Mit’hati, Zerva dhe Çamët

August 7, 2018 12:03

Mit’hati, Zerva dhe Çamët

Nga Arben Saliu

Botimi ditët e fundit i ciklit të shkrimeve në ‘DITA’ rreth marrëveshjes së Mukjes dhe prishjes së saj nga Enver Hoxha, hodhi më shumë dritë mbi aktivitetin kuisling dhe antikombëtar të Ballit Kombëtar. Ka dalë fare qartë se Balli kishte hyrë në rrugën e një tradhtie kombëtare para dhe pas Mukjes 75 vite më parë, rrugë që e vazhdojnë me konsekuencë pasardhësit e tyre. Po bashkohem edhe unë me ata historianë të nderuar që kanë argumente dhe fakte e dokumente, duke treguar se prishja e Mukjes ka qenë më shumë se e domosdoshme, pasi e shpëtoi Shqipërinë nga një luftë e mundshme civile.

Në Arkivin e Shtetit unë kam gjetur dokumentet se si Mit’hat Frashëri, në emër të partisë Balli Kombëtar që kryesonte, i drejtohet Partisë Nacionaliste greke për marrëveshje, ndërkohë që të njëjtën gjë e ka bërë me partinë nacionaliste jugosllave të Mihajlloviçit.

***

Shembja e modelit parti-shtet  çeli rrugën e mirëpritur për demokratizimin e jetës së vendit. Ky proces vital, krijoi hapësira edhe për rishikimin e historisë  të popullit tonë, me qëllim që ajo të  zhvishej nga politizimi i tejskajshëm dhe e vërteta lakuriqe të dokumentohej nëpërmjet  fakteve të pakontestueshme të nxjerra nga burime të ndryshme arkivore. Megjithëse hapat në këtë drejtim nuk kanë munguar, diversiteti i pikëpamjeve ka provokuar edhe polemika të mëdha në media.

Ajo që vazhdon të mbetet “thembra e Akilit” në këtë sipërmarrje, padyshim është trajtimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nëse kjo luftë ishte civile apo jo dhe cili qe roli i forcave politike në këtë periudhë. Historianë potentë shqiptarë dhe studiues seriozë  të huaj  nuk kanë qëndruar indiferentë për këto çështje. Ata e kanë thënë fjalën e tyre nëpërmjet botimit të punimeve të tyre shkencore, por për ironi të fatit,  megjithë trajtesat e tyre, ne s’kemi ende një punim përfundimtar të pranuar konsensualisht nga palët kontestuese.

Në këtë rrokopujë, ridalja në skenë e  Ballit Kombëtar, që krahas  Lëvizjes së Legalitetit, është një nga dy partitë e vjetra nacionaliste të formuara gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, si reaksion ndaj Partisë Komuniste Shqiptare, nëpërmjet misionarëve të tij,  nuk rresht  të trumbetuari me të madhe, se ai (BK) “ka qenë  faktor i qenësishëm  për çlirimin e vendit dhe bashkimin kombëtar”.

Kauzën e gabuar që ndoqi fatkeqësisht udhëheqja e kësaj force politike gjatë okupacionit nazi-fashist, nostalgjikët e qylafit me shkabë  përpiqen ta justifikojnë si shtrembërim të realitetit historik nga propaganda komuniste 45 vjeçare. Por  gjuha e fakteve këtë opsion e shpërfill. Implikimin e tij deri në kolaboracionizëm të hapur,  Balli Kombëtar e thelloi akoma më tepër, kur në emër të antikomunizmit, u përpoq të nënshkruante marrëveshje me qarqet më antishqiptare të vendeve fqinj.

***

Këtë të vërtetë të hidhur, nuk e lë jashtë trajtimit as  edhe Bernd Fischer në librin e tij “Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945”, ku ndër të tjera shkruan: “…Ashtu si Lufta Nacionalçlirimtare e dominuar nga komunistët, edhe Balli Kombëtar vendosi lidhje të ngjashme në Jugosllavi dhe në Greqi, ose të paktën bëri përpjekje  për këtë.  Disa lidhje disi të paqëndrueshme u vendosën me Mihajlloviçin, por ato rezultuan me pak vlerë për të dy organizatat. Përpjekjet për t’u lidhur me nacionalistin grek Napoleon Zervas u bënë vetëm në maj 1944, kur u dërgua në Greqi Dhimitër Fallo, i cili duhej të bisedonte për një marrëveshje të përgjithshme.  Por kjo skemë dështoi kur Fallo, bashkë me dokumentet përkatëse, u kap nga partizanët shqiptarë dhe u pushkatua…”

Nëse PKSH vendosi lidhje me PKJ të Titos  dhe PKG  të Zahariadhisit si dhe me ushtritë partizane respektive, këto aleanca  u iniciuan për organizimin e rezistencës në luftën ndaj okupatorëve të përbashkët nazifashistë, ndërsa kulisat midis Mit’hat Frashërit, Mihajlloviçit dhe Napoleon Zervës binin ndesh me aspiratat e lirisë të popujve jugosllavë, grek dhe atij shqiptar dhe ushqenin ndjenjat shoviniste.

Në Arkivin Qendror të Shtetit gjendet dokumenti, që iu kap Dhimitër Fallos si dhe shkresa përcjellëse, me të cilën ai autorizohet nga udhëheqja e Ballit Kombëtar, e posaçërisht nga kryetari i saj, Mit’hat Frashëri, për të lidhur dhe nënshkruar marrëveshjen me Partinë Nacionaliste greke, e formuluar në Tiranë dhe e përbërë prej 9-të  pikave.

Në këtë projektmarrëveshje, afishohet ideja  e krijimit  të Konfederatës Greko- Shqiptaro-Turke, ku “do të ruhet sovraniteti i palëve”, por në  rast lufte,  “komanda e përgjithshme ushtarake ngelet në dorë të Greqisë” dhe në Konferencën e Paqes “palët do të përkrahin politikën e shoku-shokut.”

Marrëveshja:

Letra e përfaqësimit:

Në këtë iniciativë bashkëpunimi me partinë e Napolon Zervës, krahas Ballit Kombëtar, kanë gëlltitur çorbën e prishur edhe Qeveria kuislinge (ku bënin pjesë edhe përfaqësuesit e Ballit Kombëtar: Bahri Omari, Koço Muka dhe Kol Tromara), Partia Zogiste e Abaz Kupit dhe i njëjti korrent nacionalist i Kosovës.

Në thelbin e saj,  kjo (projekt)marrëveshje atakon letrën e Mit’hat Frashërit  me nr, 135/1 të datës 25 dhjetor 1943, ku midis të tjerash ai thotë: “…. Shpresojmë se edhe zotnia e juej do ta ndihmoni e do ta përkrahni organizatën tonë nacionaliste Balli Kombëtar, sepse kjo organizatë atdhetare përpiqet për krijimin e Shqipnisë Etnike, ashtë një ball i fortë luftarak, ku ashtë mbledhun i gjithë kombi shqiptar për shpëtimin e Atdheut, për Shqipërinë e shqiptarëve….”

Se sa “ball i fortë luftarak” dhe sa përkrahje pati në popull Balli Kombëtar, e tregoi fundi i Luftës, ndërsa se sa të larë ishin nga mëkati i kolaboracionizmit krerët e tij, flet qartë  proces-verbali i FO, 7 shkurt 1945, ku ndër të tjera nënvizon se:  “Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Kadri Cakrani, Koço Muka etj, mundën të arratiseshin në Itali me një anije të dhënë nga Abveri”(referuar B. Fisherit).

Nga ana tjetër, krijimi i Shqipërisë etnike  pa Çamëri, ishte nonsens. Si rrjedhojë e kësaj lajthitje, kush ia jepte te drejtën Mit’hat Frashërit, që një pjesë të tokës amë (Kosovën dhe Dibrën) t’ia bashkangjiste Shqipërisë shtetërore, kurse një pjesë tjetër (Çamërinë)  ta falte? Mos vallë Shqipërinë e kishte çiflik të vetin dhe mund ta ndante atë sikur te ishte ngasër byreku?!! Edhe Pashko Vasa në poemën e tij “Shqypni, moj e mjera Shqypni” i mëshon faktit se “Qysh prej Tivarit e deri në Prevezë/…Ashtë toka jonë, të parat na e kanë lanë..”

***

Dihet se okupatorët fashistë italianë , për të shuar ndjenjat antifashiste dhe për të nxitur shpirtin nacionalist, lujatën bukur kartën e “ndreqjes së padrejtësive historike të së kaluarës”, kur arritën të “bashkonin” Shqipërinë me Kosovën dhe nën pretekstin e shkëputjes së Çamërisë nga thonjtë e fqinjit jugor, nisën ofensivën pushtuese ndaj Greqisë në tetor 1940. Kur qëllimi i vërtet i kësaj lufte doli sheshit, frontin e saj e braktisën me qindra vullnetarë dhe ushtarakë shqiptarë, të cilët më pas u internuan në kampin e Shijakut. Ishte sebepi i këtij agresioni, që Greqia monarkiste nuk hezitoi të shpallte menjëherë ligjin e gjendjes së luftës me Shqipërinë, që ndonëse u shfuqizua nga qeveria greke në vitin 1987, paradoksalisht vazhdon të mos jetë ende i ratifikuar nga parlamenti helen.

Çuditërisht Mit’hat Frashëri kërkonte të lidhte marrëveshje me antishqiptarin e tërbuar Napoleon Zerva, ethet shoviniste  të së cilit, i ndjeu në kurriz popullsia çame menjëherë pas luftës, kur u masakruan me mijëra vetë dhe mijëra të tjerë u detyruan të rrugëtonin drejt Konispolit.

Teoritë e Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, “se nuk është koha për luftë”, “duhet të presim dhe të kursejmë jetën e njerëzve”, se “fitorja do të vijë nga fati botëror i fuqive nazifashiste”etj., si dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të tij në qeveritë kuislinge, dëshmojnë më së miri se marrëveshja në tentativë midis Mit’hat Frashërit dhe Napoleon Zervës, nuk ishte rastësore.  Ajo vazhdonte të mbante me oksigjen ëndrrën e “Shqipërisë së Madhe” që injektuan okupatorët nazifashistë, një ëndërr që s’mund të bëhej kurrë realitet nga palët humbëse dhe të diskredituara të Luftës së Dytë Botërore.

Vet Karta e Atlantikut, miratuar nga aleatët e mëdhenj, sanksiononte në mënyrë taksative, se “deri në përfundim të luftës, nuk do të pranohej të diskutohej për ndryshim kufijsh” Dhe kur lufta përfundoi, fatin e kufijve të Shqipërisë dhe të kombeve të tjera i vulosi Konferenca e Jaltës, kohë në të cilën Mit’hat Frashëri e Ali Bej Këlcyra me shokë mbaheshin të izoluar nga fuqitë aleate antifashiste në kampin me tela të Santa Farës, pranë Grumo Apula-s  në Itali.

Se çfarë bëri më pas Mit’hat Frashëri dihet. U bashkua me zogistët e arratisur dhe nën predikimin dhe mbështetjen financiare krijuan Komitetin Shqipëria e Lirë dhe përgatitën diversantë për t’i hedhur në Shqipëri për të përmbysur me dhunë qeverinë legjitime komuniste të Enver Hoxhës. Një operacion që përfundoi me turp, por edhe që vulosi tradhtinë kombëtare të atyre që e organizuan dhe morën pjesë në të.

Nëse Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore diti të rreshtohej në aleancën më progresiste të kohës, kjo është meritë vetëm e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe jo e organizatave kolaboracioniste, siç qe edhe Balli Kombëtar.

Shprehja ballkanike se prapa çdo patrioti, fshihet një tradhtar, memoria historike e   Luftës së Dytë Botërore, si kudo edhe në Shqipëri, s’e pati të vështirë të bënte seleksionimin e këtyre dy kategorive, pavarësisht se njerëz pervers me ndjenja nihiliste përpiqen t’u ndërrojnë vendet.

Këshilla e Papa Leoni XIII, se “Parimi i parë i historisë është të mos thuash të pavërtetën dhe, pastaj, të mos guxosh të heshtësh kur t’i kesh mësuar këto të vërteta”, tingëllon aktuale në çdo kohë.

Personalisht, për rastin në fjalë, nuk bëra as më shumë dhe as më pak.

 

August 7, 2018 12:03
Komento

28 Komente

  1. Martini August 7, 14:41

    Beni je i sakte.Se bashku me doktorin ini pasues te denje te familjes patriote te Sali Vranishtit dhe Mamanit.Respekt.

    Reply to this comment
    • Letra August 9, 00:39

      Hahaha shkrim per pioniere muzhike te sapo zbritur nga mali apo dale nga lluca. Hahaha
      Konfederata greko-turke-arnaute ku Greqia do komandonte ushtarakisht Turqine..HAHAHAHAHAHAHA
      Si vertetohet qe ky gjojadokument pa firme e vule, me gjuhe jo te Mitehatit, i shkruar pas L2B, i ruajtur shume mire…..eshte dokument i Bk?!?!?! HahaHAHAHAHA

      Reply to this comment
      • ELIOT August 12, 09:48

        MUKJEN E ORGANIZOI ABAZ KUPI …AI QE ME CUNAT E TIJE I LUFTOI FASHISTET ITALIANE NE DURRES …… SI HERO .. DHE JO SI ENVER HOXHA QE U FSHIHTE SI MIJE HALESH ..DHE BAZI KISHTE IDE DEMOKRATIKE … JO KOMUNISTE . PRANDAJ ENVERI ME URDHER TE 2 SERBEVE QE ERDHEN NESHQIPERI PER TE NA PERCARE . E HODHI POSHTE BASHKIMIN E SHQIPERISE ME KOSOVEN ..SEPSE NUK I INTERESONTE SERBEVE … DHE ENVERI JA DHA GRATUIT .. VETEM E VETEM PER INTERESAT E TIJE PERSONALE ..TE TJERAT JANE IDIOTIZMA TE SPIUNEVE TE HITLERIT TE BALLKANIT ….ENVERI VRAU RININE E BERI VENDIN SHQIPRINE ME TE VARFER NE EUROPE DHE JA VENTE FJIN AMERIKES ANGLISE DEBILI .- DHE DISA ZHULSA BEJNE CMOS TA NXJERRIN TE PAFAJSHEM HITLERIN E BALLKANIT … MJAFT U LODHET BAJGAT E CIVILIZMIT …MJAFT SHKRUAJTET SHURRAT E CIVILIZMIT ..DUKE JUSTIFIKUAR SE KISHTE TE DREJTE ENVERI PER KETE APO ATE ARRESYE … TE GJTHA PERRALLAT TUAJA NUK I HA POPULLI I ZGJUAR …. PO TE ISHIM NE VITET 50 APO 60 NDOSHTA POR JA TANI MERCI …

        Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini August 7, 15:02

    Arben Saliu ban nji analize (simbas mendimit te tij) vetem 180°, por jo 360°. Pikrisht ketu çalon teza e tij.

    Reply to this comment
  3. intelektuali August 7, 15:24

    NA MBYTEN FANATIKET DALLKAUKE TE ENVERIT QE GAZETA DITA I KA LESHUAR KA KAPISTER

    Ky budall dhe fanatik i radhes eshte nga GUXITARET e Partise qe ka permendur Bahri Omarin si Kryefashist dhe Kryekolaboracionist qe kishte strehuar Kumandarin e LANC-it jugosllav me gjithe fashisten Nexhmije Hoxha ne vilen e vet pa e vrare mendjen fare

    KUJT I DUHEN KETO DACIBAO BUDALLAQE?

    Reply to this comment
  4. Nikolla August 7, 15:41

    Nuk rri pa e ngjye pak ky Qenefskini

    Reply to this comment
  5. Cameri moj zemra ime August 7, 15:44

    Me gjakun dhe sakrificat e Cameve kane bere pazar te gjithe krahet e politikes Shqiptare. Camet po te kishin pasur njerez shume larg pames , i kishin mbyllur kontraditat me Greket, duke bere sic bene Shqiptaret e Sanxhakut. Jo se ishte zgjidhje ideale, por perderisa FUQITE e MEDHA e kishin vulosur, si dhe shteti ame te perdor mish per top, atehere vetevetiu duhen gjetur rruge per te mbijetuar e mos u shkaterruar.

    Reply to this comment
  6. Arben August 7, 15:59

    Nwpolon zerva, arvanitas qe I dogji camet te gjalle.

    Reply to this comment
  7. h August 7, 16:11

    Mor derr katunari, gjytrym dhe katil.
    Flet me ngazellim per “tradheti ndaj atdheut”dhe karlliqe te llojit.
    Politikanti nuk vritet dhe eleminohet fizikisht ,edhe kur gabon
    me deshire apo per moskapacitet.
    Politikanti azgjesohet politikisht,dmth duke e larguar nga politika.
    Rrace xhelatesh,kriminelesh dhe injorantesh te degraduar nga çdo anë.
    Sipas teje,kur ka dy pozicione kontradiktore,ata që humbasin
    duhen asgjësuar.
    Po te ishte ndjekur kjo llogjike,evropa nuk do te ekzistonte.

    Reply to this comment
    • eshte bere e pa durueshme August 9, 21:56

      Meqense e ke shenuar pseudonimin me “h”, une do te therrisja zoti hu! Degjo pak ketu se po thua budallalleqe, ndoshta nga injornaca, por dhe mund te jeshe kurrizo ne mendim qe vetem varri ta ndreq kurrizin ty dhe ca te tjereve. Edhe nje here po citoj qe ta kuptosh ti se çfare ka bere Europa per bashkepuntoret e nazi-fashizmit: Qe ne fillim po te theme qe i ka denuar dhe i ka vrare. Historiani dhe profesori i Universitetit Te Harvardit Ëalker Laqueur thote: ” Pas luftes dyte boterore, ne zonen britanike u shqyrtuan me shume se 2 miljone raste denazifikimit…..Ne Belgjike ( me 8 miljone banore) u hapen 634 mije çeshtje penale dhe 77 mije vete u denuan si bashkepuntore te pushtuesit. Ne Holande 150-200 mije burra dhe gra u hetuan si bashkepuntore. Ne France u denuan 120 mije vete, duke perfshire 4785 denime me vdekje, prej te cileve u ekzekutuan 2 mije. Midis te ekzekutuarve kishte dhe shkrimtare e gazetare. ( “Europa ne kohen tone”: faqe 23-24 dhe 28) . -Philip Petain edhe pse ishte hero francez ne luften e pare boterore, Franca e denoi me vdekje. Keshtu Norvegjia me Vidkund Quislingun. Atehere, perse ankohesh ti dhe kuislinget tane kur bota perendimore i ka mbyllur shpejte keto pune?! Apo mendon ti dhe ata si ti se keta i denoi regjimi komunist, ndersa keta qe ka denuar Europa i denoi kapitalizmi ! Jeni bere fare banale, me keq se ata. Keni filluar te beni historine sipas qejfit tuaj, sikur te ishte plasteline.

      Reply to this comment
  8. h August 7, 16:19

    Mor derr katunari, gjytrym dhe katil.
    Flet me ngazellim per “tradheti ndaj atdheut”dhe karlliqe te llojit.
    Politikanti nuk vritet dhe eleminohet fizikisht ,edhe kur gabon
    me deshire apo per moskapacitet.
    Politikanti azgjesohet politikisht,dmth duke e larguar nga politika.
    Rrace xhelatesh,kriminelesh dhe injorantesh te degraduar nga çdo anë.
    Sipas teje,kur ka dy pozicione kontradiktore,ata që humbasin
    duhen asgjësuar.
    Po te ishte ndjekur kjo llogjike,evropa nuk do te ekzistonte.
    PS po te diije shume pak histori ,do te dije edhe se te gjitha
    perandorite me te fuqishme te gjitha koherave,benin marrveshje
    traktate,akorde të appura apo segrete.
    Shko mbill ndonje rrenjë domatesh,se do jesh mbase me i dobishem.

    Reply to this comment
    • mirel August 7, 21:07

      nuk jane politikane por tradhetare
      Mos harro cfare pesoi Ducja, qe u pushkatua ne mes te rruges dhe u mbajt i varur qe ta shikonin te gjithe dhe ta peshtynin
      keshtu e peson cdo lloj plere tradhetare ne cdo vend te botes.
      Vetem ne Shqiperi dashkan te rehabilitohen dhe me teper te marrin certifikata nderi

      Reply to this comment
  9. lenci August 7, 17:12

    Paul Tedescini as nofken nuk e ve shqiptare, nuk ia vlen te merresh me te.
    Une enjoh Ben Saliun, ashtu sic njoh edhe Sali Vranishtin (si veper) dhe Maman Saliun, si shiptar trim dhe i ndershem. Dardha nen dardhe bie, zakonisht, dhe, ne kete rast, fjala popullore eshte me vend.
    Analiza e Benit eshte me dokumente, qe nuk hidhen dot poshte. Asgje nuk ka shtuar nga vetja e vet. Kush ka deshire, e lexon, kush ka mend, ekupton dhe nuk berbelit si “historianet Butka (nuk po ia ve pseudonimin agjenturor te Sigurimit) dhe biri i tij i idealit, Erald Kapri, nje mashtrues ne interpretimin e dokumenteve britanike..
    Por Ben Saliu ka nje tipar, qe une ia vleresoj, nuk fshihet pas nofkave, por ve emrin e tij. Dhe nuk ka frike.

    Reply to this comment
    • Arbreshi August 7, 18:03

      Ore zotni a zonje edhe kush ka te njetin mendim !!sipas jush shqiptare jane vetem shqiptaret me pasaporte te shqipnise ,… per mund te kesh pashaporte shqiptare por kjo nuk do te thote qe je shqiptar ,munde te banosh ne qytet por kjo nuk do te thote qe je shqiptar keshtuqe ma mire nje katundar por shqiptare se sa nje qytetar po jo shqiptar -edhe nje italian gjerman kroat greke turk me pashaporte, por me gjake eshte shqiptar si tja veme emerin tradhtar tja heqim te drejten per te diskutuar per Albanine ..

      Reply to this comment
  10. Flutura August 7, 17:52

    Pra ato ae kemi mesuar deri tani nga historia e Shqiperise per luften nuk jane se ashtu donte t’i shkruante Enveri, por keto ishin te vertetat. Keto fakte e dokumenta ishin te arkivuara dhe asgje nuk eshte shtremberuar, megjithese autori fut, sic ndodh shpesh ne kohen e sotme, fjalet se ishin te politizuara, dhe nuk kishim dijeni te gjithe. Po ore zoteri arkivat jane me afat.

    Reply to this comment
  11. V.f.l.p August 7, 19:30

    Tradhetaret ne burg,ne plumb.Keshtu ka ndodhur ne te gjitha vendet.Paskan fajin komunistet qe i futen ne burg, i vrane dhe nuk paskan faj ata qe shiten vendin e tyre dhe lyene duart me gjakun e bashkekombseve te tyre.??!!

    Reply to this comment
  12. Novruz Limaj August 7, 19:48

    Nje artikull bazuar ne fakte dhe te dhena arkivore te sakta historike, nje analize reale bazuar jo ne trashegimin e historise se ish sistemit por tek analizat e historianeve te huaj, sidomos amerikani Fisher. Pergezime per qartesite e fakteve dhe te vet shqiptareve qe duan te dine te verteten e gjerave per kohen e luftes, ata qe komentojne me mllefe politike duhet te rilexojne edhe njehere mesazhin ne fund te autorit per te kupotuar qe motivi i shkrimit nuk eshte mbrojtja e historise se propoganduar nga Partia fituese e luftes, por te mos mos guxosh te heshtesh per ti thene te vertetat kur i di ato. Per keto mendje e njerez ka nevoje me shume se kurre shoqeria jone ne kere faze akoma te turbullte.

    Reply to this comment
  13. Vitet pesedhjete August 7, 20:04

    Po te firmoste nuk dinte Z. Frashëri?
    Po c’lidhje ka kjo leter e Majit te 44 me Mukjen e 43?

    Reply to this comment
  14. Permetari August 7, 20:30

    Ky eshte mashtrim. Dialekti i mithatit eshte permetar. Dialekti i shkruar eshte nga veriu. Po ti krahasosh me shkrimet e tjera te mithatit, del qe keto dokumenta jane te montuara. Ku eshte nenshkrimi i mithat beut.

    Reply to this comment
  15. 21 JANAR 2011 = 4 SHKURT 1944 August 7, 21:44

    I nderuar Arben Saliu
    .
    Sot nuk qendron problemi te keto fakte te UBUBUJESHME qe keni rrjeshtuar…Pra eshte kryer nje tradheti kombetare dhe justifikohet me luften kunder komunizmit.
    .
    Sot kur jane dekoruar ata qe vrane dhe therren cucat e malsise ..mesuesit e gjuhes shqipe e deri ne hedhjen ne ere te fabrikave nuk ka kuptim te mbrojme “nderin” tone.
    ,
    Personalisht dhe familjarisht kemi qene per ndryshimin e sistemit ne 1990 me cdo kusht POR NDRYSHIM AMA JO PERMBYSJE DHE KAOS TOTAL
    .
    Personalisht dhe familjarisht kemi qene ne 1991-1992 per nje pajtim mbare-kombetar si beri Mandela pikerisht ne 1991 ne Afriken e Jugut.
    .
    Besoj se celsi i kesaj baterdie te nje lufte te re klasash e ka emrin sindromi Xhaferr Deva ku amerikanet ne 1945 duhet te dorzonin nazistin Deva….OK nuk e dorzuan….por pse u rrekrutua per veprime terroriste kunder RPSSH…ok ishte koha atehere…
    .
    por ishte e pafaleshme qe dipllomatet e pare euro-amerikane qe erdhen ne 1991 erdhen me xhaferrat pas bythe dhe jo vetem kaq por ata u dekoruan edhe pse ish fashista edhe pse bene veprime terroriste..
    POR AJO QE ESHTE E TURPESHME PER PARTINE SOCJALISTE DHE PANELIN PORNO-DIPLLOMATIK TE AKREDITUAR NE TIRANE ESHTE POSHTRIMI QE JU BE 4 SHKURTIT 1944

    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
    Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.
    Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Por “sekreti” i xhaferr deves qendron ne faktin se ai ne vend te dorzohej nga autoritetet amerikane si kriminel lufte dhe te gjykohej ne shqiperi sipas konventave nderkombetare,perkundrazi u inkuadrua ne veprime terroriste -diversioniste kunder shtetit shqiptar
    Enciklopedia e figurave politike e pershkruan keshtu Xhafer deven

    In 1956, he immigrated to the United States and briefly lived in New York and Boston.
    In 1960, he moved to Calaveras County, California, and worked as an assistant supervisor at the mailing department of Stanford University in Palo Alto until his retirement in 1972.
    In his years in exile, Deva played an active role in organizing anti-Communist resistance. He died on 25 May 1978, aged 74.
    Files released after his death showed that Deva was one of 743 suspected fascist war criminals recruited by the Central Intelligence Agency (CIA) during the Cold War.
    Konkluzion:
    Eshte krim kunder njerzimit nga kushdoqofte qe per te luftuar gjasme komunizmin te ringjallen dhe te reabilitohen figura te urryera te fashizmit..

    Reply to this comment
  16. KORÇARI August 8, 23:30

    Nje analize e perpikte me fakte te shkruara qe nuk lene vend per dyshime.
    Jemi me fat qe beme LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONALCLIRIMTARE , sepse nqs do Kishim pritur nga keta DALLKAUKET BALLISTOZOGISTE SOT NGA TIRANA E LART DO FLISNIN SERBISHT DHE NGA TIRANA E POSTHE GREQISHT.
    enver hoxha do ju dale gjithmone ne enderr ketyre plehrave tradhetare ,ketyre bashibozukeve

    Reply to this comment
  17. Kumandari August 9, 05:13

    Ben M Saliun e nderoj per ndershmeri, por duket se ka mbetur ala ke ura…
    Me vjen gjynah, pas Historise se Ppsh nuk ka lexuar gje tjeter…
    Edhe shqiponjen e permend politikisht, jo Ben, mos…
    Ndero Saliun per kohen, por beji kritiken. Smajl Qemali iku naten nga Vlora, ku ishit ju?
    Ndero Mamane qe iku vullnetarisht ne fshat, dhe te beri provincial, mendje katua, dhi me nje bri…
    Je bere sollaks i verber, Beno.
    Prej Sales, Berjoshes, te duket Frasherlliu antar i kryesise se Pd-se dhe mimizon Mukjen. Vlora ishte e kombetareve, Beno, erdhen serbet e futen vellavrasjen…
    Frasherllijte nuk vrasin, Beno…
    Te tjere jane ata qe vrasin dhe internojne…

    Reply to this comment
    • Edison Radhima August 9, 15:08

      Ti kumanar nuk do shume mend qe je koqe gomari per cka shkruan. Ben Saliu ka aq kuture sa te merr zvarre intelektualisht . Ben Saliu ka publikuar nje domument arkivor dhe nuk ben propagande partiake sic ben ti kulishi i Berishe babales. Ben Saliu eshte pasardhes i denje i gjyshit dhe babajt te tij. Dil me emer po te kesh burreri qe te ballafaqohesh me te me ide dhe jo me shpifje e gjuhe ordineresh. Sic duket ke nevoje te kujtoj ke ngen e Sali Vranishtit kur i drejtohet Thimjo Lolit : Dil pusht te shohim shoshoqne , Se trimat fshehur s’luftojne. Tun g

      Reply to this comment
  18. Paci August 9, 17:05

    Ka me shum se 30 vjet qe hajduti mashtruesi dhe tradhetaret e Shqiperise jane ne krye te vendit .Populli i pa Zoti te i kundershtoje po braktis çdo dite e me shum vendin e vet duke lene ne kete vend te mrekullueshem kopene e ujqereve qe nuk u mjaftuan me harbuterine qe i bene per 30 vjet vendit por na nderruan edhe heronjet me antiheronjete . Nuk lene kryehajdut e tradhetaret te vendit duke i shperblyer me parate e djerses se 50 viteve te popupullit shqiptar . Kesaj i thone ne don te shfarosesh kopene e te shkaterrosh atedhene ven ujqerit ne krye te vendit . Historia reale e kombit Shqiptar u shkrue e vertete para viteve 80 te ne kohen e e kryeheroit shqiptar Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  19. Nik August 9, 17:31

    Kjo ka qene e qarte prej kohesh por tash kane dale dhe dokumente nga vete jugosllavet qe Mareveshjen e Mukjes e prishi Enveri me urdher te PKJ, Titos.
    Mjaft me me keto zhurmat e kolaboracionisteve! Po PK e Shqiperise nuk bashkepunoi me PKJ ne dem te interesave Shqiptare dhe veçanerisht ne dem te Kosoves dhe viseve Shqiptare ne ish Jugosllavi etj etj pasoja nga dhuna e eger per pushtet si gjate luftes dhe pas saj.

    Reply to this comment
  20. Balo Bença August 12, 09:15

    Uaaaaaa…ende merremi me Luften e Dyte…e lagu nuk e lagu….
    Komunistet,gjate Luftes dhe pas saj kishin per mesues ustallare te mire..
    Une e di qe shume njerez besojne te çudite ,por qe historia e Ballit dhe Draža Mihaljovič te ishte identike kete vetem superhistorianet e Saliut te Vranishtit e dine( thone qe ka qene patriot qe…paguhej nga Greqia)!
    Balli Kombetar ishte nje grup fyejsh politike…
    Ishte maja e nje shtrese feudale qe koha e pat lene pas..
    Mund te kishin shkolle por nuk kishin fare lidhje me Shqiperine..
    Per mua faji per Regjimin Komunist eshte vetem i tyri…

    Reply to this comment
  21. Edison Radhima August 22, 16:43

    Ti balo balashi me kujtove dy kenge , e para : O balo te hengert tenja,/ E kishe te ligen brenda dhe e dyta: Benca ne mes te rrekese, / Kush te shkoje le te dhjese.Besoj se mbetesh j kenaqur o balo balashi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*