Miss Shqipëria shpallet numri 29

Redaksia Online June 24, 2013 10:20

Miss Shqipëria shpallet numri 29

Miss Shqipëria fitohet nga numri 29. Koincidenca e numrave ka ndodhur në fakt në mbrëmjen e 22 qershorit, në Bylis, ku u zhvillua konkursi “Miss Shqipëria”. 17-vjeçarja Fiorenca Lekstakaj ka qenë ajo që ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës shqiptare, pas një gare të fortë me 30 bukuroshet e tjera të ardhura nga të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve, por edhe vendet perëndimore ku jetojnë prej vitesh. Vajza brune, me një bukuri tipike mesdhetare, mes emocioneve, lotëve dhe përqafimeve të mikeshave të saj të reja ka vënë mbi kokë kurorën e bukurisë, e cila e shndërron në të njëjtën kohë edhe në përfaqësuesen shqiptare në disa evente ndërkombëtare të bukurisë.
Çmimet në “Miss Shqipëria”
“Miss Shqipëria” – Fiorenca Lekstakaj
“Shoqëruese e Parë e Miss-it” – Anita Mehmeti
“Shoqëruese e Dytë e Miss-it” – Meriola Terpo
“Miss Miqësia” – Fitore Haziri
“Miss Buzëqeshja” – Geraldina Selimi
“Miss Turizmi” – Romela Koleci
“Miss Bikini” – Sindi Leka
“Miss Fotozhenia” – Iris Ccela
“Miss Inteligjenca” – Kiara Tito
“Miss Kinemaja” – Deisa Shehaj
“Miss Eleganca” – Eriona Sulejmani
“Miss Press” – Enilda Myftari
“Miss Interneti” – Flora Avdiu

Redaksia Online June 24, 2013 10:20
Komento

1 Koment

  1. Mark uk June 25, 07:44

    Mos e ka bler edhe kjo si 29 e ps.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*