LETRA/ Mjekët e Urgjencës së QSUT japin dorëheqjen

December 5, 2017 13:37

LETRA/ Mjekët e Urgjencës së QSUT japin dorëheqjen

 

Me anë të një letre drejtuar presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë deklarojnë se tërhiqen nga pozicioni i punës.

Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës.

Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar.

Ka mungesë vendesh në pavionët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat.

Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”, thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT.

December 5, 2017 13:37
Komento

6 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku December 5, 14:56

    Me ne fund ia arritem ta kemi shendetsine falas.

    Reply to this comment
  2. Mashtrimi Vazhdon... December 5, 15:39

    Ja, kjo eshte Mjekesia Falas!
    Turp per ata qe perfitojne ne kurriz te shendetit te njerezve ne nevoje…

    Reply to this comment
  3. HAMDI TOBLI December 5, 15:43

    Ky duhet konsideruar veprim serioz ,korrekt dhe kurajoz. Te gjithe qytetaret duhet te perkrahin kete proteste

    Reply to this comment
    • H. Palla December 5, 16:33

      Mos Hamdi per koken tende se u hape zorret e barkut viktimave kanabiste qe mezi po presin te marrin sherbime urgjente

      Reply to this comment
  4. Uji fle, ripjellja kerce... December 5, 16:26

    Nese eshte e vertete, kjo do te perbente aktin me unikal te dezertimit masiv te mjekeve nga fronti i punes.

    Pavaresisht se sa te drejta jane pretendimet per mungese personeli dhe mbingarkese pune, qe t’u sherbesh si mjek qytetareve, krahas detyrimeve ligjore qe percaktohen me ligj ne “PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, angazhimi perben veprim human.

    Por me sa duket, ceshtja humane per mjeket rilindjote nuk luajtka me rol, keshtu qe sebepi i largimit te tyre duhet kerkuar gjetke, pshm. ke kerkea per rritje pagash (nepsllek i tepruar, po te mendosh se sa me paturpesi i palosin neper xhepa zarfet) apo ke frika e pasojave qe mund te kete finalizimi i procesit te vetingut.

    FRIKA = DEZERTIM + EMIGRACION ?

    Efekti domino ka filluar. Disa nga kreret e administrimit te kanabisit ja mbathen “pa lene gjurme”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*