Mjaft me këmbana të rreme alarmi. Nga se rrezikohet vërtet z.Tufa

September 29, 2019 22:40

Mjaft me këmbana të rreme alarmi. Nga se rrezikohet vërtet z.Tufa

Fatos Tarifa

 

Lexova me vëmendje një njoftim nga z. Agron Tufa, të cilin ai e konsideron si një “kërcënim me vdekje” për të dhe për një avokatin e tij dhe që një blog, ia servir publikut po si të tillë, nën okelion: “Kërcënohet me vdekje Agron Tufa”, pa e verifikuar pretendimin e z. Tufa dhe pa mbajtur asnjë lloj qëndrimi kritik ndaj këtij “lajmi”.

Një analizë e vëmendshme e tekstit dëshmon se në mesazhin “kërcënues”, cilido qoftë autori ose autorja e tij, nuk gjen asnjë lloj kërcënimi me vdekje, që do të mund të konsiderohej, në mënyrë të justifikuar realisht i tillë, pra kërcënim për t’i marrë jetën z. Tufa apo avokatit të tij.

Gjuha e përdorur në atë mesazh, të cilin Tufa nuk na thotë nëse është anonim apo ka një autor të deklaruar, është shumë e ashpër dhe e padobishme në kuadër të debatit mbi një çështje shumë të rëndësishme në kohën tonë, siç është qëndrimi ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, ndaj vlerave të saj të pamohueshme, dhe ndaj atyre dhjetëra mijëra dëshmorëve që dhanë jetën (dhe veteranëve të sotëm që e rrezikuan jetën) e tyre për çlirimin e vendit.

Gjuha e përdorur në atë mesazh është vërtet inflamatore, ofensive dhe e pakëshillueshme për këdo që dëshiron t’i kontribuojë në mënyrë konstruktive këtij debati të rëndësishëm.

Por unë, atë mesazh e lexoj si një reagim të nervozuar të një individi të izoluar, por thellësisht të indinjuar, siç janë të indinjuar një masë shumë e gjerë njerëzish, veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, bij e bija dhe familje të dëshmorëve të asaj lufte të lavdishme, si dhe mijëra njerëz mendjehapur, që e kundërshtojnë filozofinë e Tufës & Co. dhe të “institutit” që ai drejton.

Këta njerëz, ndër të cilët bën pjesë edhe autori i këtyre radhëve, djalë i një veterani të nderuar të asaj Lufte të madhe, kërkojnë të mbrojnë vlerat e pamohueshme të saj.

Nëse z. Tufa do të kishte sado pak integritet moral e profesional për të dokumentuar krimet e partizanëve shqiptarë, ai do të duhej më parë të kishte dhënë dorëheqjen nga posti që mban në krye të atij “instituti” dhe nga grada “doktor” i shkencës, “fituar” përmes vjedhjes—së provuar përtej çdo dyshimi dhe të denoncuar publikisht)—të krijimtarisë së studiuesve të tjerë, çka përbën skandalin më të madh deri më sot në jetën akademike të këtij vendi.

Një plagjiaturë 100 për qind nga individi, të cilit i është besuar të zbardhë “të vërtetat” e krimeve të komunizmit (jo të Luftës më të lavdishme të popullit tonë dhe të atyre që e bënë dhe e fituan atë luftë).

Z. Tufa duket se nuk mund të bëjë dot pa qenë në qendër të vëmendjes publike. Me çdo kusht. Edhe atëherë kur mbi të rëndojnë e bëhen publikisht të njohura e të provuara akuzat për vjedhje të pronësisë intelektuale, një krim ky i dënueshëm nga ligjet e këtij vendi.

Publikimi prej Agron Tufës i një kërcënimi “phony” me vdekje ndaj tij dhe ndaj avokatit të tij ka pikërisht këtë synim—damage control—të mund të zhvendosë vëmendjen e publikut dhe të autoriteteve nga krimi i tij intelektual te një rrezik i paqenë për të, që vjen nga një kërcënim i paqenë ndaj tij.

Që ne të vazhdojmë të merremi me z. Tufa jo si me një njeri që ka kryer një veprim të padenjë, të turpshëm, të kundërligjshëm e të dënueshëm, por si me një qytetar “në rrezik”, jeta e të cilit qenka e kërcënuar dhe, prandaj, ai duhet të mbrohet nga shteti e jo të dënohet prej tij për vjedhjen që ka kryer!

A ia vlen vallë një individ si Agron Tufa të ketë vëmendjen tonë? Autorin e këtyre radhëve dhe katër individë të tjerë të nderuar—mjekun e njohur Sabit Brokaj, deputetin socialist Spartak Braho, poetin Arben Duka dhe diplomatin Shaqir Vukaj, si dhe redaksinë e gazetës Dita— Agron Tufa i ka akuzuar për shpifje ndaj personit të tij.

Çështja është në gjyq, por gjykimi i saj nuk përbën një preokupim serioz për asnjërin prej nesh, të akuzuarit që mbrojmë Luftën e madhe Nacionalçlirimtare të popullit tonë.

E vërteta historike nuk mund të zhbëhet dhe as të mohohet nga falsifikatorë profesionistë, njerëz që fshehin plagjiarizmin e tyre, të cilët i gënjen mendja se duke denoncuar një “kërcënim me vdekje”, si ky që na servir z. Tufa, i viktimizuari, do të fitojnë ndonjëfarë simpatie në publik, ose, siç shpreson ai, publiku i gjerë do ia harrojë, ose do ia falë vjedhjen e pashoq të pronës intelektuale të të tjerëve.

Mjaft me të tilla këmbana të rreme alarmi për “kërcënime me vdekje”. Edhe pse gjuha e atij mesazhi është, siç thashë më sipër, inflamatore dhe tepër ofensive, indinjata njerëzore që duket se e ka motivuar atë nuk është kërcënim.

Cilido njeri me pak aftësi të analizojë përmbajtjen e një teksti e kupton këtë.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

September 29, 2019 22:40
Komento

25 Komente

  1. socialisti September 29, 22:59

    Do ta besojme se A. Tufa eshte kercenuar me vdekje vetem kur te behet realitet kercenimi.

    Reply to this comment
    • Aladini me Eskorte September 29, 23:34

      Po c thua ti o futja kot
      Ky edhe po u kercenua vertet nuk do ta besoj më njeri se ngeli duke gënjyer.
      Po ky është nje pleh, si qindra drejtorë të Rilindjes mashtrusa dhe falsifikatorë.
      Fajin e ka ai kryeplehu qe e ka kthyer shtetin në plevicë

      Reply to this comment
    • Irma September 30, 13:01

      Zoti Tufa nuk ka aq vlera sa te merren me te e jo me me kercenime “vdekje”. Mos kerkon ky pseudo patriot Te kerkoje ti kushtohet edhe ndonje film? Gam gam per cfare? Secili ka mendinet dhe ndjenjat personale dhe s’mundet dot ky njeri te kerkoje nga te tjeret te mendojne si ky. Iku kohe e diktatures e tani po na sjell nje kohe po aq te rrezikshme qe kerkon haknarrje per cfare??? Merruni me te ardhmen e shqiperise e mjaft me hakmarrje politike e personale per te ngritur lavdi personale. Rri atje o nesues Tufa Na bej ndonje poeme Te na frymezoje e jo Te na trishtoje.

      Reply to this comment
  2. Komentuesi September 29, 23:23

    Shkelqyshem zoti Tarifa.A.Tufa eshte armik i partizaneve qe dhane jeten e tyre te re per çlirimin e atdheut nga pushtuesit.Por ja qe ka njerez te poshter si Agron Tufa qe nxijn te verteten e tyre dhe heroizmin e tyre ja japin disave te tjere qe bashkepunuan me fashi-nazizmin,Ballistat.Agron Tufa eshte turpi i popullit tone.

    Reply to this comment
    • States Unites citizen September 30, 00:43

      I dashur komentus e ka fajini shteti qe e leshon rrugve te zgjidh ate kulish te zgjebosur qe qelb nje Shqiperi. Nuk eshte pune e gazetarve me kurajo te Dites si Viktor Malaj e Ilir Mborje te ndjekin kermat qe ushqen Edi Rama Gramoz Ruci, Pandeli Majko me leket tona.

      Reply to this comment
  3. demo September 30, 04:19

    Lufta nac-cl eshte lufte terroriste antishqiptare.
    Tufa e ka plagjatuar temen e Doktorratures.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 1, 10:20

      dem
      këtë paradoksin tënd nuk e kuptoj!?
      fetishizon titon dhe përdhos shqiptarët!!
      ku qëndron problemi??
      mos ke dhe ti ndonjë ngjashmëri me jetën e berishës që të bëjnë kaq paradoksal??

      Reply to this comment
  4. Lasgushi September 30, 06:05

    O Fatos dhe ju të Ditës,akoma më këtë BAJGË që e ka emrin Agron Tufa.Rallë herë ndodh që njerëzit në banesat e tyre të kenë probleme me HALETË e shtëpisë dhe janë detyruar të meren me të.Dëshira është të mbarojnë sa më shpejt punë.Por me sa duket ti Fatos qënke me grip kronik.Lere Halenë Tufa në sojin e vet.

    Reply to this comment
  5. KOZi September 30, 13:21

    Amoni ore po ky Tufa u be personazh ! Po c,kercenim o Tufa ? Te percaktojme nje qendrim publik ! Thuhet se mbron fashistet e ballistet ! Tani fashistet nuk mund ti mbrojsh ! Bashkuan Shqiperine ne nje shtet me Italine ! Kuroren Mbreterore te Shqiperise ia derguan mbretit te Italise Emanueli. Dhe keto ishin persona konkret me emer e mbiemer.Partia Fashiste Shqiptare ka rrol diktatorial ne jeten e shqiptarve.E keto ishin shqipetare !I shpallen lufte vendeve aleate Frances e Anglise ,I shpallen lufte Greqise e nga kjo akoma jemi ne gjendje lufte !Prandej as nuk komentoj me per qendrim ne perkrahje te fashisteve.
    Tani Balli Kombetar ! Ju e perkrahni se ka luftuar! ? Tani nuk po marrim jo kete beteje apo ate beteje por kam lexuar diku nga nje studiues qe ka nje kriter dallues lufta !Misionet Aleate : Prane shtabit partizan ka patur perfaqesues Jugosllav,Anglez, dhe ne fund nje major Sovjetik. Prane forcave Zogiste te Abaz Kupit ka patur mision anglez. Prane forcave te Kryezinjve te Kosoves ka patur perfaqesues Anglez. Te gjithe gjer ne fund te luftes. Po te Balli Kombetar ? Nuk ka patur asnje mision. Pra no coment !
    Tani te perkujtimi i luftes partizane ne 75 vjetor ! Po c,fare do perkujtoje ai ditezi ! U vra Kadri Hazbiu qe ishte figura kryesore e luftes kunder desanteve ajror ,u neperkemben sa komuniste pas tij. E nuk ka varr e ai me shoke thot do perkujtoj luften !!! Po Komandanti i Brigades se pare Mehmet Shehu e Komisari Tuk Jakova ku do perkujtohen !? Po me familjaret e tyre e me perkrahesit e tyre si u sollen keto komunistet qe do perkujtojne !? Po tjeret Beqir Balluku i njesiteve guerrile te Tiranes po gjithe udheheqesit e formacioneve partizane qe u vrane nga shoket e tyre e sot nuk kane as varre kush do i perkujtoje ? Po rri o Tufa ,se ato qe bene luften e do e mbronin luften u vrane nga ato te prapavijes e te strehuave ne “baza te sigurta “. E paska ngelur kercenimi tek ty !?……….tung

    Reply to this comment
    • MOD September 30, 18:25

      Tradhetaret dhe spiunet ne te s’emes o Kozi.
      Cfare halli ke ti? Pse te djeg bytha?

      Reply to this comment
      • KOZi October 1, 15:32

        Ku jane tradhetaret ?! Per fashistet e ballistet te dhashe coment. Per komunistet nuk kuptoj cili eshte tradhetare se nuk denohesh me burg ose pushkatim ose internim se bie ne kundershtim me vijen e Partise. Perjashtim nga partia e vazhdo punen tende! Kulmi denohen me burg per pikepamje liberale Fadil Pacrami e shoket !? Ose per pikepamje te bashkepunimit ekonomik me vendet perendimore Abdyl Kellezi e shoket !Ose qendrim tolerant ndaj klerit katolik Tuk Jakova ! Po sot cfare mendon e majta shqiptare per gjithe udheheqesit e denuar !!!

        Reply to this comment
  6. intelektuali September 30, 13:56

    O Fatos Tarifa, cuni i Sevos, Gerdalles se Enverit, ti thua:

    MJAFT MBOLLET PANIK ME KEMBANA TE RREME ALARMI!

    por:

    intelektualit thote:

    BOLL I MBULUAT KRIMET E ENVERIT DHE KOMUNIZMIT!

    Duke spostuar problemin madhor nga krimet e pandeshkuara Enverit te plagjiatura e filoqylit si “leter bythe” qe nuk i hyn ne pune askujt dhe qe nuk i ha as qeni i rruges.

    JU FANATIKET E ENVERIT THONI MAJFT ME PANIKUN, NE VIKTIMAT TUAJA THEMI BOLL ME PROPAGANDEN ENVERISTE SE DUAM TE JETOJME DHE JO TE VDESIM

    Kur do te hani pyka llogjike ju fanatiket e Enverit?

    sepse o Fatos Tarifa:

    Plagjiatura e padokumentuar e Agron Tufes duket “palo gje” me vjedhjen e dokumentuar te Ambasades shqyptare ne SHBA.

    Reply to this comment
  7. intelektuali September 30, 14:26

    NJE PERGJIGJE QYTETARE PER CUNIN E SEVOS TE ENVERIT:

    “Çakejtë’ e padënuar, që na turpërojnë të gjithëve”

    Permbledhje nga:

    intelektuali

    Po lexoja letrat, që Mark Shllaku i dërgonte bashkëshortes në çastet e fundit të jetës, para ekzekutimit nga togat komuniste të vdekjes. Përpos dhimbjes, ndjeva neveri. Jo vetëm për çakejtë dhe hienat që kanë kryer ato krime barbare, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur pushtet në këto 30 vite. Si nuk kanë turp, që nuk kanë bërë asgjë për të dënuar qoftë edhe një kriminel të vetëm?! Janë me mijëra bij nënash të vrarë dhe të pushkatuar pa gjyq. Por nuk ka asnjë ekzekutor të vetëm pas hekurave, ndërkohë që duan të dënojnë për plagjiaturë të stisur enveriste Agron Tufën. Shqipëria ka rënë në batakun e harresës kolektive. Harresa pjell indiferencë. Indiferenca normalizon të ligën. Për 30 vite me radhë, mburoja publike e krimeve komuniste në Shqipëri ka qënë vetë regjimi. Xhelatët dhe vrasësit e pashpirt janë justifikuar, amnistuar, rehabilituar e madje edhe dekoruar si shtetarë, që vetëm kanë zbatuar ligjin. Por ky është një prostitucion dhe manipulim i qëllimshëm intelektual. Shumë nga kriminelët e asaj kohe kanë qënë të etur për gjak saqe kanë tejkaluar edhe ligjet kriminale të regjimit komunist. Në gusht të vitit 1989, kur regjimi ishte në grahmat e tij të fundit, dy të rinj nga Barbullushi i Shkodrës, tentuan të arratisen përmes pikës së Dajçit, por u diktuan. Patrulla i ekzekutoi në kufi dhe pas ekzekutimit, trupat e tyre u shëtitën të lidhur me tela me gjemba për një ditë të tërë në qytetin e Shkodrës dhe fshatrat përreth. Në cilin ligj, në cilin nen parashikohej që viktimat mund të përdhoseshin në atë farë mënyre?! Nuk ka pasur një ligj të tillë as regjimi kriminal i Enver Hoxhës dhe as regjimet me barbare që janë instaluar ndonjëherë mbi Tokë. Ata që e kanë bërë, kanë qënë monstra të etura për gjak dhe kriminelë të zellshëm të një pushteti kriminal. Por si ka mundësi, që askush nuk tentoi të hapë letrat?! Kush ishin ushtarët në shërbim atë ditë? Kush ishte pjesë e patrullës? Kush e dha urdhrin për t’i tërhequr zvarrë, kufomat e dy djemve të rinj, nëpër qytetin e Shkodrës? Ja ju a them unë: Gramoz Ruci e dha urdhërin, që sot ngroh karriken e Kryetarit te Parlamentit. Askush nuk e ka marrë mundimin të pyesë e jo më të hetojë. Kjo është mënyra se si harresa e qëllimshme pjell indiferencën. Dhe kjo e fundit amniston të ligën. Ky është vetëm një rast. Por ka me dhjetëra dhe qindra krime të tjera barbare të kryera në tejkalim edhe të ligjeve më kriminale të regjimit nga xhelatët gjakatarë dhe hienat e zellshme të partisë. Asnjëri prej tyre nuk është hetuar e jo më të jetë dënuar. Ky perversitet nuk është i rastësishëm. Përgjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri është ngritur një mekanizëm i sofistikuar për të lënë në harresë Krimet e Komunizmit dhe për të rehabilituar autorët e tyre. Pjesë e këtij mekanizmi janë politika, media e madje segmente të tëra të shoqërisë, nga pas i vine vampiret fanatike te Enverit. Nuk është rastësi që nuk u hap asnjë hetim i mirëfilltë për krimet e komunizmit. Nuk është rastësi që në mediat shqiptare ka pasur më shumë hapësirë xhelati se sa viktima. Orë të tëra intervistash me drejtuesit e regjimit, por harresë dhe shpërfillje për të afërmit e viktimave dhe ata që kanë vuajtur. Nuk është rastësi që Shqipëria ka sot me dhjetra OJF të mirëfinancuara për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve, transeksualëve dhe çdo biçimi tjetër gender hibrid, por nuk ka qoftë edhe një OJF të vetme, që të ekspozojë krimet barbare të xhelatëve. E gjitha është pjesë e mekanizmit. Të vetmet iniciativa, që përpiqen të kujtojnë dhe zbardhin krimet e komunizmit, janë ato private si Kujto.al, portali i ideuar dhe financuar nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj dhe denoncimet e Institutit qe drejton Agron Tufa i piketuar tani si “Armiku i Kllases” dhe i denuar me vdekje nga anonim, që sipas Fatos Tarifes na qënka një djalosh entusiazst i Kauzës, or i kujt Kauze? Ndërsa qeveritë shqiptare, ato të cilat kanë dhënë miliona euro për artin, madje dhe për shkolla private, nuk kanë financuar qoftë edhe një lek të vetëm për të ekspozuar barbaritë dhe krimet e komunizmit. Përkundrazi, sot, 30 vjet pas rënies së sistemit, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të shohin filmat ideologjikë të prodhuar nga regjimi, që lartësojnë epokën e ndritur të kriminelëve dhe ideatorët e saj. Ky është turpi, që ka mbuluar Shqipërinë dhe çdo shqiptar!

    Nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
  8. Alban Dega September 30, 18:08

    NUK BIE RRUFEJA NE HALE !

    Populli

    Reply to this comment
  9. Konti Sbalta September 30, 18:39

    Edhe Saliu ,ne vitet ’90 deklaronte se ishte kercenuar me vdekje dhe per kete shpiku edhe ate bomben ne Arapaj te Durresit ,qe e paska hedhur nji djale i pakenaqur prej tij ,por qe bomba nuk plasi dhe Saliun e shpetoi “zoti” si njerii i shenjte dhe kjo ” perralle” do te perhapej me shpejtesi duke e bere”Sali perbindeshin” shenjtor qe nuk e kap plumbi , duke kopjuar kete rast nga “atentatet e pasukseseshme ndaj Hitlerit”Saliu , sikur paralajmeroi vrasjet qe do te ndodhnin ne fakt po prej tij ndaj njerzeve te tij me te afert ,Azem Hajdari , e dhjetra te tjereve nga Shkodra eTtropoja dhe me vone tragjedit e ’97 e ato te Gerdecit e 21 janarit![ Po ky Tufa , qe i paska hyre frika ne palce, kerkon”urdher mbrojtje ,sepse ka arritur ne perfundimin se ka kryer krimin me te rede , duke ,u hakmarre ndaj heronjve dhe deshmoreve te luftes Nac.Cl.dhe kesaj lufte ne teresi me te ashtuquajtura studime te atij Instituti famekeq te cilin e kryeson !Por shpikja “e atentatit” nuk duhet ta shpetoje nga gjykimi per krimin qe ka kryer!

    Reply to this comment
  10. Alban Dega September 30, 19:06

    NUK BIE RRUFEJA NE HALE !

    Populli

    Aq me pak ne nje nevojtore te Nacional- Socializmit kryqthyer te thyer ne kryq nga rezistenca fitimtare Nacional-Clirimtare Shqiptare dhe ajo boterore si Agron Tufa !
    Aq me pak nje hale te socializmit kombetar rus si Agron Tufa te kllonuar nga RIA- GRU ruse nena e Fake News sic eshte denoncimi Fake News vetdenoncues ose i porositir prej tij per kercenimi me jete !
    Cfare pret prokuroria shqiptare per te zbatuar ligjin qe eshte misioni i saj perballe krimit ne flagrance te vjedhjes se perseritur te prones mendore te te degjojne ?
    Po Kuvendi dhe qeveria Pse nuk e shkarkojne kete hajn me cizme te kapur me presh ne duar !? Turp i Botes!
    Nuk mund te luftohet as crrenjoset komunizmi nga pozitat e me kryqet e thyer te nazifashizmit te thyer ne kryq nga antifashizmi dhe demokracia boterore !
    Me thuaj me ke rri e te them se cili je, thote sovrani !
    A thua nuk paska mendimtare demokrate te sprovuar e te kualifikuar per denoncimin e krimeve te komunizmit pervec nje hajdut i me mendesi neonaziste e mole ruse si Agron Tufa!?
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne !

    Reply to this comment
    • intelektuali October 1, 07:31

      Hamdi Dega, Derri i Sigurimit te Enverit:

      “Macet e shikojne njeriun si superiore nga lart-poshte.
      Qenat e shikojne njeriun si inferiore nga poshte larte.
      Vetem Derrat e ndjejne veten te barabarte me njeriun si intelektuale te mirefillte dhe e shikojne drejt ne sy.”

      Winston Churchill

      Reply to this comment
  11. Buzuku September 30, 19:19

    Ti intelektuali di shume gjera dhe bravo per kete bagazh qe ke, por edhe shpik ca gjera te tjera, gje qe eshte turp per nje intelektuali.

    Reply to this comment
  12. pse s'veproni! September 30, 19:51

    Do perfitoje simpati ne publik?! Une dua ta vrasin neser, ata qe ky ka kryer krimin pas vdekjes mbi ta. Ngjallja e krimineleve qe abuzojne ne emer te demokracise dhe lirise duhet tu vihet freééé si te kalit deri ne burg te perjetshem, te shkojen tek ata qe u vrane per te derdellisur sot Rufa, ne qoftese e pranojne dhe atje se dhe kur te vdes Tufa apo Celua, kockat do u a hane qente e rruges. Keshtu e kane katandisur veten, por mbase nuk kane pjelle mbrapa gjarperinj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim