Misteri i armës së Strazimirit, policia: Dorëzoi tjetër

April 1, 2016 15:43

Misteri i armës së Strazimirit, policia: Dorëzoi tjetër

Policia ka dorëzuar në Prokurori një deklaratë të një shtetasi, i cili ka dëshmuar se arma që mbante deputeti Gent Strazimiri në brez është një pistoletë e dhuruar prej tij.

Fillimisht të dhënat janë publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shtetasi me emrin Pëllumb Nili shprehet se arma që mbante Strazimiri në protesten e Liqenit është një pistoletë “Hekler und Kosh” e dhuruar prej tij.

Kjo gjë ka shtuar dyshimet e policisë, e cila e ka marrë në pyetje këtë shtetas që ka deklaruar se u kishte dhuruar dhjetë pistoleta disa shtetasve, mes tyre edhe një armë Gent Strazimirit.

Policia pretendon në materialet e referuara në Prokurori se arma që kishte Strazimiri nuk është arma që ai dorëzoi në polici e për të cilën ai kishte shkelur afatet e dorëzimit, por një armë tjetër.

Këto të dhëna i referohen Prokurorisë nga policia që këmbëngul jo vetëm hetimin e deputetit për armëmbajtje pa leje, por edhe për pranim dhurate.

Aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme për protestën e Liqenit janë kallëzuar nëntë deputetë, që të gjithë për kundërshtim të policisë dhe shkatërrim pronë e tubim të paligjshëm, raporton TCH.

Përpos këtyre veprave, deputeti demokrat Strazimiri është i kallëzuar edhe për armëmbajtje pa leje.

April 1, 2016 15:43
Komento

6 Komente

  1. demo April 1, 15:55

    Deputetet mbajne arme,nuk paguajne energjine elektrike,grabisin pronat e te tjereve,ndertojne ne toke te vjedhur,rrahin policet.Shembull te bukur po japin.Po nuk veproi prokuroria edhe ne kete rast,beni ,..naften reformes ligjore,se ju ligjet i keni per fakiret.

    Reply to this comment
    • l ri April 1, 20:04

      Dhënie pastaj kërkojnë dekriminalizim,,,,,,,!Ja ky është Salizmi,si filozofi e politikës demoleshokratike,,, ,!

      Reply to this comment
  2. XXXL April 1, 18:58

    Strazimiri me dy kobure vret hardhuca neper mure.

    Reply to this comment
  3. l ri April 1, 20:05

    Dhe pastaj kërkojnë dekriminalizim,,,,,,,!Ja ky është Salizmi,si filozofi e politikës demoleshokratike,,, ,

    Reply to this comment
  4. 2XL April 1, 20:54

    Shtramidhiret me kobure,
    saluk-shpellaret me poturre,
    hajdute,rrugaçe te mbrapshte,
    shpifin,vjedhin,vrasin bashke,
    keta jane zagaret e shqupit,
    qe lehin pas Lulush-Salukut

    Reply to this comment
  5. nadire April 1, 20:55

    strazimiri me kobure vret ardhuckat neper mure, mos u trem oooooo budalla se ardhucka nuk te ha ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*