Misionarët dhe pushtetarët

April 30, 2015 10:51

Misionarët dhe pushtetarët

Arben Duka

 

Tani të gjithë po jetojmë,
në një stad të historisë,
ca Ramën e barazojnë,
me emrin e Shqipërisë

Mund të them se shumë më tepër,
po ngre zërin marrëzia:
“Si ta ketë fatin Rama,
do ta ketë dhe Shqipëria!”

Pak a shumë njerzit s’durojnë,
të shohin bishtin e dardhës,
s’duan Ramën ta kuptojnë,
si pushtetarin e radhës.

Ajo punë prej  misionarit,
humor më duket vërtetë,
se në Botë dhe Shpëtimtari,
kurrë nuk kërkoi pushtet.

Kur e shohin përsëpari,
me këdo njerzit hutohen,
misionari me shtetarin,
janë dy rrugë që nuk bashkohen!

Misionari rron në zot,
kalon mal e shkretëtirë,
ndaj këtë që kemi sot,
e duam shtetar të mirë.

Misionarët me një Zot,
qenë kundër  të këqinjve,
s’e prishi Jezusi kot,
“tempullin” e fajdexhinjve.

Nuk e kam për herë të parë,
të paditurin e fal,
po nuk mundem kurrsesi,
gjithë marrëzitë t’i ndal!

Ndaj dhe fjalët – epitetet,
duhet të jenë krejt të sakta,
misionari me shtetarin,
janë të kundërt më e pakta.

Duhet të kuptohet qartë,
ç’është e bardha – ç’është e zeza,
ne kemi një misionare,
ajo është Nënë Tereza.

Më të varfrit e të varfrve,
mbuloi me dashuri,
për të pasurit e Botës,
ajo kishte neveri.

S’kish të sajat as një cent,
madhështorja grua e vogël,
mbase dhe ju vjen në mend,
që për të u dha një “Nobël”

Që për të u dha një “Nobël”,
dhe më pas u shenjtërua,
testament la dashurinë
për gjithë njerzit, ajo grua.

Vetëm për veprën që la,
u gjykua çdo njeri,
Rama mund të jetë gjithçka,
po misionar kurrsesi!

April 30, 2015 10:51
Komento

11 Komente

  1. Drenica. April 30, 11:42

    Eshte dobesi e rraces sone ,kjo.Gjithmone te Parin ,e shohim me lupe ,apo e masim me hijen e mengjesit.

    Reply to this comment
    • Gregor April 30, 18:42

      Pse Ben Duka ja ka futur kot me kete poezi, kjo nuk do te thote qe t’i mbani ison te gjithe ju qe keni komentuar ketu. Misionaret nuk jane vetem fetare. Krahasimi me Nene Terezen eshte fare pa vend. Ajo urrente te pasurit (kush e di sepse), dhe punoi ne Indi, jetoi ne Indi, dhe vdiq ne Indi, per te miren e Shqiperise!!!!!!! Kisha Katolike krenohet me te. Po ne pse krenohemi? Kjo nuk ka te beje fare me faktin se Nene Tereza ishte vertet njeri per t’u respektuar. Kjo ka te beje me faktin qe Nene Tereza nuk ka te beje me Shqiperine, pervecse ka lindur ne Shkup. Nuk ka te beje as me Krishtin qe Izraelitet nuk e njohin per zot apo te birin e tij
      Ketu krahasimi duhet bere me njerez te medhenj qe kane qene misionaret e kombeve te tyre. Mojsiu dhe Judas Makabeus per hebrenjte, Uashingtoni per amerikanet dhe Ataturku per turqit. Keta burra te medhenj ishin shtetare dhe misionare. Ne historine e Shqiperise kemi patur disa. Skenderbeu dhe Ismail Qemali ishin misionare te vertete ndaj e kane vendin ne panteonin e kombit.
      Pastaj kemi figura te tjera:
      Zogu qe ishte prt te qare e per te qeshur
      Enver Hoxha qe e filloi si misionar por e mbaroi si diktator dhe ja humbi vlerat asaj qe arriti deri ne fund te viteve 60.
      Sali Berisha qe nuk eshte me shume se nje sharlatan i pafytyre qe vetem nje popull si ky i yni mund t’a mbante per president apo kryeminister.
      Edi Rama sapo e ka nisur misionin e tij. Nuk e di ne se do t’a realizoje dot. Nuk e njoh dhe vetem mund te gjykoj per misionin e tij nga ato qe thote dhe nga ato qe po ndodhin ne Shwiperi.
      Zemra ma do te kete marre persiper nje mision te madh mbi vete. Ky komb ka nevoje per nje misionar te madh. Ne kemi 25 vjet qe po endemi ne shkretetiren e tranzicionit dhe nuk e dime ku eshte kjo toka e premtuar Demokraci. Sharlatani Berisha na e fshehu edhe busullen dhe kemi humbur rrugen. Na duhet nje Mojsi qe te na udheheqe per te Kanaani yne qe quhet Europe. Ataturku e beri kete per Turqit, packa se Erdogani po perpiqet te zhbeje arritjet e Ataturkut. Ndoshta cdo komb e ka Berishen e vet.
      Por Edi Rama na duhet si misionar. Mund edhe te mos jete, por edhe sa duhet te prese ky popull per nje te tille?
      Misionaret jane pa parti. Ata udheheqin nje komb te tere drejt lirise, paqes, tokes se premtuar. Cfare vlere kane Partia Socialiste apo Partia Demokratike per Shqiperine kur ne mbas 25 vjetesh kemi bere 0km progres?
      Pse eshte ky popull kaq i dashuruar pas partive kur nuk i kane sjelle asgje te mire? Kujt i sherbejne banalitete si: Ma futi PSja gocen ne pune por ma hoqi PDja? Kjo injorance duhet te marre fund. Dhe fundi vjen duke bere nje aleance kombetare pa marre parasysh partite, apo idete politike. Le te shkaterrohet PSja apo PDja si parti te kalbura. Parti te reja do krijohen me vone pa Sali, pa Edi, pa Lul, pa Blush, dhe pa Ilir Meten. Pa rronxhobonxho si Eduard Halimi apo Fatmir Mediu.
      Na duhe nparti te reja pa te kaluar Enverjane, me njerez te rinj te dale nga nje popull anetar i familjes Europiane jo duke u lutur por me merite.
      Ja, ky eshte misioni dhe endrra e Edi Rames.
      Se cfare donte te thoshte Arben Duka me vjershen e tij vetem ai e di, por po qe burre le te dale ketu e te thote qe ja futi kot sepse koncepti i tij per misionarin ishte i gabuar dhe krahasimi me Nene Terezen ishte vetem nje lajthitje pranverore. Fati i Shqiperise vertet nuk varet tek Edi Rama. Edhe Mojsiu vdiq rruges pa i cuar hebrenjte ne Kanaan. Por doli nje tjeter misionar Xhoshua qe udhehoqi popullin ne lufte kunder Kanaanitet, fituan dhe ndertuan Izraelin.
      Pra edhe ne mos e befte Edi do t’a beje dikush tjeter. Por, me mire shpejt se sa vone. Dhe mos me thoni se mund t’a beje Lul Basha.

      Reply to this comment
  2. As Poet, As Analist April 30, 12:01

    Ti ke kohë që shkruan vargje
    dhe kjo nuk është risi
    ti me poezitë e fundit
    ke çuditur çdo njeri!..

    Ke bërë humor të hollë
    kur shkrove vargje për Çilen
    Çilja qe thith nga çdo gji
    majtas e ka kthyer bilen…..

    Ke shkruar ditë më pas
    ca rreshta për Grida Dumën
    për bukuroshen që shquhet
    për faqen edhe për sumën!!

    Ke thënë se gara në Durrës
    nga Dakua do të fitohet
    ndërsa Grida bukuroshja
    humb dhe nuk restaurohet!…..

    Kam përzgjedhur ‘më pikantet’
    mbi torten e poezive
    për mua janë më të ëmblat
    janë si kokrrat e qershive

    Nuk dua të zgjatem shume
    dhe përmbledhjen po e mbyll
    edhe këtë herë o Poet
    nga une ke një dhjetë me yll…

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist April 30, 12:14

      Këtë të sotmen poezi
      nga të tjerat e kam ndarë
      këtu ka brenda krahasimin
      pusht-etarë me misionarë

      Kjo është një nga më pikantet
      dhe i vë pikat mbi ‘i’
      Rama mund të jetë gjithçka
      po misionar kurrsesi!!!

      Vazhdoj të të vleresoj
      Perseri nje nje 10 me yll
      Këtu nuk vazhdoj më tutje
      Tani vërtet po e mbyll!

      Reply to this comment
      • Shahisti Pichakar Bythamçeftas April 30, 16:21

        Ky eshte kulmi, Hasan Zyko Kamberi qe levdon Hasan Zyko Kamberin me bejte, papapapapapapa….edhe une i ve 10 me yll vehtes sime.

        Reply to this comment
        • As Poet, As Analist April 30, 22:18

          O shahisti pichakar
          çte ka gjet o ‘der pe deri’
          Ku i gjen keto epitete
          Si Hasan Zyko Kamberi?!

          Ska nevoje te me pergjigjesh
          Eshte nje pyetje retorike
          Te shikoj qe shkruan ‘trashe’
          Shkruan fjale paralitike!!

          Kur ke bere ndonje nje koment
          Te kam lexuar ca here
          Po nuk te kam bere replike
          Siç nuk kam bere me te tjere!!

          Emri yt ka domethenie
          Po une s’i bej analize
          Emrave si puna jote
          Thjesht une u heq nga nje….

          V I Z E
          ———————————-

          Reply to this comment
          • Shahisti Pichakar Bythamçeftas May 1, 14:57

            As Poet, as Analist
            Eshte si pune as mish as peshk
            Daje menjen i gjori ti
            O ne oborr o ne shtepi

            E shof qe je kelysh Enveri
            24 karat e i lyer me nevoje
            E ka thene Zyko Kamberi
            Si bejtexhi me pervoje

            Kendej nga ne per te hequr Viza
            Perdorim nji vegel qe i thone vizore
            Ti me at surrat qe ke
            T’kaloi jeta ne nevojtore.

  3. Agim Cani April 30, 16:58

    …ti Ben , shoku im , ben ” vezen e Kolombit ” , qe nuk e ben dot nje tjeter…do kesh dhe zmirezinje…bile te shkundur nga mendja qe nuk u pelqen…vazhdo Ben…se je ne rruge te mbare…poet i halleve te popullit…

    Reply to this comment
  4. emigranti April 30, 22:21

    Te gjitha ikemi ne terezi vetem na mungonte “poeti i halleve te popullit” Sa e mrekullushme, sa me kishte marre malliper kte shprehje . Se kam degjuar qe ne kohen kur mernja mishin me tullon Naten e mire ahahahaha

    Reply to this comment
  5. katarakti April 30, 23:03

    Per vjershen e Dukes dhe “misionin” e Rames. Per mua Rama ka nje te mete te stermadhe qe do e marri me qafe. Edhe nese e konsideron veten misionar, edhe nese mendon se nuk ka ç’i duhet PS-ja, boll ka Rilindjen e tij , ai perseri gabon. Dhe gabimi me i madh i tij i vjen nga nje lloj fodulleku, mbivleresimi i vetes dhe nevleresimi i te tjereve. Edi Rama kurre nuk ka marre mundimin tu spjegoje zgjedhesve te tij se perse po vepron ne kete ose ate menyre. perse po merr borxhe?! Perse paguajti borxhet e mbetura nga qeveria e Berishes dhe rriti borxhin e pergjithshem te vendit?! Ai po ashtu nuk e ka “per pese” te shkoje ne Gjermani, Spanje, Turqi, kur duhet te jete dhe te punoje nate e dite ne Shqiperi. Por e meta me e madhe e tij mbetet mosdeshira per tu spjeguar njerezve arsyet e veprimeve ose mosveprimeve te qeverise se tij. Fodullek, mendjemadhesi, mendjeshkurtesi, shkeputje nga realiteti, vetekenaqesi?! Nuk e di, por me duket se ai nuk eshte duke e kuptuar fare, po fare fare, se ndaj tij si person po rritet pakenaqesia e njerezve. Dhe kjo do t’ia haje koken….

    Reply to this comment
  6. bregdeti May 1, 10:05

    Kete Gregorin se ku e kam degjuar si emer por nuk me kujtohet…Sigurisht nuk eshte Gregory Peck…Vetem cuditem se si ka mundesi qe eshte aq ne brendesi te mendimeve, ndjenjave ideve dhe deshirave te “misionarit” tone -shalgjatit-piktor. Bote e cuditshme kjo e jona…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*