Mjekët e infermierët shqiptarë zbarkojnë në Bergamo, Fontana: Nuk do ta harrojmë!

March 29, 2020 15:30

Mjekët e infermierët shqiptarë zbarkojnë në Bergamo, Fontana: Nuk do ta harrojmë!

Kanë mbërritur në Bergamo ekipi i përbërë nga 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë që një ditë më parë udhëtuan drejt Italisë për t’i ardhur në ndihmë këtij vendi të gjunjëzuar nga pandemia e Covid-19.

Mësohet se drejt Lombardisë ekipi shqiptarë ka udhëtuar së bashku me ministrin italian të çështjeve rajonale Francesco Boccia. Në aeroportin e Veronës janë pritur nga guvernatori i Lombardisë Atilio Fontana, nga zëvendësministri i brendshëm Vito Crimi.

“Ju falënderoj në emër të qeverisë italiane”, është shprehur ministri Boccia.

Ekipi i mjekëve e infermierëve shqiptarë do të nisin menjëherë punën në strukturat spitalore të Breshës dhe Bergamos, që janë dhe territoret me numrin më të lartë të viktimave e pacientëve në kurim në repartet e terapisë intensive.

“Po kalojmë një moment të vështirë, tha para ekipit shqiptarë, guvernatori i Lombardisë Atilio Fontana. Është një moment i vështirë për rajonin tonë e për vendin e kur kemi vende që na shfaqin një solidaritet të tillë është dyfish e vlefshme për ne. Ju falënderoj për këtë bashkëpunim që do të jetë padyshim i rëndësishëm.”

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më tani 5944 viktima e 39 415 pacientë të infektuar./ l’ecodibergamo.it

 

e.k / dita

March 29, 2020 15:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim