Misteri i milionave të fshehura në Qipro

April 6, 2016 12:26

Misteri i milionave të fshehura në Qipro

Andrea Stefani / Pikëpyetjet që lindin pas deklaratës së bërë nga ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi. Kush e ka fshehur si sekret shtetëror informacionin e servirur nga SHBA për fshehjen nga politikanë shqiptarë të milionave në Qipro? A është në interes të sigurisë kombëtare fshehja e emrave të politikanëve të kriminalizuar? Një pafuqi apo bashkëpunim i institucioneve me botën e krimit të organizuar?

 

Ngre disa pikëpyetje një deklaratë e Fatos Klosit, ish drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) e sapo bërë në emisionin “Dritare me Rudinën”. Prej saj mësojmë se në vitin 2001 SHBA (nënkuptohet shërbimet e tyre sekrete) i kanë servirur SHIK informacione mbi depozitimin apo fshehjen nga politikanë shqiptarë të shumave të parave në Qipro por edhe diku tjetër. Pikëpyetja e parë që ngrihet është: Përse nuk u përdor ky informacion për të goditur këta politikanë të korruptuar shqiptarë që paskan fshehur para në parajsën fiskale të Qipros?

Sipas shpjegimit që jep Klosi, SHIK e ka bërë punën e vet, e ka dërguar informacionin në fjalë “atje ku mund të shkonte” sipas ligjit. Gjithsesi në shpjegimet e tij diçka mbetet e mjegullt. Na thotë se shërbimet sekrete “punojnë për qeverinë, ato financohen nga shteti, si rrjedhim punojnë për shtetin” dhe prandaj kur marrin informacione si ky i fshehjes së parave në Qipro, nëse shtetarët “janë ngatërruar me këto gjëra” ajo zyrë (shërbimi sekret) mbetet e bllokuar. Me kë do komunikojë? – ngre pyetjen Klosi.

Nëse gjërat janë kështu, mendojmë se kemi një problem të madh. Shërbimi sekret merr një informacion për një krim por nuk mund të bëjë asgjë për të luftuar krimin nëse shtetarë të ndryshëm (janë ngatërruar me këto gjëra – thotë Klosi) janë përfshirë në atë krim?! Nëse ligji mundëson që sekreti të shndërrohet në mburojë të shtetarëve të korruptuar, ky është në vetvete një absurd. Ndërkaq, SHIK duhet të kuptojë se nuk punon thjesht për qeverinë por për shtetin. Për qeverinë punon vetëm në kuadrin e shtetit. Dhe shteti nuk është asnjë nga titullarët apo institucionet e tij. Është një kategori shumë më e gjerë që përfshin edhe publikun nga i cili nuk duhen mbajtur të fshehta kur nuk është në interes të shtetit edhe pse ndonjë shtetar mund të jetë përfshirë në krim.

Por nuk mendojmë se gjërat janë fare kështu. Në nenin 10 të ligjit për “Sekretin” bëhet e qartë se klasifikimi në kategoritë e sekretit ndalohet kur bëhet me qëllim që të pengojë apo vonojë dhënien e informacionit që nuk kërkon mbrojtje në interes të sigurimit kombëtar. Dhe kemi përshtypjen se mbajtja fshehur e politikanëve që fshehin para në parajsa fiskale, në Qipro apo kudo gjetkë, nuk është në interes të sigurimit kombëtar. Përkundrazi! Është absurde që ligji të tolerojë që një shtetar të ketë pushtet sa të klasifikojë si sekret një informacion që denoncon një veprimtari kriminale ku është përfshirë edhe ai vetë!

 Konsultohemi me ligjin dhe shohim se SHIK për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri. Dhe meqenëse fshehja e shumave të parave nga politikanë në parajsa fiskale (rast i ngjashëm me atë që po shpaloset në skandalin e Panamasë) ka të bëjë me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave prej tij, na bën të besojmë se duhet t’i jetë raportuar Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit të asaj kohe që kanë qenë, respektivisht, Rexhep Mejdani dhe Ilir Meta.

Por asgjë nuk ka ndodhur pas raportimit. Kështu pohon Klosi. Përse? Ose informacioni nuk është vlerësuar i rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe nuk i është raportuar Presidentit dhe Kryeministrit dhe ky do të qe, në mendimin tonë, një gabim nga SHIK, ose Presidenti dhe Kryeministri i asaj kohe nuk e kanë parë të arsyeshme të veprojnë dhe për këtë, janë ata që duhet të japin shpjegime në publik. Por në bindjen tonë është e pafalshme dhe në dëm të sigurisë kombëtare që të rrish pa bërë gjë pasi ke marrë informacion se politikanë shqiptarë kanë fshehur para në Qipro. Kjo është të tolerosh kriminalizimin e shtetit në kokën e tij.  

Kush janë këta politikanë që kanë fshehur kapitale? Sa lart qëndrojnë në hierarkinë e politikës dhe të shtetit? A janë edhe sot e kësaj dite aktivë, në pushtet apo në opozitë? Deklarata e Klosit duhet të përbëjë një alarm për çdo qytetar të këtij vendi që trembet ta lerë fatin e tij, të familjes dhe të vendit në duar politikanësh që qarkullojnë para të pista të botës së krimit apo të korrupsionit për t’i fshehur apo për ti pastruar ato.

Cilat paskan qenë arsyet që i kanë detyruar krerët më të lartë të shtetit shqiptar (nëse vërtet e kanë marrë një informacion të tillë) që të mbajnë sekret nga publiku, media dhe, më në fund, drejtësia një informacion që, në fakt, denonconte një krim të rëndë? Dhe në mos qofshin këta por disa instanca të tjera të shtetit që e kanë marrë këtë informacion (Klosi thotë që ai ka shkuar atje ku mund të shkonte) përse nuk kanë vepruar për të mundësuar ndëshkimin e një krimi të një natyre të tillë që sot po trondit Botën?

Opsionet e mundshme që të vijnë në mëndje për këto enigma janë rrëqethëse. Ose institucionet e shtetit kanë qenë të terrorizuara nga krimi i organizuar dhe nuk kanë mundur të përballen me to ose, nuk duam ta besojmë, kanë bashkëpunuar në fshehjen e këtij krimi.

I çuditshëm është edhe qëndrimi i palës amerikane që edhe pse e ka vlerësuar të rëndësishëm goditjen e atij aktiviteti ilegal (ata nuk e dhanë kot atë informacion) kanë qëndruar të heshtur më pas, edhe pse është parë se nga institucionet e shtetit shqiptar nuk ka patur asnjë reagim! Mos vallë edhe këta e kanë studiuar situatën dhe kanë kuptuar që një reagim kundër këtij krimi mund të sillte destabilitet në vend për shkak të forcës së krimit të organizuar dhe gërshetimit të tij me segmente të fuqishme të politikës? Por edhe në qoftë kështu, kujt i duhet një stabilitet që vjen jo nga lufta kundër krimit të organizuar por nga heshtja përballë kërcënimit të tij?

Dhe në fund fare, kush është ai institucion dhe titullar që paska, përderisa gjithçka është mbajtur e fshehtë, vendosur që informacionin e servirur nga amerikanët ta trajtojë si “tepër sekret”, “sekret” apo “konfidencial”? Në ligjin që shërben për të administruar çështje të tilla, futen në të tilla kategori sekreti ato informacione dalja e të cilave mund të shkaktojë dëmtim deri edhe veçanërisht të rëndë të sigurisë kombëtare. Sipas po këtij ligji (për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror) sqarohet se të drejtën e klasifikimit e kanë Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe drejtues institucionesh të autorizuar nga Kryeministri. E pra, kush janë këtë zyrtarë, në rastin në fjalë, dhe a do të mund të shpjegonin në publik se si mbrohet siguria kombëtare duke fshehur një krim të rëndë kryer nga politikanë që kanë marrë apo mund të marrin drejtimin e punëve të kombit?

April 6, 2016 12:26
Komento

20 Komente

  1. xyz April 6, 12:45

    Natyrisht qe mbahet priva per t’a perdorur per interesa personale, ne rast rreziku.
    E njejta taktike qe ndjek mostra e tropojes qysh prej 25 vitesh!

    Reply to this comment
    • Lura April 6, 16:22

      Pergjegjesi ka edhe Fatos Klosi. Ne se informacionin nuk e vleresuan presidenti dhe k/minis atehere ti Fatos te jepje doreheqjen dhe ta beje publike informacionin. Mire atehere, po pse me vone nuk u paraqite ne prokurori. Po tani pse nuk e ben publike. Ti je b.puntor ne kete krim. Po ashtu jane edhe Mejdani dhe Meta

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati April 6, 17:38

      Po ne Qipro dihet kush ka parate

      Majko esht akuzuar atehere nga Ministri i tij i Brendeshem Ilir Gjoni , qe ka para ne bankat e Qipros

      Edhe natyrisht esht edhe Fatos Nano qe njihet boterisht si i koruptuar
      Shto oastaj hajdutin me damka Anastas Angjrli qe nuk diskutohet fare se i ka parate ne Qipro
      Pasi gjithe politikanet e rekrutuar nga sherbimet sekrete greke i jane oarate atje
      Ndaj edhe Klosi nuk foli , sepse te gjith ata qe i kane para ne Qipro jane te PS

      Ndersa Meta nuk esht budalla ti coje parate atje , por Meta i mban aty ne Shqiperi

      Reply to this comment
      • Claus April 7, 09:57

        Do t’i mirekuptoja te gjitha shkrimet moraliste te zotit Stefani.Do te pranoja edhe vete moralistin tek zoti Stefani.
        Do t’i pranoja te gjitha keto pra,nese zoti Stefani do te kishte moralizuar edhe per raportin sekret te OSBE-se,ku Edi Rama na dilte me nje pasuri prej 200 milion euro te fshehur ne te ashtuquajturat parajsa fiskale.
        Por ,zoti Stefani,ashtu si te gjithe koleget e tij te majte qe mbeshtesin qeverine e zotit Rama,nuk shkruan gje per raportin konfidencial te OSBE-se ku zoti Rama na dilte zoterues i nje pasurie te fshehte prej 200 milione eurosh.
        Asnje editorial,asnje shkrim,asnje fjale nga zoti Stefani dhe koleget e tij te majte.
        Tani,kush mund te me thote se si mund te pranojme rolin prej moralisti te zotit Stefani qe i leshon si rrufe akuzat mbi te korruptuarit e politikes,por hesht per milionat e Edi Rames?!!
        Kjo quhet hipokrizi.
        Por ka edhe me keq se hipokrizia.Eshte veteofrimi per t’u sherbyer paleve ne luften e tyre politike.
        E kam fjalen per luften Rama-Meta.
        Ka disa dite qe gazetare dhe eksponente te politikes te njohur per qendrimet e tyre pro zotit Rama,po sulmojne egersish Ilir Meten.
        Nuk eshte hera e pare qe zoti Rama perdor te trete per te sulmuar Ilir Meten.
        Artan Hoxhen dhe Fatos Klosin i ka perdorur edhe me pare per te goditur Meten.
        Zoti Stefani si nje gazetar i regjur dhe me pervoje qe eshte,po ben pikerisht te njejten loje.Ai nepermjet ketij shkrimi,gjoja i skandalizuar nga ato qe thote Klosi,i riperserit edhe njehere ato duke i theksuar edhe me shume,ne menyre qe te mbeten ne mendjen e lexuesve.
        Tani,pyetja qe ne kemi per zotin Stefani eshte kjo: mire qe morali juaj ka marre nje krisme te thelle nga qendrimi dystandardesh ne lidhje me 200 milionet e zotit Rama (sipas OSBE-se),por a nuk ju vjen rende t’i sherbeni kaq hapur Rames per te goditur Meten?!

        Reply to this comment
  2. Prokurori April 6, 13:00

    A nuk e kupton dot more Andrea Stefani qe ne kete mesele eshte perfshire Kryeminisri i asaj kohe, pra Ilir Meta? Si mun ta bente publik ceshtjen Like Floriri kua SHBA kish denoncuar vet Liken? Jane te thell gjerat zoti Stefani. Pse, si thua ti Stefan, nuk i di keto gjera Fatos Klosi?

    Reply to this comment
  3. Monika KryeZeza April 6, 13:52

    O MJERIM QE E KE EMRIN DIZINFORMACION!
    Nuk mjafton krimi e korrupsioni 25 vjet mbi nje popull ne mes te MEJDANIT ketu ne Shqiperi po tani e kerkojme per te humbur gjurmet ne QIPRO!?

    Reply to this comment
  4. Andre April 6, 15:01

    Pergjigja eshte teper e thjeshte dhe e qarte :
    Kush ka qene kryeminister ne ate vit ? – Like Floriri.
    Atehere Andrea Stefani merre pergjigjen e kerkuar.
    Por a ka kellqe Kryeministri i sotem dhe Prokuroria te kerkojne te behen publike emrat e Politikaneve te ndotur me aferen e dergimit te parave jashte Shqiperie, me qellim fshehjen e pasurise se perftuar nga abuzimi me pushtetin dhe detyren e tyre si politikan ?(!)
    – Po. Atehere perse vonojne(?) Mos valle jane edhe vete te ndotur?(!)
    Ne rast se Jo, atehere le te presim se shpejti denoncimet e tyre ndaj abuzuesve.
    Te pakten per faktin e servirur nga ish-Kreu i ShIK-ut duhet qe personat pergjegjes per fshehjen e ketij fakti se bashku me Ata qe jane ne listat – duhet te shkojne ne bangen e te akuzuarve potencial si te korruptuar dhe deformues te sistemit.
    Duhet sa me shpejte te pastrohen mushkrite e Popullit.

    Reply to this comment
  5. intelektuali April 6, 15:30

    VIDEOJA E DRITAN PRIFTIT ESHTE PALO GJE ME VIDEON E QIPROS TE LIKE FLORIRIT

    Prisni dhe shikoni o milet dru me pre qe votoni per VAMPIRET komuniste te Enverit, se s’keni pare KURGJE akoma, sic tha para do kohe edhe Edi Artisti prej Surreli dhe Vunoje.

    Reply to this comment
  6. SH.KOLONJA April 6, 15:44

    DITA.
    Botoje kpmentet e mos e kthe ne qesharake e loje nuse dajash kete ‘rubrike’ ndryshe do radhites tek gazetat 55 e Balliut,66 ‘gazeta sot’.77 ‘shekulli’ qe eshte kthyer ne ‘MUAJI ap 88 Tema e hartimeve me barcaletat e kalit te XENIT e breket e Armines apo gjizen e Arxhides….
    … ATA QE GEZOJNE PARAJSEN TOKESORE TEK GJIRIZI I LALESIT DUKE PIRE GJAK FEMIJESH SHQIPETARE ATA GEZOJNE EDHE PARAJSEN FISKALE NE QIPRO!!

    Reply to this comment
  7. befana April 6, 16:07

    Cmund te besh kur per 25 vjet mafia eshte ulur kembekryq ne parlament.I mjeri popull i di te gjitha por pret gomar te mbije bar.Ka shpresen tek Amiriqia e cila beri lemsh boten.

    Reply to this comment
  8. Guri April 6, 17:02

    Mire eproret kane heshtur, sepse, le te mendojme se ishin te perlyer, po Z.Klosi, i cili, pasi la detyren, ka bere shume deklarata shtypi, si edhe kjo qe po diskutohet, pse ka heshtur gjithe keto vite? Ne qofte se dikush ben nje krim, dhe ajo per te cilen flet Stefani eshte krim, ndeshkohet nga kodi penal, edhe ai qe fsheh krimin denohet njelloj. Z. Klosi duhet ta zbraze kete gjiriz, ose te mos e kishte hapur fare. Le te vazhdonin punet tona rrokullimen si gjithmone.

    Reply to this comment
  9. saliu6 April 6, 17:26

    Ky Klosi ky po…ky i di..eshte i zoti…pas cdo brockulle qe leshon ,pyetjes ku e mbeshtesnimi pergjigjet:ky eshte mendimi im…kam mendimin tim…jam i bindur fakte skam…pse si zbuloi?

    Reply to this comment
  10. Lpl April 6, 19:21

    Ti Andrea je edhe orator ne mbrojtje te qeverise se shikon qe mafja ka marre pushtetin mafja nuk shet vetem droge por merr punet pupluke dhe investimet mafjoz eshte Beqja koco Leskaj Suli Rama Meta e te tjere keta jane me te rrezikshem se mafja Italjane se ata jane grupe kriminale dhe luftojne konkurrentet ne tendera kurse tek ne skane kundershtare se i marrin vete me ane te ligjeve dhe i mbrojne me shtet qe udheheqin vete .Kurse ne Itali kane shtetin kunder qe lufton rryshfetin dhe abuzimet por mafja lokale eleminon te tjeret keshtu qe ne shqiperi vrasjet konkurrente zhvillohen poshte kurse keta politikanet skan konkurrente ne tendera . Na ka thene bota kujdes mos tjua marrin mafja pushtetin dhe sot mafja e ka marre totalisht kjo e ben pa shprese jeten ne Shqiperi sepse duhet me u ankuar tek mafja qe ka edhe pushtetin edhe buken ne dore sot eshte haptas krejte por populli me injorant i Evropes qe jemi ne vazhdojme dhe i sherbejme me fanatizem mafjes shteterore se populli nuk e njeh mafjen kujto se mafja vret tregton droge kete e bejne grupet kriminale por mafja e vertete jane pushtetaret qe kane ne dore pra te thata te sherbimeve peplike Shqiptaret kane mesuar per mafjen si epopene e ballit komtare pa e njohur mire vetem se cfare kane degjuar nga te tjeret nje fjale ketu nje atje dhe asnje se kupton se mafja ka uzurpuar jeten tone lirine dhe shtetin fjalet e tjera jane propagande se ku ka propagande ka munges liriet ka varferi dhune verbale dhe nacjonalizem verbal dhe injorance se kjo sna len ti shikojm gjerst ne kohe por me vonese dhe ti Zoti Andrea neqoftese nuk ji injorante si te tjeret kuptoje se mafja ka uzurpuar shtetin mos u sill si shumica Shqiptareve dhe merrni masa si me larguar kete mafje qe mesaduket duhen 20 -30 vjet.

    Reply to this comment
  11. Lili April 6, 19:45

    Ku kuptoje se gomaret qe na la pas Enver Hoxha ende ngaterojne Shtetin me pushtetin, e ende mendojne se institutionete Jane jo ne sherbimet te Shteti e qytetareve,po ne sherbimet te nje grushte pushtetare qe abuzojne me post et e vjedhin Shtetin,dmth na vjedhin ne te gjitheve!
    Pra ky zotni ka vendin ne burg per shperdorim detyre se institutionete nuk Jane vetem pushtetaret !’edhe Drejtesia,edhe Tatimi Jane institutions ku keto informacione do kishin marr trajtimin e duhur ndoshta!

    Reply to this comment
  12. kris 1 April 6, 19:47

    Hans Klosi thote gjithcka pa thene asgje.Tani na bie te gjejme personat duke diskutuar ne kafe se shteti nuk ekziston.

    Reply to this comment
  13. Arben April 6, 21:13

    NE 2001, KRYEMINISTER KA QENE FATOS NANO,

    SA PER KUJTESE, SE MOS E HARRON NJERI.

    Reply to this comment
  14. Klos Klosi April 6, 22:50

    Klosi tregoi edhe nje here se duke mos qene shtetar e ka demtuar shume shtetin shqiptar.Sherbimi sekret ka detyra te caktuara dhe nese edhekryetari i sherbimit vete, apo kryeministri e presiden ti jane kriminele do te shkojne ne burg dhe sherbimi sekret do te operoje sipas rregullave, nuk e kuptoj cfare shtetari ka qene ky kar.

    Reply to this comment
  15. tomsojeri April 6, 23:03

    Mut i ati ,mut i biri ,mut kush duket me i miri
    Smund te quhet rastesi, qe ky mut quhet
    Shqiperi !!

    Reply to this comment
  16. Tartufi April 6, 23:51

    Bini vjolines se eshte shume qetsuse.
    Bota nuk i takon turrmave [ skllaverise ]
    Ky kllaundi ,mbeturina e katundarise se
    te shkuares.ju be dhe privilegji u vendos dhe krye-spihun i shqiperise per disa vite ti sherbente banditizmit te qeverisjes dhe nuk mori vesh,qe ne nje popull te dores se fundit ku ben pjese dhe ky,nuk i sherbehet kesaj turrme per banditeve te kesaj turrme.

    Reply to this comment
  17. ILMI FEHIM PRODANI April 7, 01:55

    ESHTE MJAFT E QARTE SE KUR EDI RAMA MORI SHTETIN NE DORE.TE NJEJTEN KOHE PASTROJ DEPUTETET E ME PARSHME ME MIQT SOCJALISTE , BINJT E KOREPTUAR TE KRIMINELVE TE ENVER HOXHES, DHE PLYE TE NJE FEJEDUKE DITUR DHE NJOHUR FAMILJET E TYRE QE JAN GREKOMANE DHE KAN NJE FE, MBASI PO TE KISHTE FE TJETER NUK MUNDESH TE KISHTE LIDHJE ME GREQIN DHE CAPRON, .DUHE TE ARESTOHEN ME NJE HERE, MBASI E SHKATERUAN KOMBIN, RAMA ESHTE KRYESOR, PO DHE KUSH TE JETE, NUK MERITOJNE QE TE JETOJNE TE LIRE DHE PASANIK DUKE VJEDHUR,..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim