Misteret e dosjeve të 38 grupeve kriminale që janë në dorë të Task-Forcës

January 10, 2018 19:12

Misteret e dosjeve të 38 grupeve kriminale që janë në dorë të Task-Forcës

Dosjet e 38 grupeve kriminale që janë në dorë të Task Forcës, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit, përmbajnë të dhëna për aktivitetin kriminal në Shqipëri. Report TV u interesua pranë Task-forcës, ku burime kofidenciale dhanë detaje se çfarë përmbajën dosjet e grupeve të strukturuara kriminale. Bëhet fjalë për informacione që ndodhet në këto dosje për sa i përket aktivitetit kriminal brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku përfshihen të dhëna për trafikun e drogës, prositucionin apo vepra të tjera penale.

Gjithashtu në këto dosje ka të dhënë për pasuritë që mendohet se kanë vendosur nga aktiviteti kriminal, ku përfshihet pronat e patundshme, bizneset, transaksionet bankare apo kontrata shit-blerje.

Gjithashtu në dosje ndodhen përgjimet që u janë bërë këtyre grupeve kriminale. Nga përgjimet ka rezultuar se anëtarë të grupeve kriminale në disa raste janë takuar edhe me oficerë policie. Burime jozyrtare thanë për Report TV se në disa raste anëtarët e grupeve kriminale kanë komunikuar edhe me politikanë të ndryshëm, apo ish zyrtarë të lartë.

Përgjimet për këto grupe kriminale janë kryer nga Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria, por edhe Policia e Shtetit Dosjet janë sekrete dhe informacion për to ka vetëm Drejtori i Policisë, Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, Kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i SHISH Helidon Bendo.

January 10, 2018 19:12
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te ligesise January 11, 08:56

    Sihariq,derikure ju o pjella te trashegimnise bastarde sa korruptive aqe dhe kriminale do te talleni me popullin. Bota e krim-korrupsionit-mfjozo-imoralo-politik eshte ulur kembe kryq ne parlament, kurse ju na derdellisni sihariqin e rradhes, kur dihet se keto banda kriminale janeprodukt i riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot. Mjaft eshte MJAFT. Peshkaqenerit e politikes shqiptare bejne ligje per mbrojtjen e tyre, kurse ju akoma me cironga. Turp ,marri dhe bashkefajsi sebashku. Ne kete konteks lind pyetja, kush ju pengoje apo ju pengon ne arrestimin e ketyre bandave, dhe ndeshkimin e sekuestrimin e pasurive te vena me rruge kriminale,korruptive,,kush?Kohes se mashtrimit,grabitjes dhe euforise apo loteve te krokodilit nga fuqia e pushteteve per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes pra popullin dhe popujt, i shkoje vapa me gushtin;thote populli. Dridhuni e perdridhuni, po vjen minuti qe e djeshmja dhe e sotmja sa korruotive aqe dhe kriminale nga fuqia e pushteteve,t’u mbetet nje enderr e se kaluares dhe e nesermja per ta dhe avoketerit e politikanet e binjakezuar me djallin do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim. Duan apo nuke duan berishovicet,metovicet, bashovicet, medijvicet dhe ramovicet qe vazhdojne te tallen me popullin, Drejtesia dote behet se e ka kerkuar me force SOVRANI,USA dhe BE-ja. Besoni dhe binduni nje here te veteme ne jete, qe ZOTI t’u meshiroje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*