Misteri i Neil Armstrong, 6 milionë dollarë për të fshehur shkakun e vdekjes

July 25, 2019 12:42

Misteri i Neil Armstrong, 6 milionë dollarë për të fshehur shkakun e vdekjes

Neil Armstrong, njeriu i parë që eci në Hënë pesëdhjetë vjet më parë, vdiq në moshën 82 vjeçare, më 25 gusht 2012.

Pak javë para vdekjes, Neil Armstrong ishte shtruar në spitalin e Mercy Healthfield në Cincinnati të Ohajos, pas disa shqetësimeve në zemër.

Kardiologët zbatuan te i sëmuri protokollin e zakonshëm.

Pas disa ditësh, sipas dëshmive të gruas së tij, në mënyrë të habishme, Armstrong ishte thuajse i shëruar plotësisht.

Megjithatë, kur infermierët i hoqën atij aparatin që mjekët i kishin vendosur, gjaku depërtoi në membranën që mbulon zemrën duke shkaktuar një sërë komplikacionesh të cilat e çuan në vdekje.

Në korrik të vitit 2014, Wendy R. Armstrong, avokate dhe bashkëshortja e Markut, një prej dy djemve të Neil Armstrong, kërkoi nga spitali një kompensim prej 7 milionë dollarësh.

Në rast refuzimi, fëmijët e Armstrong do raportonin publikisht të vërtetën për vdekjen e astronautit, përgjegjësi e cila binte mbi spitalin.

Spitali nga ana e tij pranoi të paguante gjashtë milionë dollarë.

Prej shumës, 5.2 milion dollarë shkuan tek djemtë Mark dhe Rick, kurse pjesa tjetër për villain, motrën dhe gjashtë nipërit e Neilit.

Historia u zbulua në ditët e fundit, pasi një i huaj që kërkoi të mbetet anonim, dërgoi në gazetën amerikane “New York Times” një dokument prej 93 faqesh.

Në dokument vërtetohej se vdekja e astronautit legjendar ishte shkaktuar prej aplikimit nga ana e infermierëve, të një stimuluesi të thjeshtë të përkohshëm.

Dukej e pabesueshme: njeriu që kishte guximin të fluturonte në Hënë, duke pranuar rreziqe të jashtëzakonshme, mbylli sytë përgjithmonë për shkaqe banale.

Specialistët dhe kirurgët e intervistuar nga “New York Times” shprehën hutim në lidhje me hapat e ndërmarra nga mjekët e Cincinnati, duke argumentuar se ata nuk duhej të transferonin astronautin në sallën e operacionit, pa bërë më parë kullimin e gjakut, prej të cilit ishin shkaktuar ndërlikimet vdekjeprurëse.

j.l./ dita

July 25, 2019 12:42
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 July 26, 16:33

    e ku qëndron problemi??
    një aksident në mjeksi!!
    mos vallë ishte i pari apo ishte i fundit??
    pale kur thoni se “Dukej e pabesueshme: njeriu që kishte guximin të fluturonte në Hënë, duke pranuar rreziqe të jashtëzakonshme, mbylli sytë përgjithmonë për shkaqe banale.”!
    pse mo nga çfatë duhej të vdiste meqënëse kishte shkuar në hënë?!
    nga bomba atomike??
    njeriu si trim a frikacak,si gjeni a idiot vdes një ditë!!
    nuk ka rëndësi se si,por një ditë vdes!!
    spitali ka paguar për gabimin e tij!do të paguante,sigurisht ka paguar nuk ka qënë gabimi i vetëm,për çdo njeri tjetër të një fame shumë shumë më të vogël se armstrong!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim