MJEKËSI / Doktorët bëjnë të pamundurën, por pacienti ka veç 3 ditë kohë për paratë

September 19, 2018 20:20

MJEKËSI / Doktorët bëjnë të pamundurën, por pacienti ka veç 3 ditë kohë për paratë

QëSUTë – Mjekët kirurgë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, konfirmuan dje se Fatlum Ziu, pacienti 39 vjeçar që sapo iu nënshtrua një operacioni kompleks, ndodhet në një situatë shumë serioze.

Megjithë përpjekjet e tyre, Ziu ka vetëm 3 ditë kohë për të paguar faturën.

“T’i thuash pacientit në sy lajme të tilla, asnjëherë nuk është e lehtë”, tha mjeku Mexhit Portofoli, që kreu ndërhyrjen 6 orëshe dhe 20 mijë euroshe për heqjen e mase problematike nga pacienti Ziu.

 “Në fillim gjendja e pacientit na u duk shpresëdhënëse, sepse e sollën me makinë të mirë, ishte veshur firmato dhe orën e byzylykun e kishte të shtrenjtë”, tha mjeku Portofoli, “por sapo hapëm dosjen e tij financiare, e kuptuam që situata ishte serioze: Ziu sapo kishte ndërruar punë, llogaria e tij bankare ishte në pikë të hallit dhe kishte për të paguar këstet e një kredie të madhe”. 

Në fakt, mjekësia prej kohësh ka zbuluar se në shumë raste, gjenetika dhe trashëgimia luajnë një rol të madh.

Dhe e vërteta është se Fatlum Ziu ka një historik të vjetër familjar të problemeve me faturat e papaguara.

Siç pohon ai për Gojët e Liga, “sapo pashë fytyrën e mjekut, e kuptova se diçka nuk shkonte me mua. Zakonisht, spitali nuk dërgon mjekun më të shkathët për të folur me një njeri të shëndetshëm financiarisht. Në sekondë e ndjeva se diçka e tmerrshme kishte ndodhur me kartën time të kreditit”.

Ziu ka nisur menjëherë të shfrytëzojë atë pak kohë që i ka mbetur në dispozicion, për të vizituar të afërm e kushërinj, duke u telefonuar edhe miqve të vjetër që nga shkolla e mesme, me shpresë se mos kujtohen për t’i kthyer ndonjë borxh të vjetër.

“Më mori në telefon dhe më kërkoi ato 100 mijë lekë që më pat dhënë dhjetë vjet të shkuara”, pohoi i çuditur ish shoku i tij Laurent Skuthi.

Vetë Ziu pohon se kjo ngjarje e ka bërë ta shohë jetën ndryshe: “Nga njëra anë, më ka bërë mirë: Tani e shoh sesa më kanë kushtuar gjërat e vogla në jetë: Dhjetra tufat e luleve për gruan, festat e bizhuteritë, lodrat e pafundme për fëmijët, celularët e ndërruar çdo tre muaj”.

Sipas mjekëve, psikologjia pozitive e pacientit i rrit shanset e pagimit të parave.

Është e vështirë, por pacienti në raste të tillë duhet ta mbledhë veten: Ta shohë realitetin në sy dhe të kuptojë se paratë duhen paguar”, nënvizoi mjeku Portofoli.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Edhe shëndetësia, shpeshherë

September 19, 2018 20:20
Komento

1 Koment

  1. pm September 21, 19:14

    Keni filluar ta shikoni armikun e klases tek mjeku ju komunistat e Dita

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*