Mjaft: Ja lista e premtimeve të pambajtura të qeverisë “Berisha”

Redaksia Online June 10, 2013 15:53

Mjaft: Ja lista e premtimeve të pambajtura të qeverisë “Berisha”

Lëvizja “Mjaft” ka prezantuar sot rezultatet e pjesshme të projektit “Vërtetmatësi”, i cili ka për qëllim matjen e realizueshmërisë  së premtimeve të qeverisë në platformën elektorale të vitit 2009, si dhe matjen e deklaratave politike për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 të liderëve të partive kryesorë politikë në vend.

Vërtetëmatësi monitoroi zbatimin e programit të qeverisë 2009-2013, deklaratat e politikanëve gjatë fushatës zgjedhore 2013 për të parë se sa të vërteta janë dhe premtimet elektorale, për të parë se sa realiste janë.

Kështu, për periudhën 2009-1013 janë identifikuar 114 premtime, nga të cilat janë analizuar 64. Prej këtyre, pjesërisht të realizuara janë 6, pjesërisht të parealizuara janë 3, ndërsa të parealizuara janë 41 premtime.

Premtime bombastike

Në programin e qeverisë ka disa premtime që janë përtej mundësive reale të vendit si psh:

160 mijë vende të reja pune

Energji me erë

Energji bërthamore

Shpenzimet për arsim 7 për qind e PBB-së

 

Premtime të parealizuara

1. Ndryshimi i sistemit elektoral

2. Depolitizimi i administrimit zgjedhor

3. Modernizimi i teknologjisë zgjedhore

23. Reduktimi i administratës me 10 për qind

25. Riorganizimi territorial

35. Shqipëria në vendet e zhvilluara

36. Nxjerrja e Shqipërisë nga harta e korrupsionit

37. Shqipëria në 20 vendet më pak të korruptuara

38. Parandalimi i korrupsionit

40. Ndëshkimi i korrupsionit

92. Hapja e 160 mijë vendeve të punës

93. Deficit buxhetor në masën 3 për qind të PBB

94. Stoku i borxhit publik në nivelin 50 për qind të PBB

96. Nivel administrativ i papunësisë në masën 11 për qind

98. Rritja e pensioneve 10 për qind në vit

106. Rritja e shpenzimeve publike dhe private për arsimin në masën 7 për qind të PBB-së

 

Premtime të realizuara

4. Heqja e imuniteteve

17. Përdorimi i teknologjisë se informacionit për pronësinë

30. Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit

49. Deklarimi vjetor fiskal për individët

50. Kasat fiskale dhe kontrolli elektronik i xhirove

76. Licencimi One Stop Shop

79. Subvencione për fermerët

99. Komercializimi i pjesshëm i shërbimit spitalor

Vërtetëmatësi është një praktikë e themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e zbatuar tashmë në shumë vende të tjera, që synon matjen e realizimit të premtimeve të dhëna nga forcat politike në pushtet në zgjedhjet paraardhëse si dhe matjet e vërtetësisë së premtimeve politike gjatë një fushate elektorale. Synimi i Vërtetëmatësit në Shqipëri është vlerësimi i realizimit të programit qeverisës gjatë katër viteve të fundit si dhe vlerësimi i vërtetësisë së premtimeve elektorale të spektrit politik shqiptar në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Parimi i përgjithshëm i Vërtetëmatësit është se në politikë nuk ka të vërteta absolute, por pothuajse gjithçka zhvillohet në një zonë gri.

Redaksia Online June 10, 2013 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*