Misteri i vdekjes së 14-vjeçarit të gjetur në lumë. E ëma: Djalin ma vranë dhe pastaj …

August 13, 2017 18:20

Misteri i vdekjes së 14-vjeçarit të gjetur në lumë. E ëma: Djalin ma vranë dhe pastaj …

Kanë kaluar 11 ditë nga vdekja e 14-vjeçarit Valentin Carkaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet në kanalin e Shtodrit, fshati Hot i Ri, por ende edhe sot familja e tij nuk ka përgjigjen zyrtare të akt-ekspertizës mbi shkaqet e vdekjes.

Nëna e tij, Jetmira Çarkaj, hedh dyshime të forta se djalin ia kanë ekzekutuar, e më pas hedhur në kanal, duke shtuar se në vendin ku u gjet i mituri, familja kishte kërkuar disa herë prej momenti të humbjes së tij.

Dyshimet ia përforcojnë edhe më shume shenjat që ajo thotë se djali ka pasur në qafë dhe në pjesën e kokës.

“Ka pasur shenja në qafë, në kokë. Gjuhën e mbledhur. Një ditë më parë kam qenë aty, ku kam parë disa herë dhe djali nuk ka qenë aty”,tha nëna.

Ajo shprehet e vendosur për  t’i shkuar deri në fund çështjes, edhe pse ka mësuar se policia e ka mbyllur si dosje. Çarkaj kërkon ndihmën e drejtësisë për të zbardhur të vërtetën.

Një natë përpara gjetjes së trupit të të birit, ajo tregon se ka patur edhe një telefonatë anonime, për të cilën ka bërë denoncim në polici.

Ndërkohë Policia e  Shkodrës, e pyetur nga “Ora News” mbi këtë ngjare, i mbetet versionit të parë, se 14- vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në kanal dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

August 13, 2017 18:20
Komento

3 Komente

  1. mirel August 13, 19:06

    maskarallek, kjo eshte jeta e varferise ne Shqiperi, qe kushdo tallet me te, Shteti ne anen e krimit,
    Mark Uk, e ke mbushur zorren aty ku je ne perendim?
    Po bashkekombesit e tu cfare fituan nga demokracia

    Reply to this comment
  2. fteri August 13, 20:48

    Maskarallëk i pistë , kur punonjësit e shtetit bëhen palë me krimin .Jetojmë në kohë të vështira antinjerzore.

    Reply to this comment
  3. loni August 13, 21:51

    Deshit demokraci kjo eshte fytyra e vertete e shkerdhatokracise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*