Misioni “E premtja” me grupin nga Konispoli

July 26, 2016 09:55

Misioni “E premtja” me grupin nga Konispoli

 

Nga Auron Tare

Fjala është për një prej dokumenteve të deklasifikuara të arkivit amerikan për operacionet shqiptare, pikërisht me operacionet e Zbulimit amerikan me pikënisje zonën e Konispolit. Përdorimi i Konispolit si pikë e infiltrimit të grupeve të agjenturës amerikane sigurisht që është pjesë e logjikës operacionale, por Konispoli gjithashtu lidhet me një nga ngjarjet më të bujshme të historisë së komunizmit. Goditja e të ashtuquajturit “Grupi çam”, ku një sërë personalitetesh të këtij komuniteti u goditen mjaft ashpër me akuzën për spiunazh. Sa e vërtetë ka qenë kjo akuzë e Sigurimit të Shtetit? Deri më sot, publiku i interesuar ka njohur vetëm anën zyrtare të kësaj ngjarjeje, si dhe dëshmitë e një sërë personash të familjeve të prekura, të cilat kanë mohuar kategorikisht përfshirjen e të afërmve të tyre në këtë çështje. Për këtë arsye, botimi i këtyre dokumenteve do të mundësojë ndriçimin e së vërtetës mbi disa nga emrat e njohur të kësaj zone.

Nga dosja e operacioneve OBSIDIUS, një mori dokumentesh flasin për një aktivitet të dendur të Shërbimit amerikan, i mbështetur edhe nga Zbulimi i Fshehtë grek. Duket qartë se amerikanët tentuan dhe krijuan baza në zonën e Konispolit me ndihmën e disa figurave tashmë të njohura në historinë e kësaj zone. Konispoli ishte baza kryesore nga ku fillonte rrjeti i agjenturës amerikane, i cili me sa dukej kishte pikësynim qytetet kryesore shqiptare, si Tiranën, Durrësin dhe Gjirokastrën. Në vitin 1954, Zbulimi amerikan kishte një përvojë jo të pakët në penetrimin e territorit shqiptar, duke dërguar një mori grupesh komando të koduara me emra frutash apo pemësh ekzotike. Nga ajri, toka, apo edhe me nëndetëse, amerikanët dhe britanikët kishin mundur të dërgonin njerëzit e tyre, por që deri më atëherë nuk kishin mundur të inicionin një rebelim të brendshëm.

Çuditërisht, Agjencia e Zbulimit Shqiptar, një bërthamë modeste e përbërë nga djem shumë të rinj në moshë, kishte mundur të neutralizonte pjesën më të madhe të këtyre tentativave, duke vënë në vështirësi mjeshtrit e mëdhenj të inteligjencës botërore. Emrat më të famshëm të historisë së Zbulimit britanik dhe amerikan janë angazhuar në operacionet shqiptare, të cilat nuk mundën të arrinin objektivin e kërkuar: Rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri. Vendosja në vëmendje të amerikanëve të zonës së Konispolit duhet analizuar me kujdes për të parë dinamikën e ngjarjeve të kohës. Përse amerikanët papritur përzgjodhën këtë zonë, kur deri në atë kohë nuk kishin pasur aktivitet të dendur? Dokumenti i botuar përforcon faktin se Konispoli u përzgjodh pasi shikohej si një zonë me potenciale rekrutimi të larta. Rasti i Konispolit duhet shikuar përtej kësaj kohe, për të kuptuar se përse amerikanët mendonin se kjo zonë mund të përdorej si bazë kundër regjimit komunist. Analiza e ekspertëve amerikanë, e bazuar në faktet konkrete të elementëve shqiptarë që kishin vite që shërbenin në Agjencinë e Zbulimit tregonin se elementë të njohur të zonës, të lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare, ishin shumë të pakënaqur me rrjedhën e ngjarjeve në Shqipëri. Instalimi i një diktature të fortë dhe përjashtimi nga pushteti në shumë raste i figurave me kontribut në këtë zonë kishte krijuar një pakënaqësi në radhët e tyre. Për këtë arsye u mendua që nga kjo zonë të krijohej një rrjet agjentësh potencialë. Ky rrjet, që mbante lidhje me RNDOLLAR, radist i CIA-s, person i panjohur në historinë shqiptare, nga Konispoli, i cili do të ndërronte jetë në Çikago në vitin 1978, do të shndërrohej në një problem serioz për Zbulimin shqiptar. Ky dokument që botohet sot tregon qartë synimet e amerikanëve për të marrë informacione për instalime ushtarake në disa prej qyteteve kryesore. Megjithatë, përveç këtij fakti, ky dokument jep një përshkrim të gjallë për cilësitë dhe karakterin e një prej aktorëve kryesorë të ngjarjes së Konispolit: personin me emrin e koduar RNDOLLAR.

 

 

DOKUMENTI SEKRET

VIA – AIR

SGAA -9343

KAPOK 25/3

Për: Shefin, SE (emri i fshirë)

Nga: (emri i fshirë)

Subjekti: OBOPUS/OBHUNT/

Plani Operacional për misionin “E premtja”

Ref: SGAA-4063. 18 Shkurt 1954

 

Kërkohet Miratimi i Qendrës

 

Vendimi për operacionin “E premtja”, udhëzime për S/W (shiko seksionin C paragrafi 4) Kërkohet aprovimi për Identitetin 1. Gjurmë të kontakteve të brendshme janë diktuar këtu

 

Përmbledhje

Plani operacional i mëposhtëm është përgatitur duke përdorur paragrafin 4.a dhe 6 të referencës suaj si udhërrëfyes. Po kështu kemi përfshirë disa nga rekomandimet e bëra në paragrafët 6.d. dhe e. Ne propozojmë një misioni inteligjence të drejtuar në zonat e identitetit 2, duke përdorur RNDOLLAR si lider. Ne do të përpiqemi të rekrutojmë vëllain e tij me nënën, duke e përdorur atë si agjentin kryesor, i cili do të organizojë një rrjet agjenturë në Delvinë, Gjinokastër, Tiranë dhe Durrës.

Qëllimet e misionit janë parashtruar si më poshtë:

Plani është parashtruar në seksionin C, i cili përfshin

fazën (paragraf 1), strukturën e rrjetit ( paragraf 2),

komunikimin (paragraf 3) dhe sigurimin (paragraf 4)

Trajnimi është diskutuar në seksionin D

Shpenzimet janë përllogaritur në seksionin E

Komentet e përgjithshme mund t’i gjeni në seksionin F

 

  1. MISIONI

——————

Synimet kryesore të këtij operacioni janë mbledhja e inteligjencës kundër këtyre objektivave:

  1. Kërkesat KUYAWL – Durrës
  2. SGAM-1693, 4 maj 1953 (KRYPTON) Dosja e interrogimit dhe kërkesat e interrogimit që kanë të bëjnë me Durrësin
  3. ID-2060- Kërkesat për inteligjencë në Tiranë
  4. IG-127 të konfirmohen raportimet se një fushë avionësh e re që do të zëvendësojë atë të Tiranës po ndërtohet pranë Vorës.
  5. ID-1906- Sistemi telefonik në Tiranë
  6. Informacion i përgjithshëm mbi Ushtrinë, situatën politike dhe ekonomike në zonën e operacionit.

 

  1. Përbërja e grupit
  2. RNDOLLAR – Udhëheqësi i grupit (emri përkatës)

Ky person ka një inteligjencë mbi mesataren. Ka kryer 9 vjet shkollë. Ka një zotërim shumë të mirë të greqishtes, si dhe mjaftueshmërisht të italishtes dhe gjermanishtes, si dhe pak anglisht. Ai mëson shumë shpejt, siç vërtetohet nga përgatitja e tij në shkollën e KUBARK (CIA shën. i ynë) si radio-operator. Iniciativa e tij demonstrohet nga fakti se ishte ai që propozoi të shkonte në zonën e tij dhe me sugjerimin tonë përgatiti një plan operacional interesant.

RNDOLLAR ka kapacitet të zhvillohet si një aset operacional. Nëse jo, dështimi i tij do të vijë nga konfidenca e tepërt që ka dhe padurimi, dy kualitete që vijnë me kalimin e moshës dhe eksperienca. Ambicia e tij më e madhe është dukja në sytë e bashkëpatriotëve të tij. Shkruesi (bëhet fjalë për oficerin e CIA-s që ka hartuar raportin, shën. i ynë) nuk mund të gjykojë se deri në çfarë shkallë motivi i tij është patriotik apo për qëllime të tjera private. Sensi i sigurisë te RNDOLLAR është jo me poshtë se tek shumë agjentë të tjerë. Ne mendojmë se do të jetë një problem në vazhdim përgjatë periudhave idilike, ku ai nuk do të jetë i angazhuar. Sigurimi dhe fshehtësia do të jenë pjesë thelbësore e trajnimit të këtij subjekti. RNDOLLAR kishte disa probleme me stomakun gjatë dimrit të 1953-1954. Ai u vendos në një dietë rigoroze nga (emri i fshirë), dietë e cila e përmirësoi shumë kondicionin e tij. Përveç kësaj, ankesë tashmë e njohur, ai është në gjendje shumë të mirë fizike. Ai është një burrë për të cilin është raportuar se fizikisht ka një fuqi përtej normales.

  1. IDENTITETI 1 ( në origjinal është emri përkatës) Ky burrë është intervistuar vetëm një herë nga (emri i fshirë) deri më sot. Ai është kërkuar nga RNDOLLAR si pjesë e grupit, pasi RNDOLLAR e njeh atë shumë mirë dhe ka besim tek ai, aq më shumë që sapo ka dalë nga Shqipëria (mars 1953). Ai e njeh shumë mirë zonën e IDENTITETIT 2. Ai do të shërbejë si udhërrëfyes për RNDOLLAR, si dhe ka kontakte të cilat në të ardhmen mund të shfrytëzohen mjaft mirë. Identiteti 1 ka inteligjencë normale. Më shumë pasi të kem marrë kontakte me të.
  2. RNDOLLAR ka kërkuar IDENTITETIN 3 (në origjinal emri) si pjesëtarin e tretë të Grupit. Ne e intervistuan Identitetin 3 dhe pamë se ai është një burrë te të 52-at dhe fuqitë po e lënë. Është e qartë se ai nuk është i përshtatshëm për këtë mision dhe nuk do të konsiderohet për më tej. Bazuar në këtë përfundim, ne do të tentojmë që të marrim miratimin e RNDOLLAR që të infiltrohet vetëm me një pjesëtar të grupit. Nëse ai refuzon në mënyrë kategorike, ne do të na duhet që të marrim një agjent të miratuar nga një zonë tjetër. Duke parë se ky plan nuk mund të pengohet më gjatë duke pritur një përfundim, ne do ta dërgojmë atë për miratim, përfshirë komentet dhe zhvillimet sa më shpejt të jetë e mundur.
  3. PLANI OPERACIONAL
  4. FAZAT: Ky mision do të jetë i ndarë në tri faza
  5. a) Infiltrim për vëzhgime zbulimi dhe trajnimi
  6. Rekrutime për agjentë mbështetës
  7. Rekrutimin e agjentit kryesor
  8. Konfirmimi i kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë të agjentëve të rrjetit
  9. Marrja e propozimeve dhe rekomandimeve të agjentit kryesor në krijimin e rrjetit
  10. Instruksione për agjentin kryesor në rekrutime të agjentëve, krijimi i rrjetit, objektivat dhe sigurimi i rrjetit.
  11. Krijimi i vendeve të fshehta të shkëmbimit të informacionit, si dhe të sinjaleve të rrezikut në këto vende.
  12. b) Infiltrimi për konfirmimin e rrjetit
  13. Kontroll dhe kritikë mbi masat e marra nga agjenti kryesor
  14. Trajnimi S/W për agjentin kryesor
  15. c) Infiltrime për marrjen e dokumentacionit sekret me informata nga vendet e fshehta (kuti postare sekrete).

RNDOLLAR vjen nga një familje e madhe tregtarësh, e cila ka një prestigj shumë të madh në zonën e IDENTITETIT  2. IDENTITETI 4 është vëllai i tij me nënë dhe banon po në atë zonë dhe merret me bujqësi. Ai është 45 vjeç, i martuar me një grua shumë kurajoze dhe shumë besnike. RNDOLLAR thotë se ai ka një inteligjencë të lindur për t’u bërë agjenti kryesor i rrjetit. Nëse IDENTITETI 4 do të refuzojë bashkëpunimin, ai propozon rekrutimin e një vëllai tjetër të tij si agjent kryesor. IDENTITETI 9 është një burrë rreth të 55-tave, i cili tashmë punon si punëtor i thjeshtë që nga koha kur komunistët erdhën në pushtet. RNDOLLAR e konsideron edhe gruan e tij si shumë besnike.

July 26, 2016 09:55
Komento

24 Komente

  1. intelektuali July 26, 10:38

    NGA I GJEN KETO “DIAMANTE” TE MASHTRIMIT ENVERIST O AURON TARE?

    Aman se na hapet barkun dhe na plaset shpirtin me keto IDIOTIZMA te mashtrimit bolshevik o historiani enverist Auron Tare qe kujton se pas Luftes e gjithe historia Boterore rrotullohej rreth Shqypnise Bolshevike ne nje kohe qe ne Jalte vendi yne as qe u permend fare nga Fuqite e medha, te cilat e kujtonin Vatanin si nje shtojce e Jugosllavise Komuniste,

    prandaj:

    Kur Enveri shkoi ne Moske per audience tek Stalini per te denoncuar komplotin antirus Tito-Dimitrov lidhur me Federaten Ballkanike jashte Rusise Bolshevike, Stalini pyeti spiunin e tij Berja:

    KUSH ESHTE KY BUKUROSH KOKEBOSH?

    Pasi Berja e sqaroi se vinte nga Shqypnia Stalini tha:

    LE TE PASTROHET NGA MAKIAZHI QE I KA BERE FYTYRES ME PUDER DHE BUZKUQ DHE PASTAJ TE VIJE!

    Te mos harrojme Presidentin Bush Junjorin qe kur i thane se do te shkonte ne Shqypni per nje vizite rutine mbeshtetese, ai ja ktheu:

    NE CILEN ANE TE AFRIKES GJENDET KY VEND?

    randaj o Auron Tare, por edhe ju o gazeta DITA,

    AMAN SE NA PLASET SHPIRTIN ME KETO BROCKULLA HISTORIKE QE PUBLIKONI PAPUSHIM!

    Reply to this comment
    • emi ks July 26, 15:32

      te nderuar askush nuk po ju detyron qe ti lexoni nese sju pelqen pse po i lexoni dmth skeni nevo ti lexoni keto histori sipas jush brockulla kaq

      Reply to this comment
    • gjermani i fundit July 26, 16:15

      Po ti o nastro trimi,ne breket e Stalinit ishe fshehur qe degjove Berian cfare i tha Stalinit dhe anasjelltas? Po Bushin ku e degjove? Se Bushi nuk gjen dot ne harte as Ameriken, kjo tregon se sa te mbushur e ka kungullin. S’po te ngacmoj per vilen e Bahri Omarit, ku ti ke memorizuar dialogje qesharake, sa eshte marrezi te te marresh seriozisht. Mos te hyj kot ne hak, do te kene denuar per shpifje atekohe, meqe shume dialogje ti i di me saktesi pa qene nevoja te jesh prezent.

      Efendem nastro dermani
      Pa degjo c’te thote gjermani,
      Shko dhe ulu tek Tajvani,
      Ti s’ke bythe per pune vatani.

      Reply to this comment
  2. Nje sarandit July 26, 13:01

    Me kujtohet nga vitet shtatedhjet grupi artistik i Konispolit cfaqte pjesen teatrale:
    “Ketu edhe guret ju djegin..”
    Dhe me te vertete ketu jane percelluar te gjithe armiqte.

    Reply to this comment
    • Hasan Shima July 26, 13:49

      Auron Tare je nje mashtrues ordiner qe kerkon te jesh ne treg, ne menyre qe te terheqesh vemendjen pronarit tend, Edvin Rama. Tashme te kane dale poshtersite e genjeshtrat e tua dhe kerkon qe te kthesh kohen e heroizmave te sigurimit, e cili te furnoizon edhe sot me keto histori konspirative. Turp per gazeten Dita qe boton shkrimet e plehres Auron Tare.
      Hasani

      Reply to this comment
  3. Hasan Shima July 26, 13:45

    Auron Tare je nje mashtrues ordiner qe kerkon te jesh ne treg, ne menyre qe te terheqesh vemendjen pronarit tend, Edvin Rama. Tashme te kane dale poshtersite e genjeshtrat e tua dhe kerkon qe te kthesh kohen e heroizmave te sigurimit, e cili te furnoizon edhe sot me keto histori konspirative. Turp per gazeten Dita qe boton shkrimet e plehres Auron Tare.

    Reply to this comment
  4. Hasan Shima July 26, 13:46

    Auron Tare je nje mashtrues ordiner qe kerkon te jesh ne treg, ne menyre qe te terheqesh vemendjen pronarit tend, Edvin Rama. Tashme te kane dale poshtersite e genjeshtrat e tua dhe kerkon qe te kthesh kohen e heroizmave te sigurimit, e cili te furnoizon edhe sot me keto histori konspirative. Turp per gazeten Dita qe boton shkrimet e plehres Auron Tare.
    Hasani

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. July 27, 11:05

      @ Hasan Shima! Qenke robi qe rrjeshtohesh fill pas nastradin uranit te kastraveceve.. Po mir mor trap e gjysem, e shkrove nje here si koment , pse e ke perseritur tre here, apo se je nje idiot e gjysem. Po ke argumenta qe ta perhgenjeshtrosh apo dhe ta demaskosh autorin, hidhi dhe ti ne treg, por mos lih kot si nje qen zgjebarak. Gazeta Dita ka vetem nje faj apo gabim qe niset nga fakti se ti po na delke me emrin tend dhe duhet te publikoj pislleqet tua ne drejtim te autorit te shkrimit. Apo mos je ndonje pinjoll nga te Tahirit , Temes apo atij Plakut? Po nuk te pelqejne shkrimet, lexoji dhe kaloji por jo te fyesh autorin. Ne fakt , kur i terheq vemendjen gazetes Dita, pergjithesisht dhe jo konkretisht per kete rast te jap te drejte , se fackti qe publikohen joi vetem komente idiotesh por dhe shkrime kot (jo ky rast) ka terhequr nga ky blog mjaft lexues qe me komentet e tyre e benin Dita-n me terheqese per lexuesit.

      Reply to this comment
  5. the truth July 26, 14:08

    Nga shume dokumente te deklasifikuara te CIA-s te periudhes pas 1945 del konkluzioni se Shqiperia e asaj kohe eshte nje nga shtetet e vetme ne bote qe sfidoi sulmet bizarre diversioniste sidomos greko-amerikane 1945-1990 dhe serbo-amerikane 1948-1990.

    Ka ardhur koha per shenjterimin e Enver Hoxhes ((pamvaresisht nga gabimet e tij ne pronat dhe lirite shprehjes).Nqs se shteti shqiptareve do ishte serioz duhet te kerkojae nga amerika dhe vasalet e saj GREQIA-SERBIA-ITALIA demshperblimet e kesaj lufte ilegale..

    Materiali I meposhtem tregon se ate qe nuk e arriten serbo-greket per shekuj ..e realizuan pas 1992 nepermjet KALIT TE TROJES( TROPOJES) sali berishaj dhe kjo klasa politike sot qe e kane kthyer ate vend me keq se vilajetet e perandorise osmane

    1934-1946, Themelimi i Mavit, dëbimi i çamëve dhe goditja nga qeveria e pasluftës

    Nga viti 1920 e deri në 1934 strukturat e drejtësisë kishin mundur të identifikonin dhe skedonin një numër të madh personash të lidhur me silogjet vorio-epirote dhe agjenturën greke. Lista të gjata u përpiluan nga qeveritë e ndryshme që pasonin njëra- tjetrën që nga ato të Iliaz Vrionit, Xhaferr Ypit, Pandeli Vangjelit e deri tek ato të Zogut. Vasil Shahini ishte identifikuar si koka e agjenturës e për këtë edhe u dënua, pas tij vinin Jani Diamanti, Sokrat Bozhori, Thanas Bollano, Filip Stamuli etj.

    Në të njëjtin krah strukturat e fshehta të Ministrisë së Brendshme jashtë vendit informojnë nga Greqia mbi riorganizimin e çetave andarte që kishin kryer më parë qindra masakra në jug dhe juglindje të Shqipërisë. Sipas informacionit mbështetësit financiarë të këtyre grupeve të armatosura premtonin para në këmbim të anëtarësimit në këto çeta. Deri në datë 18 Nëntor 1934 numri i të anëtarësuarve në to arrin në rreth 250. Mbledhja e krerëve të çetave sipas dokumenteve të kohës bëhej në disa hotele në Follorinë të Greqisë ku qëndronin të paktën 15 kryetarë të vjetër çetash, të cilët kishin qenë në Shqipëri edhe në vitet 1914. Pagesa për çdo mercenar që do të bashkohej ushtarakisht me këtë grup ishte 60 franga floriri.

    Njëkohësisht silogjet vorio-epirote vijonin organizimin. Strukturat ndahen në dy pjesë, familja Stefani në SHBA siç thuhet në dokumente merret me mbledhjen e të ardhurave financiare për familjet grekofone që mund të vinin nga Shqipëria në Greqi. Ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave shkon për të financuar aktivitetin propagandistik dhe ushtarak të çetave andarte. Kompania ushtarake e Leskovikut nën emrin e nënkolonel Ali Rizës kërkon forcimin e masave për t’i paraprirë çdo sulmi të papritur të kufirit shqiptar.

    Himara ishte një ndër pikat e nxehta të përballjes mes shërbimit sekret shqiptar dhe atij grek, të cilët qëndronin të kamufluar pas dy palëve të quajtura Partia Nacionaliste dhe Partia Grekomane. Në qendër të luftës ishte problemi i shkollave private dhe atyre publike, si dhe ai i zgjedhjeve për kryepleqësitë. Pala shqiptare mbante lidhje të forta me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të arsimit duke kërkuar edhe përkrahjen e fortë të elementëve atdhetarë në krahinë.

    Pas rreth tre javësh, Vasil Shahini, drejtuesi kryesor i grupeve grekofone në Shqipëri lirohet nga internimi. Ministria e Brendshme i jep këshillat e rastit, një ndër personazheve më të fuqishme në atë kohë që kryente ndërlidhjen mes strukturave shtetërore në Greqi dhe lëvizjeve vorio-epirote brenda vendit. Në telegramin dërguar prefekturës Gjirokastër, Ministria e Brendshme kërkon që Vasil Shahini të mbahet nën vëzhgim të rreptë.

    Në 1936 diplomatë grekë me anë të konsullit të Korçës kërkojnë lejimin e një meshimi të dytë në gjuhën greke në një nga kishat e qytetit ekskluzivisht për personelin e konsullatës. Por kjo kërkesë hidhet poshtë nga autoritetet shqiptare. Në shkresën zyrtare bëhet e qartë se në kishat autoqefale shqiptare në meshim dhe predikim lejohej vetëm gjuha amtare, çdo gjuhë tjetër ishte rreptësisht e ndaluar. Prefekti i Vlorës, Ismet Kryeziu, i kërkon zyrës sekrete në shtator të 1936-s që nxënësve nga Himara që studionin në Greqi të mos u jepej pasaporta derisa të hiqej dyshimi se nuk studionin me bursa të huaja, duke e mbështetur këtë në nenin 425 të dekret/ligjit organik të arsimit që urdhëronte mospranimin e bursave të huaja pa lejen e saj. Duke qenë se ky problem ishte shqetësim edhe në zona të tjera të vendit me 26 shtator Prefektura Gjirokastër njofton zyrën sekrete se një numër i madh studentësh jashtë vendit duke u paraqitur me certifikatat shkollore ku rezultonin të regjistruar kërkonin pajisjen me pasaporta si studentë. Ndërkohë që sipas ligjit, ata duhet të paraqisnin një deklaratë të noterizuar sipas së cilës nuk do të pranonin asnjë bursë të huaj. Të njëjtin shqetësim ngre edhe konsulli shqiptar në Janinë, Xhemal Frashëri.

    Në vitin 1937, Shqipëria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për çeljen e tri shkollave private greke në Himarë. Në këmbim shteti fqinj do të ofronte mësimin e gjuhës shqipe në dhjetë shkolla të Çamërisë. Kushti tjetër i Shqipërisë ishte që mësuesit të ishin shqiptarë dhe të zgjidheshin nga popullsia vendase çame. Por pavarësisht se e nënshkroi marrëveshjen Greqia bëri çmos që në shkollat në Çamëri të emëroheshin elementë grekofonë, të cilët kishin në programin e tyre forcimin e idesë së Vorio Epirit.

    Ndërkohë, pak kohë pasi kishte lënë internimin dhe pavarësisht se mbahej nën vëzhgim të rreptë nga organet e drejtësisë e informatorët, Vasil Shahini rimori sërish të njëjtin pozicion në drejtim të celulave vorio-epirote. Së bashku me njerëzit e tij më të afërt Jani Diamanti, Vasil Xhongo, Spiro Miho, Aleks Dajlani, Vasil Zeri dhe Telo Cici, tregtari nga Dervicani organizonte shpesh mbledhje ilegale në Gjirokastër.

    Pak javë më pas Vasil Shahini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij Kicati, Laboviti, Zeri e Bollano udhëtojnë drejt Greqisë për t’u kërkuar drejtuesve më të lartë të këtij vendi një mbështetje më të madhe për lëvizjen e tyre vorio-epirote. Në bazë të kërkesave presioni ndaj shtetit shqiptar për hapjen e gjimnazeve në gjuhën greke e më pas aneksimi i Jugut të Shqipërisë nga Greqia. Shkresa e kohës jep detaje mbi këtë aksion të ri të krerëve të agjenturës greke në Shqipëri.

    ZYRËS SEKRETE 20/12/1938

    Një delegacion prej 4-5 vetash kanë kërkuar t’i paraqesin kryetarit të qeverisë greke një peticion për t’i ndihmuar në kërkimet dhe punën e tyre. Personat janë Vasil Shahini, Telmah Laboviti, Gligor Kicati, Ilia Zeri, me ta ka qenë dhe Aristotel Qendro nga Labova e Madhe, i shoqëruar nga i ashtuquajturi Bollano prej rrethit të Himarës. Të gjithë njihen si elementë grekofonë dhe punojnë për dobësimin e ndërgjegjes kombëtare në këtë qark. Më pas kërkohet aneksimi i një pjesë të kësaj province nga shteti grek dhe hapja e gjimnazeve në gjuhën greke.

    Viti 1939 do të vinte edhe njëherë në provën e mbijetesës shtetin shqiptar. Ushtria italiane zbarkon në Durrës më 7 prill. Mbreti Ahmet Zogu largohet menjëherë nga Shqipëria, monarkia bie. Kjo situatë kur i gjithë vendi vihet nën pushtimin fashist favorizon grupet vorio-epirote që ishin të mbikëqyrura rreptë nga strukturat shtetërore të mëparshme. Regjimi i ri rimodeloi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe disa ndër funksionarët më të lartë të saj i nxori jashtë shërbimit.
    Armata mbretërore u shkri dhe kaloi në përbërje të armës së karabinierisë. Vasil Shahini duke u përpjekur të përfitojë nga kaosi, intensifikon lëvizjet dhe takimet në Jug të Shqipërisë duke dhënë direktiva të qarta sesi duhej punuar dhe vepruar në këto zona me minoritarët, por edhe shqiptarët. Por kjo nuk do të zgjaste gjatë pasi edhe strukturat policore italiane skedojnë Vasil Shahinin. Regjimi fashist, një ndër reformat më të thella e kreu pikërisht në shërbimin sekret i cili u shkri më 1940 dhe në vend të saj u ngrit zyra politike dhe e personelit në krye të së cilës u vendos Harito Harito. Ja një nga dokumentet e kohës ku evidentohet qartazi informacioni që përcillej për Vasil Shahinin dhe disa ndër bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

    02/05/1940

    Personat e poshtëshënuar zhvillojnë propagandë greke dhe janë grekofilë. Të gjithë këta persona kërkojnë bashkimin e kishës me atë greke dhe Jugut me Greqinë. Këta persona do të ruhen në mënyrë të veçantë.

    Vasil Shahini
    Papadopuli
    Vëllezërit Licaj
    Gligor Kicati
    Vasil Xhongo
    Niko Lezo
    Dhimitër Vavako

    Pasi kishin përgatitur mjaft mirë territorin duke shfrytëzuar dezinformimin mediatik, por edhe protestat sikur shqiptarët po kërkonin me forcë të sulmonin Greqinë për të rimarrë Çamërinë dhe tokat e tjera të pushtuara, italianët më 28 tetor 1940 sulmojnë nga territori shqiptar me më shumë se 140 mijë trupa Greqinë. Me gjithë faktin së Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian ndaj fqinjëve, grekët me një dekret mbretëror më 10 nëntor 1940 shpallën menjëherë gjendjen e luftës me Italinë, por edhe me Shqipërinë. Mbi bazën e këtij ligji autoritetet greke konfiskuan pronat e çamëve, toka bujqësore, kullota, pyje, troje ndërtimi që kapnin një vlerë të përafërt me 350 milionë dollarë. Në fakt, dy batalionet shqiptare Tomori dhe Taraboshi morën pjesë vetëm në operacionet për të çliruar Korçën e pushtuar nga trupat greke.

    Pavarësisht trupave të shumta të angazhuara nga Benito Musolini italianët do të dështonin keqazi.

    Grekët në ofensivë me mbështetjen e fortë të britanikëve shtrijnë pushtimin e tyre në Shqipëri. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe me 8 dhjetor Gjirokastrën. Ushtria greke ndërmori një fushatë djegiesh dhe shkatërrimesh në të gjithë territorin e pushtuar. U shkatërruan kishat në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Korçë, në Drenovë e Voskopojë, por edhe xhamitë në Ersekë, Vloçisht, Pogradec, Leskovik, Mborje e Zvezdë.

    Gjatë pushtimit grek të Gjirokastrës në 1940 autoritetet e larta të vendit fqinj pas dështimit për të vënë në krye të konsullatës Vasil Shahinin në 1926, propozojnë krahun e tij të djathtë Jani Diamantin, por edhe ky kundërshtohet.

    Në 8 Nëntor 1941 në Tiranë nis kthesa historike që do të përcaktonte më pas fatet e Shqipërisë për rreth 45 vjet, themelohet Partia Komuniste. Që nga ai moment përplasjet mes grupeve vorio-epirote dhe komunistëve do të pasonin njëra-tjetrën sidomos në Jug dhe Juglindje të vendit. Në libra të ndryshëm të autorëve grekë flitet edhe për një tentativë bashkëpunimi mes dy fronteve në takime që janë organizuar në Konispol, Labinot dhe Poliçan.

    Por dështimi në bashkëpunimin mes dy fronteve, komunistëve dhe grekëve, do t’i hapte rrugë një lidhjeje të fortë mes Ballit Kombëtar dhe grupeve vorio-epirote. Vasil Shahini që njihej si koka e agjenturës greke në Shqipëri do të vendoste marrëdhënie mjaft miqësore me drejtues të Ballit ashtu siç pranohet edhe nga dëshmitarët e kohës.

    Lidhjet mes Ballit Kombëtar dhe grupeve vorio-epirote zbulohen edhe në librin e Bekim Budos “Shërbimi i fshehtë”. Drejtuesit kryesorë ballistë Mit’hat Frashëri, Bahri Omari, Hasan Dosti e Kolë Tromara u lidhën fort me Partinë Liberale Greke. Në krye të kësaj veprimtarie, theksohet në libër, u vunë shërbimet sekrete greke, të cilat organizuan edhe një grup antishqiptar të emërtuar nën siglën Onash ku merrnin pjesë minoritarë të arratisur prej vitesh nga Shqipëria. U ngritën qendra të grumbullimit, përgatitjes dhe stërvitjes të tyre në Pirgo, Konicë, Janinë, Filat e Kostur.

    Duke u përpjekur të shfrytëzojnë luftën në Shqipëri e më gjerë dhe kaosin që mbizotëronte në të gjithë rajonin, grupet vorio-epirote me mbështetje të fortë të shtetit grek programojnë nisjen e një aksioni të gjerë e të përgjakshëm në zona të ndryshme të vendit. Në librin e Bekim Budos zbulohet një takim sekret, për të cilin agjenti Barba Gaqi nga Athina informon se është mbajtur në zyrën e zbulimit grek Delfa në Janinë ku nënkolonel Spiro Lito u dha detyra konkrete grupeve agjenturore që do të hidheshin në Shqipëri.

    Ja fjalët e tij:

    Qeveria greke na ka vënë në dispozicion fonde dhe mjete të shumta të cilat do të shumëfishohen në të ardhmen, gjë që ne duhet ta justifikojmë. Ndërsa ju jeni të përqendruar vetëm në minoritet, lëreni Dhivrin, jo se është fshati im, lëreni Dropullin të cilat janë qendrat tona kryesore, ku mbështetemi, merruni me Vurgun, Pogonin dhe sidomos Himarën dhe ta fillojmë për së mbari. Jemi në kuadrin e rekrutimeve masive, që është parimi kryesor i punës sonë. Ju listat i keni. Për ata persona që na raportuan se janë të lidhur me partizanët, këshillat e tyre t’u djegim shtëpitë, të derdhim gjak. Jam dakord le ta fillojmë me Vasil Dalanin nga Bularati, t’i djegim shtëpinë dhe ta vrasim, pastaj të vrasim Lefter Koljanin nga Koshovica dhe Pandeli Garon nga Selo. Çfarë do të thonë njerëzit tanë në Dropull, në Dhivër dhe në 94 fshatrat e tjerë të minoritetit grek në Shqipëri. Me një gur vrasim dy zogj. Këta që do të vrasim janë tradhtarë të Vorio Epirit edhe pse janë ortodoksë. Kështu, ne forcojmë radhët tona dhe do vazhdojmë me kandidaturat që ju propozoni nga zona e bregdetit, Himarës e deri në Kolonjë.

    Agjenti informon se në takim morën pjesë: Spiro Lito, Lefter Guveli, Anastas Mari, Kico Kufo, Nasho Pilo, Llazi Sidheri, Jorgo Vito dhe Kico Longo.

    Në këtë kohë gjenerali grek, Napolon Zerva, themelon në korrik të 1942 Frontin për Çlirimin e Vorio Epirit i quajtur ndryshe Mavi. Sipas dokumenteve të kohës Vasil Shahini, Jani Diamanti e Jani Vidali dyshohet se ishin drejtuesit më të lartë të kësaj organizate në Shqipëri. Sipas librit “Vendet e dhimbshme të Greqisë – dëshmitarët e Vorio Epirit e Vllehëve”, në 1943 është zhvilluar një mbledhje ku është vendosur bashkëpunimi dhe lufta e armatosur për të çliruar Vorio Epirin.

    Mavi vepronte edhe në kuadër të Edes (Lidhja Kombëtare Demokratike Greke) në krye të së cilës vepronte gjenerali Napolon Zerva. Trupat e së cilit kryen masakra të shumta në Çamëri dhe Jug të Shqipërisë. Mënyra e strukturimit të organizatës Mavi mbetet enigmë, pasi lufta dhe fshehtësia në të cilën vepronte i mundësonte ilegalitet të plotë.

    Ndërkohë, trupat pushtuese italiane të thyera keqazi edhe në Greqi shpallin kapitullimin pa kushte më 8 shtator 1943. Vetëm pas një dite në Shqipëri u vendosën trupat gjermane të cilat nxituan të merrnin nën kontroll gjithë vendin për të penguar një zbarkim të mundshëm të trupave angloamerikane. Në 10 shtator ata kishin pushtuar pothuajse gjithë vendin.

    E ndërsa Shqipëria duhet të përballej me një pushtim të ri, përplasjet mes komunistëve dhe elementëve grekofonë do të ashpërsoheshin duke kulmuar në vitin 1943. Në 17 shtator ditë kur forcat partizane të udhëhequra nga Enver Hoxha hynë në Gjirokastrën e çliruar një ndër të parët që ekzekutohet është pikërisht Vasil Shahini. I njohur për më shumë se 15 vjet si koka kryesore që drejtonte silogjet vorio-epirote në Shqipëri. Vite më pas, në rrethana misterioze, në Greqi do të eliminohet edhe një nga njerëzit më të afërt të Shahinit, Jani Diamanti. Të dy këta ishin edhe bashkëthemelues të Frontit për Çlirimin e Vorio Epirit Mavi.

    Fronti Nacional Çlirimtar me Enver Hoxhën në krye njoftuan aleatët se do të ndiqnin gjeneralin Napolon Zerva edhe brenda kufirit grek si kundërpërgjigje ndaj masakrave që bënë në jug të Shqipërisë. Por misioni britanik ushtroi presion duke frenuar këtë sulm të partizanëve shqiptarë.

    Ndërkohë, në këtë situatë, Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit tentuan të arrinin një marrëveshje me forcat e djathta greke. Në librin e historianit Beqir Meta zbulohen detaje nga propozimet e bëra nga Mit’hat Frashëri në 10 maj të 1944 për qeverinë greke. Ato janë si më poshtë.

    Meqenëse çështja e lidhjes në formë federative varej nga mundësitë që do të krijoheshin pas luftës, të dyja palët të zotohen që sot se do të jenë të gatshme për realizimin e këtij projekti.

    1. Bazat e lidhjes do të jenë pavarësia dhe sovraniteti i të dyja palëve.
    2. Kufijtë greko-shqiptarë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të 1939.
    3. Bëjmë aleancë mossulmi, difensivë dhe ofensivë, si dhe lidhje ushtarake.
    4. Traktate ekonomike të ngushta mes të dyja palëve.
    5. Do të përpiqemi që sa më parë kjo lidhje të bëhet greko-turko-shqiptare.
    6. Në rast lufte, komanda e përgjithshme ushtarake do të vihet në dorë të Greqisë
    7. Të dyja palët do të paraqiten në Konferencën e Paqes si dy palë me një interes të vetëm duke përkrahur politikën e shoku- shokut. Kosova do të zotohet të mbështesë rivindikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibrës, që kështu në kohën e ardhshme të mund t’i bëhet ballë rrezikut skllav.

    Pikërisht në momentin kur forcat legaliste dhe Balli Kombëtar u bënë gati të arrinin marrëveshjen me grekët për propozimet e një viti më parë, Enver Hoxha urdhëroi masakrimin e drejtuesve kryesorë të tyre. Komunistët me këtë veprim prenë çdo fije bashkëpunimi mes forcave të djathta në dy vendet. Enver Hoxha kishte menduar ashtu si legalistët dhe Balli Kombëtar krijimin e një federate, jo me Greqinë e djathtë, por me Jugosllavinë komuniste. Goditja që u bëri Enver Hoxha eksponentëve të Ballit Kombëtar nuk ishte i vetmi shkak që çoi në dështimin e marrëveshjes. Shteti grek nuk ishte i gatshëm të kishte një bashkëpunim të tillë me Shqipërinë. Disa kohë më vonë grekët do ta hidhnin këtë ide të rinovuar dhe me kushte të tjera, të cilat synonin helenizimin e plotë të Shqipërisë së Jugut. Në federatë nuk do të pranohej kurrsesi Turqia, të cilës grekët i druheshin, pasi ndikimi i tyre në Shqipëri mund të kalonte në plan të dytë dhe të parëndësishëm.

    Më 27 qershor 1944, ushtria greke nis masakra të përgjakshme në Paramithi për të vijuar më tej në të gjithë Çamërinë. Brenda një natë të vetme 600 banorë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, u përdhunuan, masakruan e u dogjën për së gjalli. Gjenocidi vijoi në fshatin Parg, ku mbi 200 njerëz të pafajshëm u vranë. Masakra të përgjakshme trupat greke të udhëhequra nga gjenerali Napolon Zerva kryen edhe në Filat e Vanar. Fshatrat u mbytën nga gjaku dhe u mbuluan nga tymi dhe flakët. Spastrimi etnik vazhdoi me vite të tëra me një bilanc përfundimtar tragjik me mbi 2900 të vrarë dhe rreth 2400 çamë të tjerë humbën jetën duke u përpjekur të vinin në Shqipëri. Më shumë se 60 fshatra u dogjën dhe pasuritë u grabitën nga ushtria greke.

    Edhe pas çlirimit të Shqipërisë, Athina u përpoq të shfrytëzonte në interes të politikës së saj aneksioniste edhe zgjedhjet e para në Shqipëri, ato të dhjetorit 1945. Strukturat shtetërore greke dhe silogjet vorio-epirote riorganizuan agjenturat e tyre në jug të vendit, duke u kërkuar prerazi të bënin propagandë kundër Enver Hoxhës dhe të bojkotonin procesin zgjedhor. Qëllimi ishte të tregohej në arenën ndërkombëtare se minoriteti nuk donte të jetonte brenda kufijve të shtetit shqiptar, por të bashkohej me Greqinë mëmë.

    Në shërbim të këtij misioni u hodhën menjëherë në terren shumë nga ish-bashkëpunëtorët e Vasil Shahinit, të cilët nisën të shpërndanin trakte, gazeta, por edhe duke organizuar takime të fshehta ku promovohej ideja e Vorio Epirit dhe kërkohej kundërshtimi i komunistëve, duke mos u bërë pjesë e procesit të 2 dhjetorit. Në trakte shkruhej se votimet duhet të sabotoheshin, sepse grekëve nuk duhet t’u interesonte kush qeveris Shqipërinë, por Greqinë.

    Ne s’duhet të votojmë, por të mendojmë të afrohemi me tokën tonë, këto zgjedhje u përkasin shqiptarëve dhe jo neve, thuhej në traktet që u shpërndanë në të gjithë Jugun e Shqipërisë. Menjëherë pas fitores së komunistëve të drejtuar nga Enver Hoxha, grekët kundërshtuan rezultatin, duke deklaruar se zgjedhjet e zhvilluara në të ashtuquajturin Epir të Veriut ishin absolutisht të papranueshme. Sipas tyre, në votime morën pjesë vetëm 60 për qind e popullsisë që ishte tregues i pavlefshmërisë së tyre. Grekët shkuan më tej, kur në një memorandum dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit i lëvizën edhe më shumë shifrat, duke deklaruar se në zonën e Vorio Epirit abstenimi shkonte nga 50 në 90 për qind. Por këto të dhëna binin në kundërshtim me burimet shqiptare, të cilat njoftonin për një pjesëmarrje në proces të minoritetit grek në masën 92 për qind.

    Menjëherë pas ardhjes në fuqi të regjimit komunist në vitin 1946 me urdhër të Enver Hoxhës, strukturat e Ministrisë së Brendshme nisën një fushatë të gjerë arrestimesh dhe ndalimesh në zonat e jugut, duke internuar disa qindra të dyshuar dhe të afërm të tyre si të lidhur me silogjet vorio-epirote dhe propagandën greke që ushtrohej në këto zona. Aksionet nisin nga Derviçani në Gjirokastër, në Ersekë, Leskovik, Himarë e Sarandë. Një pjesë e të arrestuarve dhe të internuarve ishin të skeduar më parë, pjesë e listave të shërbimeve sekrete shqiptare.

    Dokumentet e kohës flasin për 133 të burgosur dhe dhjetëra familje të internuara. Mes tyre bien në sy mbiemra të njohur që kishin qenë mjaft aktivë gjatë periudhës parakomuniste në lidhjet e tyre me elementë që punonin për agjenturën greke, si: Bollano, Lekas, Tatas, Gumas, Papas, Stefanos e Kostas. Mes tyre edhe shumë mësues të shkollave në Gjirokastër, Poliçan, Llongo etj., të cilët, sipas regjimit, punonin si agjentë të fshehur në shërbim të agjenturës greke.

    Të burgosur

    Dervician
    Kristos Tsamis
    Kristos Liakos
    Gregorios Bezatis

    Kakavi
    Michael Miris

    Pepel
    Aphroditis Makou
    Pavlos Melos
    Vasilios Siskas

    Poliçan
    Andreas Ghoulis
    Christos Ghikas
    Athanasios Terpos
    Stavros Iassonides
    Andreas Rossis

    Sopik
    Konstantine Kontopanos
    Kontantine Ghatzouris
    Panajotis Premikiris

    Përmet
    Panajotis Kiapes
    Spiridon Kostas
    Theodoros Tselios
    Elias Anastadiades
    Pavlos Evangelou
    Georgos Tasos
    Georgios Mitsis
    Sotir Kyritsis
    Theodoros Markou
    Georgios Prontanis

    Nivicë
    Ghikas Papacosta
    Demetrios Photis
    Cosmas Ghourmas
    Elias Ghoumas

    Himara
    Nicholas Katselanos
    Loukas Bolanos
    Stephanos Bolanos

    Dhërmi
    Thimio Melios
    Damianos Zoupas
    Kleanthis Karavelas
    Cosmas Karavelas

    Qeparo
    Manolis Lekas
    Gregorios Alexi
    Ioannis Voglis
    Spiros Gumas

    Palasë
    Ioannis Gherkis
    Antonios Lekas
    Evangelos Giannis

    Korçë
    Stephanos Sekkos
    Stavros Sekkos
    Constantine Sekkos
    Hercules Kyriakou
    Michael Stassas
    Thomas Stassas
    Vasiolios Katounis
    Evangelos Ambesis
    Harallamb Zacharas
    Joseph Zacharas
    Ksenofon Douskos
    Petros Nounis
    Petros Kotokos

    Paralelisht Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjirokastër do të niste një gjykim të rreptë mbi 19 prej të arrestuarve në aksionin e mëparshëm nën akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut. Të gjithë të pandehurit do t’i nënshtroheshin një hetimi të imtësishëm për veprimtarinë e tyre gjatë luftës e pas saj, por edhe për lidhje të dyshimta me persona që vepronin në lidhje të fshehta me agjenturën greke. Në qendër të hetimit ishin thirrjet që u ishin bërë banorëve të këtyre zonave nga të arratisurit e fundluftës për të mos marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në Shqipëri, e që solli në pushtet komunistët, bashkë me to ishin shpërndarë edhe trakte që kërkonin bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Ndër të arrestuarit ishte edhe Vasil Pertali nga Leshnica e Sarandës, një ndër njerëzit që do të rezultonin mjaft aktivë në veprimtaritë e paligjshme kundër shtetit shqiptar në propagandën për Vorio Epirin edhe në vitet e mëpasshme.

    Procesverbal nr. 237 1946

    1. Vasil Pertali, Dhrovjan
    2. Qimon Greka, Leshnicë
    3. Harallamb Lezo, Leshnicë
    4. Papa Stavro Rexho, Dhivër
    5. Teli Harbaci, Dhivër
    6. Filip Papa-Thanasi, Kalivë-Shush
    7. Lluka Prifti, Piqeras
    8. Vangjel Papai (Zisi), Aliko
    9. Stavro Pilo, Aliko
    10. Vasil Llazari, Lukovë
    11. Mihal Llambro, Sarandë
    12. Papa Jani Dashi, Çukë
    13. Loli Papa, Aliko
    14. Sotir Shqevi, Kalive-Pasha
    15. Nasho Pando, Sopik
    16. Kristo Papa Stavro, Sopik
    17. Fane Deneku, Sopik
    18. Koço Qesko, Mursi
    19. Pilo Shqevi, Kalive-Pasha

    Gjatë seancave të gjata gjyqësore, të pandehurit u nënshtrohen pyetjeve të shumta të hetuesve, duke dhënë sqarime mbi lidhjet e tyre me persona të dyshuar si pjesë e silogjeve vorio-epirote në Greqi. Disa prej tyre pranojnë të jenë ndikuar drejtpërdrejt ose jo nga persona të arratisur në shtetin fqinj dhe që për vite me radhë kishin qenë në krah të Vasil Shahinit, të vrarë tashmë që prej tre vitesh.

    Ndjenja e frikës vihet re lehtësisht në të gjitha dëshmitë e të arrestuarve, të cilët pranojnë të kenë qenë pjesë e veprimeve ilegale të silogjeve vorio-epirote në Shqipëri, por mbrohen me faktin se janë manipuluar dhe çdo gjë e kanë bërë pa pasur dijeni të plotë mbi rëndësinë e informacioneve që kanë transmetuar. Ja copëza nga pohimet e disa prej të pandehurve të mbajtura në procesverbalet e hetuesve.

    Sotir Shqevi: Unë isha i tronditur nga ndryshimet politike. Nasho Pando më hapi bisedat e para për Greqinë dhe më vuri në dukje fitimet e reaksionit, duke më thënë se reaksioni do të provokojë Shqipërinë dhe Ballkanin, e prandaj duhet të lidheshim me priftin e fshatit Sopik, i cili lidhej në Korfuz me disa të arratisur, që ishin të lidhur me silogjet e Vorio Epirit. Unë punën time e quaj tradhti, sepse tradhtova detyrën time dhe popullin në favor të imperializmit grek.

    Vangjel Zisi: Unë vetëm një gazetë kam kënduar asgjë tjetër. Më 24 dhjetor 1945 më erdhi Vasil Pertali, i cili më tha se kishte disa broshura për mua dhe Lolin, unë i mora dhe i dogja. Një letër m’u dorëzua nga djali i Vasil Pertalit, vinte nga silogu, kërkonte informata për priftërinjtë, mësuesit, oficerët, të internuarit, rezultatin e votave etj. Unë e grisa dhe nuk u përgjigja se kisha frikë.

    Filip Thanasi: Në muajin dhjetor më thirri Loni Papai dhe më tha se kishin ardhur disa gazeta e ca thirrje për abstenim, unë i thashë që nuk është në interes të popullit të abstenoj. Bashkë me to ishte edhe një letër dorëshkrim që kërkonte informata të ndryshme, mes të cilave sa ushtri kishte në Sarandë, në Konispol e Delvinë. Informatat që jepnim shkaktuan sjelljen tonë para jush.

    Loli Papa: Ne na kërkuan informata, por letrën e shkruan Filipi me Ilia Manon dhe dëgjova që shkroi se në Sarandë ka një brigadë me 1500 ushtarë, në Delvinë një brigadë me 1500 ushtarë dhe në Konispol bashkë me kufijtë 2000 veta. Tjetër gjë nuk i raportuam. Informatat i kishte marrë Filipi, nuk di se ku i kishte marrë, unë vetëm e dëgjova.

    Koço Qesko: Më kërkuan informacion ushtarak për në Bistricë dhe unë iu përgjigja se nga Bistrica e lartë janë 2500 vetë. Informata të tjera që ishin çuar në Korfuz ishin edhe për municionet. 40–50 topa, 15 000 deri në 20 000 mitraloza dhe murtaja 2000 ose 3000.

    Atë Kristo Papa: Informatat i dhamë për bela. Në Konispol ishin 500 shpirt, me veshje të mirë, moral të mirë, ushqehen mirë. Në fshatin Pandelejmon kishte një kompani me 80 veta, në Theollogo ka 800 veta. I shkruam se urat janë të ndërtuara dhe rrugët po rindërtohen.

    Harallamb Lezo: Vasil Pertalit i dorëzova ato pesë letra që më dhanë. Letrat ishin të daktilografuara dhe kishin pseudonimin “qendriqiepitropi vorio-epirotiko-agon” Këshilli Qendror i Vorio Epirit për Luftë.

    Vasil Pertali: 5 zarfe ia dhashë Harallamb Lezos, Pavllo Konomit, Vangjel Zhongës, Foto Grekut, Vangjel Zisos, Cavo Pilos e Loli Papës. Unë zbatova atë që më ishte thënë përmes adresave të shkruara në pako. Unë nuk jam agjent, nuk kam punuar për asnjë.

    Paralelisht e njëjta situatë e nderë e konfliktuale shoqëron edhe marrëdhëniet zyrtare mes Tiranës e Athinës. Më 13 shkurt të 1946-s Greqia shprehet prerazi kundër pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në letrën zyrtare të dërguar nga ministri i Jashtëm grek në OKB theksohet se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të.

    Në të njëjtën kohë, Gjykata Ushtarake në Shqipëri vijonte gjyqin e 19 dhe më 1 korrik të 1946-s jep edhe konkluzionet përkatëse për secilin prej tyre, duke shpallur edhe vendimin.

    “Për veprimtari sabotazhi kundër pushtetit shpallen fajtorë të gjithë të pandehurit, të cilët bëjnë pjesë në grupe të ndryshme të spiunazhit armik”.

    Grupi i Delvinës drejtohej nga Harallamb Lezo, Vasil Pertali dhe Teli Harbaci.

    Grupi i fshatit Dhivër, që njihej me pseudonimin Kallamat, drejtohej nga Pavllo Konomi, Qimon Greka.

    Grupi i Hoxhës drejtohej nga Jorgo Mako me pseudonimin Arqellos. Për përfaqësimin e këtyre grupeve përballë spiunazhit grek ishte përgjegjës grupi i Leshnicës, i cili kishte pseudonimin Efrosini 933.

    Lidhjet mbaheshin me Kiço Filipin, Koço Pertalin, Vasil Llanjon dhe në Dropullin e Sipërm me Aleksi Zhongën. Edhe grupi i Dhivrit kishte lidhje të drejtpërdrejta me Naso Kushtin dhe Dhimitri Maksakulin. Grupi i bregdetit dhe Sarandës drejtohej me urdhra të drejtpërdrejta nga zyra e spiunazhit në Korfuz. Në Lukovë drejtonte Vasil Llazari me Kili Kostën dhe Kosta Bocin. Ky grup kishte bazë edhe në Shën Vasil me elementin Spiro Dajko, në Nivicë përgjigjej Papa Stavro Rexho dhe Naqe Qesarin. Në Piqeras drejtues ishte Llukë Prifti dhe në Sarandë përgjigjeshin Pavllo Llambro dhe Mihal Llambro. Lidhjet e këtij grupi me Korfuzin mbaheshin nga deti dhe si korrierë përdoreshin Gole Prifti dhe Leonidha Mërtiri nga fshati Piqeras, të cilët me ndihmën e elementëve të grupit në fjalë qarkullonin ilegalisht të armatosur. Grupi i fshatit Mursi përbëhej prej Dhimo Koçit, Koço Qeskos, Lilo Stefanit, Kristo Lokoshit, grupi i Sopikut nga Papa Kristo, Andon Sotiri, Kolo Vaso, Vasil Daneko, Sotir Ninos, Fane Denekut, Jorgo Danekos. Grupi i Alikos nga Loli Papai, Vangjel Zisi, Loli Nasho, Llambi Kokali, Cavo Pilo, Ilia Mano. Grupi i Çaushit nga Nani Dellas, Filip Nasho, Petro Loli, Kiço Loli, Panajot Lezo. Grupi i Konispolit Nasho Pando dhe Sotir Shqevi. Ndërkohë elementë të tjerë vepronin në fshatra si Kulluricë: Miho Zisi, Panajot Dalla, Kola Qirio, Andoni Mitro, fshati Çukë: Papa Jani Dashi e Mici Arvaniti”.

    Pasi ka zbuluar këtë rrjet të koklavitur agjenture të lidhur me spiunazhin grek të pasqyruar në detajimin e hetimit, gjykata e përbërë nga kapiteni i parë Bexhet Mema dhe kapitenët e dytë Shaban Idrizi dhe Xhevat Ahmataj, marrin vendimin për 19 të pandehurit. Në bazë të nenit 15 të ligjit numër 41 mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, të 19 të pandehurit shpallen fajtorë dhe armiq të popullit për tradhti të lartë kundër integritetit tokësor dhe pushtetit popullor.

    Nasho Pando, Sotir Shqevi dhe Teli Harbaci dënohen me vdekje dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Dënohen me burgim të përjetshëm Filip Papa-Thanasi, Harallamb Lezo dhe Vasil Llazari. 30 vjet burg për Papa Jani-Dashin, Koço Qeskon, Papa Kristo Papa dhe Loli Papa.

    Me 15 vjet burg dënohet Qimon Greka, me 10 vjet Vasil Pertali dhe Cavo Pilo, 6 vjet Vangjel Papai, 5 vjet Mihal Llambro, 3 vjet Papa Stavro-Rexho, 2 vjet Fane Deneku, Pilo Shqevi dhe Lluke Prifti…

    Reply to this comment
    • Moloso July 29, 12:12

      O kriminel, po keto dokumente te sugurimit vertetojne se ndaj Helleneve Etnik eshte bere Spastrim Etnik cnjerezor!
      Qidra vrasje, mijra burgosje, mijra internime ato vertetonje o KRIMINELA bij bushtras!
      Kriminela si Tare me shok:
      Ne djall te veni!

      Reply to this comment
  6. Ramy July 26, 14:48

    Nastrudin.
    Po ti spiun i kujt ke qene??

    Reply to this comment
  7. Mark ramy uk scotland irland July 26, 15:10

    I pska shkerdhyer mire enveri keta pisat grek qe ne 45 n. Prandaj rrinin si muti ne shi keta te tjeret se ua kish qendisur ai

    Reply to this comment
  8. emil July 26, 15:58

    Emrat pse nuk i shkruan o z.Auron ,ata njihen jan publikuar me pare bile ka qen nje nga djemt e gruas se martuar 2 her qe i ka pranuar ato qe shkruani ju ajo ka qen e motra e njerit prej te denuarve me grupin e T.Sejkos dhe i shoqi ne mos gaboi ka qen oficer.Djali i saj i ka then se keto jan te verteta pas viteve 91.mos ta zgjas shum eshte i sakt shkrimi juaj.

    Reply to this comment
  9. Mark ramy uk scotland irland July 26, 16:39

    Muzikanti ka qene poliagjent. Edhe pak homo. Prandaj ja rrasen brenda.
    Per sa kohe ta rrasi enveri brenda ty intelektual???

    Reply to this comment
  10. VMv July 26, 18:44

    Do te ishte me e qarte sikur te ishin dhene emrat e plote qe jane ne origjinal.

    Reply to this comment
  11. Vëzhguesi F. July 27, 21:52

    Moderator apo moderatore! Jo per ndonje gje, por dua te di pse nuk i publikoni komentet dhe replikat e mia. Eshte e vertet qe une kam dal shume rralle edhe per kete fakt, se nuk eshte rasti i pare. Askush nuk ka kohe te tepret. Une e kuptoj qe kjo eshte pune preferencash, apo dhe ndonje diçka tjeter qe nuk me vjen mire t’ jua troç. Gjithsesi mire beni , se te pakten po me jepni nje arsye qe jo te mos komentoj dhe replikoj , por as mos te marr mundimin te futem me ne blogun tuaj. Qofshi mire me nastradinet tuaj. Ish lexuesi juaj qe prej daljes se pare te kesaj gazete.

    Reply to this comment
    • intelektuali July 28, 09:12

      NJE REPLIKE PER VEZHGUESIN F DHE PER ENVERISTET E PEZMATUAR NE GAZETEN DITA

      Po pse acarrohesh me gazeten DITA dhe me nastradinin e gjore o enveristi Vezhguesi F me bisht, ja qe t’i ka publikuar te gjitha “diamantet” qe shkruan ne kete faqe elektronike duke fyer dhe denigruar te tjeret, por duke mos folur asgje per thelbin e debatit qe ka hapur autori Auron Tare me fantazite e tij historike me spiunet imagjinare te CIA-s qe nga

      RNDOLLARO – agjenti kryesor
      IDENTITI 1 – agjenti dytesor
      IDENTITETI 9 – agjenti rezerve

      Debati qe mund te formulohet si me poshte vetem me nje fjali:

      A ISHTE GJENERALI CAM TEME SEJKO NJE AGJENT I AMERIKONEVE DHE I CIA-S APO MASAKRIMI I TIJ DHE I CAMEVE TE KONISPOLIT ISHTE NJE VEPER E KGB-SE RUSE PER TE KONSOLIDUAR POZITAT E TYRE NE SHQYPNI?

      Auron Tare me kete shkrim qesharak si dacibao kineze te Kohes se Qepes te Partise se Punes kur kjo Parti e Punes dhe e Puntoreve akuzonte kryeministrin e saj legjendar Mehmet Shehu si poliagjent edhe te rusit edhe te amerikoneve njekohesisht, pra Auron Historiani qe ka hulumtuar ne Arkivat e CIA-s, njesoj si Marenglen Enveristi ne Arkivat e Wehrmachtit, pra ky Auron Djali thote se Teme Sejko dhe camet e Konispolit kane qene spiuna te CIA-s, por nuk jep emera dhe fakte, nderkohe qe rjeshton RNDOLLARO dhe IDENTITETE ashtu sic i rjeshtonte Enver Hoxha Armiqte e tij te Brendeshem dhe te Kllases do kohe me pare dhe krejt natyrshem eshte qe komentuesit dhe debatuesit ne DITA te ndahen ne koncepte te ndryshme qe nga enveriste fanatike e deri ne antikomuniste properendimore, sepse ne fund te fundit Shqypnia sot po i lutet per ndihma dhe po i puth BYTHEN SHBA dhe nuk ka shprehur asnje deshire per t’u afruar me Lindjen Bolshevike e Putinit ashtu sic beri |Enver Hoxha do vite me pare (nuk e pe Like Floririn me fanatikun komunist Pandeli Majko me nje tabor enveristesh nga pas si shkuan ne SHBA per t’u servilosur e per t’u krekosur)

      prandaj:

      Ky eshte debati aktual ne gazeten DITA dhe ule zerin se ke dale jashte shinave te llogjikes dhe mos e kerko fajin tek moderatoret e kesaj gazete dhe mos e fyej pa shkak oponentin tend nastradinin.

      Reply to this comment
    • intelektuali July 28, 09:14

      NJE REPLIKE PER VEZHGUESIN F DHE PER ENVERISTET E PEZMATUAR NE GAZETEN DITA

      Po pse acarrohesh me gazeten DITA dhe me nastradinin e gjore o enveristi Vezhguesi F me bisht, ja qe t’i ka publikuar te gjitha “diamantet” qe shkruan ne kete faqe elektronike duke fyer dhe denigruar te tjeret, por duke mos folur asgje per thelbin e debatit qe ka hapur autori Auron Tare me fantazite e tij historike me spiunet imagjinare te CIA-s qe nga

      RNDOLLARO – agjenti kryesor
      IDENTITI 1 – agjenti dytesor
      IDENTITETI 9 – agjenti rezerve

      Debati qe mund te formulohet si me poshte vetem me nje fjali:

      A ISHTE GJENERALI CAM TEME SEJKO NJE AGJENT I AMERIKONEVE DHE I CIA-S APO MASAKRIMI I TIJ DHE I CAMEVE TE KONISPOLIT ISHTE NJE VEPER E KGB-SE RUSE PER TE KONSOLIDUAR POZITAT E TYRE NE SHQYPNI?

      Auron Tare me kete shkrim qesharak si dacibao kineze te Kohes se Qepes te Partise se Punes kur kjo Parti e Punes dhe e Puntoreve akuzonte kryeministrin e saj legjendar Mehmet Shehu si poliagjent edhe te rusit edhe te amerikoneve njekohesisht, pra Auron Historiani qe ka hulumtuar ne Arkivat e CIA-s, njesoj si Marenglen Enveristi ne Arkivat e Wehrmachtit, pra ky Auron Djali thote se Teme Sejko dhe camet e Konispolit kane qene spiuna te CIA-s, por nuk jep emera dhe fakte, nderkohe qe rjeshton RNDOLLARO dhe IDENTITETE ashtu sic i rjeshtonte Enver Hoxha Armiqte e tij te Brendeshem dhe te Kllases do kohe me pare dhe krejt natyrshem eshte qe komentuesit dhe debatuesit ne DITA te ndahen ne koncepte te ndryshme qe nga enveriste fanatike e deri ne antikomuniste properendimore, sepse ne fund te fundit Shqypnia sot po i lutet per ndihma dhe po i puth BYTHEN SHBA dhe nuk ka shprehur asnje deshire per t’u afruar me Lindjen Bolshevike e Putinit ashtu sic beri Enver Hoxha do vite me pare (nuk e pe Like Floririn me fanatikun komunist Pandeli Majko me nje tabor enveristesh nga pas si shkuan ne SHBA per t’u servilosur e per t’u krekosur)

      prandaj:

      Ky eshte debati aktual ne gazeten DITA dhe ule zerin se ke dale jashte shinave te llogjikes dhe mos e kerko fajin tek moderatoret e kesaj gazete dhe mos e fyej pa shkak oponentin tend nastradinin.

      Reply to this comment
  12. demo July 27, 23:07

    Ike o Tare mbaro shkollen,se mbete me kursin e Zall-Herrit! Ka mbledhur Edi Rama rreth vetes ca katundare dallaverexhij si Fate Velaj dhe Auron Tare,te pashkolluar,por me talent te vecante ne sektorin e te shtirurit.

    Reply to this comment
  13. Karaburuni July 28, 14:30

    Mbetet per tu sqaruar:

    a ka patur nje marreveshje te fshehet midis krereve te grupit cam dhe perfaqsueseve te qarqeve shtetrore greke se, atyre (krereve came) do ju premtohej nje krahine autonome came, ku ata (kreret e grupit cam) do ishin ne krye te kesaj “krahine autonome”?

    Kjo, ne dem te integritetit te Republikes se Shqiperise, pra, te leshimit te territoreve te saj mijra vjecare.

    Kjo ceshtje duhet te shkoje deri ne fund, qe ky grup te mare pafajsine ose fajsine.

    Reply to this comment
    • Beni July 30, 20:08

      Ky grup shkeli mbi gjakun e viktimave te pafajshme ne Cameri, grave , femijve. Tjeter nuk ke cfare te shtosh.

      Reply to this comment
  14. Landi July 31, 18:00

    Grupi Teme Sejkos FSHATAR karrjerista dhe Bolshevik te pabese te lidhur me Greqine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*