjen e tyre, turqit bënë reprezalje të dhunshme dhe ç’njerëzore ndaj shqiptarëve.

Refugjatët shqiptarë, të plaçkitur dhe të masakruar, ikën nga vendbanimet e tyre autoktone në Malin e Zi, drejt Shkodrës.

Durhami e përshkruan në ngjyra danteske këtë shtegtim « Mbretëronte një rrëmujë e llahtarshme. Ecja nëpër një kamp njerëzish të uritur, që vetëm mallkonin.

Ata hanin lëvozhga pemësh dhe fruta të egra.

Mua më vinte zor të përtypja kore buke ».

Durhami i njihte personalisht shumë nga malësorët e tradhtuar, të cilët ju drejtuan asaj që të ndërmjetësonte tek Fuqitë e Mëdha.

Durham shkruan : « Malësorët më trajtuan me respekt dhe nderim të jashtëzakonshëm dhe më dhanë titullin « Kralica e Malësorëve ».

Durhami botoi disa shkrime në shtypin evropian, për të tërhequr vëmendjen.

Në nëntor të vitit 1912, Durhami shkruante në një artikull « Anglia vërtet e ka për detyrë, që t’i ndihmojë këta malësorë fatkeq ».

Durhami së bashku me Henri Nevilsonin, u shpërndau njerëzve, që u ishin djegur shtëpitë nga turqit, misër, kinina dhe shajak për t’u veshur.

Në qershor të vitit 1913, në gazetën shqiptare « Përlindja e Shqipërisë », u botua një artikull që i kushtohej figurës së Durhamit, ku ndër të tjera thuhet : « Miqësia që kjo grua guximtare ka treguar ndaj kombit shqiptar, me veprimet e saj bujare, nuk mund të përshkruhet me fjalë ». Durhami, vazhdoi të punonte si korrespondente lufte.

Shpesh edhe si infermiere.

Ajo informoi Evropën për tragjedinë e shqiptarëve.

Kur malazezët pushtuan Shkodrën, Durhami iu drejtua qeverisë britanike. Ajo e përjetoi me gëzim ardhjen e Flotës Britanike, që erdhi për të marrë në dorë Shkodrën, kur ushtria

November 27, 2018 12:06
Komento

4 Komente

  1. Gimi November 27, 21:10

    Pirdh Moikom, pirdh!
    Ne moshe te re ti lexoje librat e xhaxhit Enver!
    Edhe sepse librat e Edith Durham nuk gjindeshin ne ate kohe!
    Perse duhet te genjesh xhanem?
    Bimi nga Durresi

    Reply to this comment
    • Migi November 28, 19:20

      Me siguri ti do kesh qene spiun i sigurimit, nuk pushon dot se shpifuri. Moikomi ka qene gjithmone i mendimit te lire. Nga spiunet si puna jote u denua dhe u dergua nga gazeta Drita ne Rrogozhine. Prandaj o Bimi nga Durresi mos shpif me, se eshte turp.

      Reply to this comment
  2. Xhodi November 30, 08:44

    I nderuar Moikom, te falenderoj me gjithe zemer per te gjitha informacionet qe percjell tek ne. Je enciklopedi e gjalle.

    Reply to this comment
  3. Kastrioti November 30, 09:01

    Sa bukur shkruan o Moikom. Te lumte mendja e te lumte penda.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin