Misteri i zhdukjes së avokatit, prokuroria italiane kërkon bashkëpunim me kolegët shqiptarë

December 7, 2017 20:29

Misteri i zhdukjes së avokatit, prokuroria italiane kërkon bashkëpunim me kolegët shqiptarë

Për zhdukjen e avokatit shqiptar Besnik Muço, prokurorët e Macerata kanë nisur një letërporosi në Shqipëri në përpjekje për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi me Besnikun, 54-vjeçarin e zhdukur që nga 2 nëntori, ditën që ai u nis nga Durrësi për të takuar familjen e tij, e cila jeton në Macerata.

Bileta e tragetit që kishte për të shkuar në Itali, u gjet “e shënjuar”, shenjë që do të thotë se personeli i tragetit e ka kontrolluar, raportojnë mediat italiane.

Por, askush nuk mban mend ta ketë parë avokatin në tragetin “Adria Ferries”, aty ku policia ka gjetur disa sende personale të avokatit.

Ndërkohë, Prokuroria në Macerata ka hapur dosjen hetimore me akuzën e vrasjes.

Prokuroria e Macerata ka nisur letrën e porosisë dhe kërkoi nga kolegët e Durrësit për të bashkëpunuar me hetimet e Besnik Muços.

December 7, 2017 20:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*