Misteri turk i Adriatik Llallës: Ç’kërkon atyre anëve ish-Kryeprokurori?

May 31, 2018 18:16

Misteri turk i Adriatik Llallës: Ç’kërkon atyre anëve ish-Kryeprokurori?

Sokol Hazizaj, avokati që përfaqëson ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, u njoftua të enjten paradite zyrtarisht se do të mbrojë klientin e tij në komisionin e Vettingut.

Në një prokurorë të shkruar në dy gjuhë, turqisht dhe shqip, është bërë e ditur se Llalla njeh Sokol Hazizajn, juristin e njohur, si avokat të tij legal. Por përse prokura në turqisht? Herën e parë, Hazizaj e kishte marrë shkresën nga një noteri në Tiranë, ku ishte depozituar firma e Llallës.

Edhe atëherë ish-Kryeprokurori ndodhej jashtë vendit, por prokurën e lëshoi vetëm në gjuhën shqipe. Pikërisht ky fakt, por edhe vendndodhja e tij në Turqi ka përhapur në Tiranë një furtunë të vërtetë skenarësh konspirativë.

Vetë avokati Hazizaj nuk pranon të flasë për detaje lokacionalë të klientit të tij, por thotë se ai ka dërguar shkresën e duhur ligjore për ta përfaqësuar. Burime diplomatike bëjnë të ditur se Llalla ndodhet në Turqi për disa trajtime mjekësore, në një spital të Stambollit. Ndërsa disa media që janë me vokacion pro mazhorancës kanë shkruar se ish-Kryeprokurori ndodhet atje për të kërkuar strehim politik. Për disa javë këto media shkruanin se Adriatik Llalla ndodhej në Gjermani. Por faktikisht doli që e gjitha kjo nuk rezultoi e vërtetë.

Ish-kryeprokurori ndodhet në Turqi, çka ka shtuar shumë misteret në lidhje me rëndësinë që merr vendi i madh ku kryqëzohen kaq shumë histori në lidhje me emra të njohur.

Një tjetër emër i njohur i kronikës, ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, për 12 vjet qëndroi në Turqi dhe vetëm pak ditë më parë u rikthye në Tiranë për t’u përballur me dënimin e tij për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Itinerari turk i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë mjaft enigmatik; madje thuhet se një trupë e posaçme e ruan ish-Prokurorin e Përgjithshëm në të gjithë lëvizjet e tij. Avokati Hazizaj është kthyer në personin më të kontaktuar nga qarqe shumë të rëndësishme në vend që duan të dinë për vendndodhjen dhe të rejat për Llallën.

Një nga këto është pikëpyetja që nuk gjen shpjegim se përse Llalla lëvizi nga Gjermania në Turqi dhe a do të rrijë gjatë në këtë vend? Fakt është që ish-Kryeprokurorit i është rezervuar një mikpritje e madhe nga institucionet e Turqisë, të cilët po kujdesen deri në detaje për sigurinë e  tij.

Por Llalla nuk është i vetmi që ka gjetur Turqinë si një vend “prehjeje” provizor pas tallazeve në vendin e tij. Edhe ish-Presidenti Ramiz Alia ka qenë në Turqi pas lënies së pushtetit, ku edhe është kuruar. Edhe i ndjeri Bashkim Gazidede u largua në Turqi pas largimit nga kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar.

Lista është e gjatë dhe nuk duket se është e rastësishme, pasi ka brenda një marrëdhënie besimi ndërinstitucional. Shkoqur, Adriatik Llalla e ndjen vetën më të sigurtë në shtetin turk. Por nga se druhet ish-Kryeprokurori?

Pas shpalljes së tij si person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka shumë mundësi që strehimi në çdo vend perëndimor do të ishte më shumë i ekspozuar drejt një kërkimi nga Uashingtoni.

Dhe nëse do të kërkojë azil në Turqi, nuk do të thotë se automatikisht ai mund të lëviz nëse e kërkon SHBA, që sipas Sekretarit të Shtetit “dyshohet për korrupsion”.

Turqia nga ana e saj nuk ka shumë detyrim ndaj SHBA-së, pasi kjo e fundit nuk ka dorëzuar disa zyrtarë që Ankaraja i kërkon për t’i gjykuar për grushtin e shtetit të 16 korrikut 2016, mes tyre klerikun Fetullah Gulen.

Gjithsesi, kësaj pyetje ka shumë gjasa t’i japë përgjigje seanca e 6 qershorit, ku avokati Sokol Hazizaj po përgatit një mbrojtje të gjatë dhe të argumentuar. A do të jetë ai rrëfimi i pritshëm i Adriatik Llallës? Të presim… /tesheshi.com/

o.j/dita

May 31, 2018 18:16
Komento

8 Komente

  1. Aliu nga Selenic May 31, 18:30

    Mbase e ka me te lehte per te kaluar nga Turqia ne Rusi per te kerkuar strehim politik.
    Gjermanet me sa duket nuk i dhen strehim, per pasoj ase Erdogani nuk mundet pore me te lehte e ka per ta percjellur per Rusi.!

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta May 31, 20:38

    Shmangia e Llalles nga gjykimi eshte deshtim i vetingut!

    Reply to this comment
  3. Shefqet Cela May 31, 21:15

    Sa shume kam gabuar!
    Mendoja se SAliu e zgjodhi LLALLEN per shkak te nulitetit te tije, per ta patur lepe peqe.
    Koha tregoi se qenka RRUJAN:
    Duke ju servilosur dhe sherbyer, trashe, Saliut, nuk harroii te bente ” biznesin ” e vet, ne prona te pa tundeshme; si Trampi. Natyrisht nuk ka nocionet e nje biznesmeni si ai, por per korrupsion shquhet.
    Sikur te mos mjaftonte kjo, na qenka lidhur me fije te jashteme!?
    Hajde mos u çudit me kete specie!????

    Reply to this comment
  4. Spinoza May 31, 21:22

    Hahaha gjepuraaaaa,Turqit do ta dorezojne Llallen sa te jape perendimi urdherin

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic May 31, 21:42

    Nuk ka asnje munmdesi te shmanget Llalla nga veteingu. Edhe ne se Llalla zhmanget nga vetingu nuk shmanget dote nga Hetimi.!
    Vetingu eshte gje tjeter ndersa hetimi eshte gje tjeter,!

    Reply to this comment
  6. soni June 1, 08:40

    Nuk ka qene Alia ne Turqi asnjehere. Pyesni e mos shkruani pasaktesira, pasi beheni te pa besueshem per te tjeret. te pakten ne syte e mi qe e di per Aline.

    Reply to this comment
  7. info analitike June 1, 10:53

    Piesni Ibretin shoke se ai eshte ekspert i rruges se Turqise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*