Misterioze: Niko po kërkon thesarin e Aleksandrit të Madh?

May 12, 2017 14:35

Misterioze: Niko po kërkon thesarin e Aleksandrit të Madh?

Gojët e Liga kanë mësuar arsyen e vërtetë të krizës politike në Shqipëri.

Ajo nuk ka të bëjë as me çadrën, as me turbullimin e doktorit, as me kanabisin, por me një denoncim të qytetarit dixhital, të cilin nuk e ka shpërndarë ende asnjë portal.

Pak muaj më parë, qytetari dixhital denoncoi kërkimin nga Niko Peleshi të thesarit të Aleksandrit të Madh.

Ky denoncim e ka gjetur të papërgatitur klasën politike të Tiranës, që siç dihet është e gjitha, shumë e apasionuar pas arit dhe thesarit.

Mësohet se krerët e partive të mëdha u mblodhën për të zgjedhur një kryetar të Komitetit Shtetëror për “kërkimin, administrimin dhe vlerësimin e floririt të Aleksandrit” pasi Nikoja ta gjente.

Por nuk u arrit në asnjë emër konsensual, sepse Rama kërkonte me çdo kusht në atë post  Koço Kokëdhimën.

Por ky i fundit e ka ndarë mendjen për kryeministër.

Mbetet misterioz fakti, pse pas mbledhjes, Nikoja u pa në publik me një sy të nxirë.

P.s. Rilindjen se pengon dot asgje, reformat po: Tautologji quhet?

 

May 12, 2017 14:35
Komento

2 Komente

  1. kris 1 May 13, 23:15

    Tani do ta marre vesh Meta dhe iku thesari,iku ne drejtim te pa ditur

    Reply to this comment
  2. capi May 17, 17:47

    Niko e gjeti thesarin. Ajo eshte rilindja urbane..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*