FOTO: Ku ndodhen eshtrat? “Misteri” i fundit i Ali Pashë Tepelenës

December 4, 2018 21:00

FOTO: Ku ndodhen eshtrat? “Misteri” i fundit i Ali Pashë Tepelenës

Nga Auron Tare

Interesimit të disa miqve dhe gazetareve për “zbulimin” e fundit në lidhje me vendndodhjen e vendvarrimit të kokës së Ali Pasha Tepelenës mund t’ju them se:

Vendndodhja e gurëve te varrit te Aliut djemve dhe nipërve të tij është mjaft i njohur.

Përpjekje për rikthimin e tij në Shqipëri janë bërë që në periudhën komuniste por pa asnjë rezultat.

Po kështu për 100 vjetorin e Pavarësisë u bënë përpjekje nga Qeveria Berisha dhe në veçanti nga Jozefina Topalli për sjelljen e Kokës së Pashait. Pala Turke ishte mjaft evazive.

Në 2016 konsulli shqiptar në Stamboll e ribëri edhe një përpjekje tjetër për këtë çështje në bashkëpunim edhe me një kërkesë nga Kryetari Bashkisë së Tepelenës.

Pala turke ishte përsëri evazive.

Arsyeja perse pala turke ka qenë gjithmonë evazive në këtë çështje e “zbuloi” profesor Tutuncu një studiues i historisë otomane.

Në gazetën “Akşam Gazetes” i 7 Haziran 1934 shkruhet se eshtrat e Aliut dhe djemve të tij janë vendosur në një varr masiv së bashku me shumë eshtra të personaliteteve Otomane.

Kjo për arsye të hapjes së rrugës që kalonte afër Portës ku për traditë vendoseshin kokat e prera të zyrtareve Otomane.

Fatva apo deklarata e vrasjes se Aliut është tashme e botuar nga kapelani i Ambasadës Britanike në Stamboll R. Walsh

Djemtë e Aliut u vranë në Ankara dhe Kutahy.

Më poshtë janë përkthimet e gurë-varreve që sot janë të vendosura vetëm si shenja historike dhe pa asgjë brenda.

Gurë-varri i Ali Pashës

Gurë-varr i Mehmet Pashës, Guvernator i Delvinës

Gurë-varri i Salih Pashës, Guvernator i Lepantos

Gurë-varri i Veli Pashës, djali i Aliut dhe Guvernator i Moresë

 

December 4, 2018 21:00
Komento

6 Komente

  1. Glaukias December 4, 21:19

    Hë të keqen, kështu shkohet në Europë, me shkrime gjysëm shqip e gjysëm anglisht…

    Reply to this comment
  2. I. Storiani December 5, 03:04

    Një gjë s’kam kuptuar nga historia e Ali Pashë Tepelenës: vrasjen e tij.

    Si arriti ai, si të ishte një djalë mamaje 10-12 vjeç, të gënjehej kaq kollaj me ca si “sheqerka”?!

    Ai, që ishte dhelpër e vjetër, që rengun e “pajtimit” ja u kishte bërë kushedi sa herë armiqve të tij, që i njihte dredhitë e Portës së Lartë, e hëngri karremin kaq lehtë?!

    Ra në kurth si kalama e u vra si burrë (siç thonë).

    Reply to this comment
  3. Fruthi December 5, 05:30

    Le te rrine atje ku jane. Ali Pashe Tepelena vetem per Shqiperi nuk punoi.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 December 5, 10:38

    “Ku ndodhen eshtrat? “Misteri” i fundit i Ali Pashë Tepelenës”
    një titull me një sqarim që edhe sikur të kishte qënë i bardhë,pra asgjë e shkruar,nuk do të kishte ndryshim!!
    muhabet kafeneje pa protokoll??

    Reply to this comment
  5. demo December 5, 17:22

    Sikur populli shqiptar ta dinte,se ky perbindesh e ka konvertuar hapesiren ku jetonte populli shqiptar me shume se Turqit,Greket dhe Serbet te marre se bashku.
    Eshte Morbi Shqiptar Vrases me i tmerrshem qe doli nga populli shqiptar.
    Qe te kuptoni cfare ka bere ky perbindesh dergojeni mendjen ne shek 18-19,kur veproi Aliu i Hankos.
    Ne Epir dhe More(ku sundoi perbindeshi)nuk kishte greke.Eshte Aliu qe solli greke nga Beotia dhe i vendosi si bujq ne Epir.More,nder te cilet edhe greket e Dropullit.Eshte Aliu kur sherbente si bejlerbe i Trikalles ne 1776,qe paisi me 1000 kalores murgun famekeq Kozma Etoliani dhe e ndihmoi te hidhte faren e greqezimit ne Epir,More,deri ne Shqiperine e mesme.
    Eshte Aliu qe solli ne Janine tregtare,prifterinj,administratore,mesues greke ne Janine,sepse Janina para Aliut nuk kishte greke.Eshte Aliu qe ndihmoi ne ngritjen e kolegjjeve te para greke ne Janine,si gjimnazi Zossimea.Eshte Aliu qe masakroi Sulin,Himaren,Hormoven,Kardhiqin,Camerine,duke mbjelle uurrejtjen midis bashkeatdhetareve aq sa Suliotet jo vetem u bene shperti i grekezimit te kryengritjes shqiptare,qe u quajt revolucioni grek,por u kthyen ne antishqiptare te terbuar.Para se Aliu te masakronte Suliotet,keta ne 1767 kishin perzene shejtan Kozmane dhe e kercenuan se do ti prisnin koken po te mallkonte gjuhen shqipe.ALIU U HAKMOR PER SHEJTAN KOZMANE,.Himariotet i internoi ne Narte,Korfuz deri ne Krete dhe sot te flasin greqisht,pikerisht prej masakrave ne Himare.
    Truri i shoqerise se miqve Ypsilanti Germanoi qe ndodheshin ne Rusi,te gjitha llogarite per shperthimin e kryengritjes dhe shnderrimin e popullit shqiptar ne popull grek e mbeshteten mbi Aliun.
    Masakrat e Aliut mbi shqiptaret e krishtere i hodhen keta ne preherin e kishes greke qe kriminelet e Aliut i quante Turq.Edhe ne castet e fundit ishte Aliu qe financioi me Hejbe cdo nate te ashtuquajtur revolucion grek.Udheheqesit e ketij skenari qe do te krijonte Greqine me popull shqiptare jane 90% Zaptie,Mercenare,Kriminele te oborrit te Aliut.Karaiskaqi eshte kryemasakruesi i Himares,
    Odhise Andruci,Zylyftar Poda,Ago Vasjari moren pjese ne masakrat e Sulit,;Noti dhe Marko Bocari jane urat e Aliut per te percare Sulin ne dem te klanit Xhavella.Marko Bocari u rrit si peng ne oborrin e Aliut.
    Ali perbindeshi kur pa se nuk kishte shpetim i vuri zjarrin Epirit,Morese Shqiptare,ja vuri ne dispozicion KOMPLOTIT GREK QE PO THUREJ NE RUSI.Ketyre ju bashkoi edhe artistet Evropiane qe e vizitonin si Bajroni, me ndikim ne Mbreterite Evropiane.
    VEPRA E ALIUT ESHTE SHTETI I KLLONUAR GREK.

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi December 6, 19:02

    Ne kohe te tij, njerezve u dridhej mishi kur ia degjonin emrin. Sot ai nderohet si nje patriot! C’na ka gjetur, thuaj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*