Mjaftojnë veç vrasjet që u bënë në shesh

Nga ARBEN DUKA May 2, 2013 13:58

Mjaftojnë veç vrasjet që u bënë në shesh

 

(Pjesa e parë)

 

Veç për ty o Popull,

Unë përgjërohem,

Ty po të të duhem,

Dhe nga varri çohem!

 

Po të vdes s’më lënë,

Nderi dhe detyra,

Se vendi ka rënë,

Në duar të ndyra!

 

Ato që ia nxinë,

Faqen Shqipërisë,

Duart më të zeza,

Të gjithë historisë!

 

Të gjithë kombet ecin,

Në një rrugë të mbarë,

Ne mbahemi peng,

Nga ca mesjetarë!

 

Ne mbahemi peng,

Nga ca mesjetarë,

Janë në çdo hap,

Antikombëtarë!

 

Nuk shkruaj kështu,

Të bëj propagandë,

S’e shihni këtu,

Dhe ju këtë bandë?

 

A s’është për të vënë,

Të gjithë ulërimën,

Se kjo injorancë,

Na e mori frymën!

 

E kam thënë shpesh herë,

Dhe është e vërtetë,

Vret veç injoranca,

Popullin e vet!

 

Kur terri i mëndjes,

Takon babëzinë,

Mendo kush e shkruan,

Tani historinë!

 

Nuk ka bota kafshë,

Më të babëzitur,

Sesa ky pushtet,

Që këtu është ngritur!

 

Ata na tregojnë,

Ç’surrat kanë barbarët,

Që për mbijetesë,

Vrasin qytetarët!

 

Akuza për ta,

Do një mal me letër,

Por kur kan’ vrarë njerëz,

S’të duhet gjë tjetër!

 

S’të duhet gjë tjetër,

Hic për të vërtetën,

Që këta në burg,

T’i mbyllësh gjithë jetën!

 

Burgu i përjetshëm,

Është pak për barbarin,

Ndaj s’di pse e hoqën,

Plumbin dhe litarin!

 

Për ta dhjetëra krime,

Numërojmë mes nesh,

Por mjaftojnë veç vrasjet,

Që u bënë në shesh!

 

Mjaftojnë vetëm vrasjet,

O popull shqiptar,

Që këta t’i zhdukësh,

Me rrënjë e me far’!

Nga ARBEN DUKA May 2, 2013 13:58
Komento

9 Komente

  1. marina May 2, 14:31

    jo me i keq se i keqi

    Reply to this comment
  2. Shpetimi May 2, 16:43

    Me bukur nuk mund te pershkruhen te vertetat tona. Te lumte pena o patriot dhe rilindas i madh i yni.

    Reply to this comment
  3. katarakti May 2, 19:38

    Nuk me duket se jemi nje popull per te qene. Ngandonjehere u jap te drejte atyre qe kane thene qe Shqiperia eshte e bukur, por pa shqiptaret. Sidomos sot kur mendoj se ajka e kombit, me pak perjashtime ka ikur nga syte kembet neper bote. Shqiperine e ka pushtuar vulgu dhe injoranca. Pikerisht si puna e atyre qe kendonin ne Berat: “Sali tu befsha ferre, fito zgjedhjet edhe nje here”!!!!. Kemi qene te nenshtruar ndaj çdo sunduesi, i brendshem apo i jashtem. Pa kulture, pa dinjitet dhe frikacake. Pranadj Arben, megjithe respektin e madh qe kam per idealizmen tende, mendoj se nuk ia vlen te sakrifikohesh per kete popull.

    Reply to this comment
  4. ciko-nili May 3, 11:14

    Arben ti i duhesh
    Popullit ne kembe
    Se me penen tende
    Ti ja kthen me kenge

    Mjere ne c’duar ra
    Sot kjo politika
    Mbushur qeveria
    Me ministra pyka

    Me ministra pyka
    Si mije vjet me pare
    Neper ambasada
    Gjen vetem shpellare

    Turp per Shqiperine
    Kush e perfaqeson
    Thelle nga vendi i heshtjes
    Konica vajton

    Dhe na ben apel
    Si diten dhe naten
    Popull ben kujdes
    Shporrni injorancen

    Shporrni injorancen
    Nje ore e mepare
    Se po ju ze frymen
    Kjo e keqe e fare

    Te vrasin te vjedhin
    Dhe gishtin te tundin
    Kur jane pushtet
    Te gjithe bejne cubin

    Kur nga kali bien
    E s’ua var njeri
    Rrine si thote fjala
    Si m…. ne shi.

    Reply to this comment
  5. berti May 3, 15:39

    Katarakti mos u trem se sakrifikohet Arbeni pa mbaru gjithe rakin e pijetoreve ne Tirane.

    Reply to this comment
  6. sazan May 4, 02:59

    je fenomen Arben

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*