Misteri i dorëshkrimit të Arkimedit

July 19, 2018 10:54

Misteri i dorëshkrimit të Arkimedit

Identifikimi i një dorëshkrimi në 1906, që përmban disa nga veprat e Arkimedit, duke përfshirë Metodën e Teoremave Mekanike, është pothuajse aq i shquar sa dhe vetë përmbajtja e tij. Në 1840-ën, një vizitor dhe studiues  i Varrit të Shenjtë në Konstandinopojë (tani Stamboll) iu hodhi një sy  gjurmëve të simboleve matematikore të shkruara nën tekstin e një libri lutjesh.

Disa linja të transkriptuara u kataloguan si pjesë e koleksionit të bibliotekës. Pas mësimit të ekzistencës së këtij tekstit, arkitekti i Arkimedit Johan Heirberg, udhëtoi për të parë dorëshkrimin dhe më vonë e identifikoi atë si një nga  veprat origjinale të Arkimedit, shumica e të cilave konsideroheshin të humbura që nga viti 1906. Dorëshkrimi pastaj u zhduk, duke u rishfaqur në vitin 1998, kur një blerës anonim e bleu atë në ankand për dy milionë dollarë dhe e dhuroi më vonë  në Muzeun e Artit Walters në Baltimore, Maryland, ku është rivendosur dhe digjitalizuar.

Leonardo dhe Arkimedi

LEONARDO DA VINCI e ka shfaqur admirimin e tij për Arkimedin në disa raste të ndryshme. Dijetari i madh e Rilindjes u habit jo vetëm nga llogaritë e makinave luftarake arkimediane, por edhe nga aftësia e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve gjeometrike dhe për të gjetur aplikime praktike për teoritë e tij.

I interesuar  në përmirësimin e armëve të zjarrit, Leonardo punoi me një top të posaçëm  avulli, të cilin e quajti aritronito, një pajisje e frymëzuar nga historiani i shekullit të parë. Leonardo e përcaktoi arkitroninën si një “Shpikje të Arkimedit” . . . një makineri prej bakri, e cila thuhej se i hidhte topat me zhurmë dhe më forcë të madhe.

Ashtu si shkencëtarët e tjerë që i përkasin historisë, Leonardo ishte gjithashtu i intriguar nga ideja e përdorimit të pasqyrave për të sulmuar nga distanca. Dëshmitë se Arkimedi e ka arritur një  gjë  të tillë mungojnë, por legjenda mbeti, mjaftueshëm sa ta nxistë Leonardon të provonte vetë një gjë të tillë.

b.m. / dita

July 19, 2018 10:54
Komento

2 Komente

  1. demo July 19, 14:40

    Flitet per Arkimedin dhe Leonardon,ne foto ilustruese eshte Galileu.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 July 19, 14:58

    portreti i galileit paraqitet për arkimed!
    arkimedin e quajnë ” historiani i shekullit të parë”!!
    zoti na ruajtë nga idiotët!!
    na mbytën gjithandej!!
    arkimedi historian??
    jo po informaticien!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*