Mitropoliti malazez do që edhe Gjakova e Prizreni të jenë në Malin e Zi

July 3, 2015 16:18

Mitropoliti malazez do që edhe Gjakova e Prizreni të jenë në Malin e Zi

Pas opozitës malazeze, lidhur me demarkacionin e kufirit Kosovë- Mali i Zi , është shprehur edhe mitropoliti Amfilohije.

Ai ka thënë se Mali i Zi do të ishte i vërtetë vetëm nëse do ta kishte Dukagjinin, shkruan “Kurir i Beogradit.

“Kur Qeveria e Gjukanoviçit në natën e 9 tetorit 2008 njohu pavarësinë e Kosovës, kjo ishte heqje dorë nga një pjesë e territorit që dikur i takonte Malit të Zi e ajo pjesë është Metohia (Dukagjini). Kështu u shkel betimi i mbretit (malazez) Nikola Petroviçit se Metohia është malazeze e të cilën ai e kishte e kënduar në poezinë “Atje, atje”, transmeton kjo gazetë e Beogradit.”

“Të provokuar nga rezoluta në Parlamentin e Kosovës, e cila kërkon që Podgorica t’i kthejë 12 mijë hektarë tokë, Fronti Demokratik në Mal të Zi ka paralajmëruar rezolutë sipas të cilës kërkohet që Malit të Zi t’i kthen kufijtë e vitit 1913, kur Metohia ishte pjesë e saj e rrafshi i Kosovës pjesë e Serbisë”, shkruan Kurir .

Natyrisht se gazeta Kurir nuk tregon se toka e Kosovës atëherë, pas luftërave ballkanike, ishte e pushtuar dhe e ndarë ndërmjet Serbisë e Malit të Zi.

Në vend të kësaj, transmeton Koha.net, gazeta citon Milan Knezheviçin e opozitës malazeze i cili ka thënë se ajo që ka bërë Prishtina është sulm klasik në sovranitetin e e Malit të Zi.

“Do të kërkojmë kufijtë e Malit të Zi nga viti 1913!”, ka qenë kategorik ai.

E kufizimi i Malit ë Zi me Serbinë, nëpër tokën e Kosovës dhe të shqiptarëve, ishte bërë para 102 vjetësh, pas përfundimit ballkanike.

Rreth Rezolutës në Parlamentin e Kosovës ka folur edhe mitropoliti Amfilohije i cili ka thënë se nëse “Hashim Thaçi nëse e kthen gjithë atë që deri në vitin 1945 ka qenë malazeze, me atë tokë do të bëhej tamam Mali i Zi”.

Por Amfiloheje nuk mjaftohet me ka,ai thotë se në këtë tokë duhet të hyjnë edhe ujdhesat kroate Peleshac, Mlet, pastaj Dubrovniku, territoret deri te Neretva, rajoni i Rashkës, Nova Varosh, Novi Pazari deri te Mitrovica dhe Gjakova e Prizreni.

 

 

July 3, 2015 16:18
Komento

2 Komente

  1. LABI July 3, 17:08

    O prift lere politiken dhe shiko punet e PERENDISE…… Politiken le ta bejne politikanet. Kufijte le ti vendosin historianet. Vendimin le ta jape gjykata nderkomberptare. Ti shiko punen e bibles se per ate paguhesh e Jo te mbjellesh hudhra e te korresh lesh….

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati July 3, 18:22

      hahahahaha Kjo eshte skandaloze fare

      Kur Mali i zi, po shkeputej nga Serbia , nje gazetar i shquar britanik beri nje artikull ne nje gazete angleze ku vajtonte fatin e Malit te zi , tani qe do ishte jasht Serbise

      Sipas atij gazetarit Mali i zi d copetohej nga shteti Shqiptar dhe nuk do rezistonte dot si shtet me vete……

      Mirpo , ne shikojm se per shkak te politkaneve rembythje qe drejtojn shtetin tone, Mali i zi jo vetem qe po ekziston por esht bere edhe agresiv , duke ekrkuar te rrembeje tokat shqitpare

      Kjo esht gjeja me fyese qe i ndodh kombit tone

      Nje shtet langaraq si Mali zi, qe nuk mund te quhet shtet , por mund te quhet me plot gojen nje Lagje e varfanjake e periferise se Tiranes, na kerkon te marri tokat tona
      dhe nderkaq politkanet tane ju lepihen me biseda karagjoze ne takime ketyre politkaneve sharlatane e qesharake te Malit te zi

      Ne duhet ti tregojm dhembet Malit te zi dhe biles duhet te financojme shqitparet qe jetojn ne Mal te zi ta shkaterojne ate shtet duke u ngritur ne protesta te fuqishme ….

      Ca esht kjo qe ndodh atje ?—Na del nje kalbesire, nga myku i manastireve halabake e te percudnuara sllave dhe na kerkon tokat tona….

      Ne duhet te kerkojme Mali zi te mos ekzisotje fare,

      –Por ata sllave qe jane atje te ndiqen dhe te shkojne ne Serbi, se aty ne Mal te zi ata jane emigrante..dhe te paligjeshem biles,

      Ministria e jashtme shqiptare duhet te reagoje patjeter, sebashku me Ministrine e Jashteme te Kosoves

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*