Mjekët e Spitalit Ushtarak, peticion Ramës: Shëndetësia nuk është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes

September 8, 2015 16:07

Mjekët e Spitalit Ushtarak, peticion Ramës: Shëndetësia nuk është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë që njihet si Spitali Ushtarak i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama ku kërkojnë të anulohet iniciativa për kalimin e këtij spitali sërisht në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mjekët kanë renditur dhe arsyet përse ky spital dëmtohet nga kjo procedurë.

“Shëndetësia nuk është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes . Ushtria nuk kishte dhe nuk mund te ketë kapacitete njerëzore për menaxhimin e Qendrës Kombëtare të Traumës. Nga statistikat ndër vite ,u pa që 97% e punës përbëhej nga pacientë civilë. Në këtë spital trajtohen rreth 44.000 urgjenca në vit. Shtrohen rreth 3600 pacientë dhe nga këto 50% e tyre vijnë nga rrethet me transport tokesor dhe ajror. Kishte mungesë të theksuar të koordinimit midis Spitalit Ushtarak dhe Spitaleve të rretheve për shkak të vartësive të ndryshme,çka ka sjellë në disa raste vonesë në trajtimin e pacientëve. Përballimi i ngjarjeve traumatike masive e vuri në vështirësi financiare spitalin duke qenë që buxheti në Ministrinë e Mbrojtjes llogaritej për ushtarakët ,dhe nuk kishte mundësi rialokimi. Ishte i pamundur hartimi i protokolleve dhe strategjive të profilaksisë dhe trajtimit të traumës nga Ministria e Mbrojtjes, si një problem kombëtar gjithnjë në rritje. Në Ministrinë e Mbrojtjes mungon ekspertiza për menaxhimin e traumës”, thuhet në peticionin  e mjekëve drejtuar Ramës.

September 8, 2015 16:07
Komento

1 Koment

  1. Xhonson September 8, 21:58

    Spitali Ushtarak tu kthehet ushtarakeve dhe familjeve te tyre ne radhe te pare dhe te jete spitali kryesor pe TRAUMEN falas.Sot eshte privatizuar totalisht dhe eshte bere burim parash per mafien.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*