Mjekët kërkojnë të paguhen sa gjyqtarët dhe prokurorët

January 20, 2018 22:25

Mjekët kërkojnë të paguhen sa gjyqtarët dhe prokurorët

Një grup punues është duke draftuar ndryshimet në Ligjin e Pagave ku pritet të bëhet kategorizimi i pagave për punëtorët shëndetësorë. Kërkesat e këtyre të fundit janë që mjekët specialistë të paguhen sa gjyqtarët ose prokurorët.

Një anesteziolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, merr pagë 630 euro bruto për rreth 40 orë punë në javë.

Po i njëjti nëse punon si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në UP, paguhet rreth 1500 euro me rreth 6 orë punë në javë, shkruan Telegraf.

Kjo për Dr. Nehat Baftiu është absurde dhe sakrificë për 48 anesteziologët e QKUK-së.

Ai thotë se në vendet e zhvilluara si SHBA dhe Kanada, profesioni i anesteziologut është ndër më të paguarit.

“Mbi 13 vite shkollë për të arritur titullin e anesteziologut, me përgjegjësi të madhe për jetën e pacientëve dhe me së paku 3 operacione në ditë, vlerësohemi me 630 euro në muaj. Po aq, ose më shumë merr një shofer në Qeveri apo Kuvend. Kjo është ofenduese për neve”, thotë Baftiu, shkruan Gazeta Shneta.

Anesteziologu thotë se kategorizimi i pagave të punëtorëve shëndetësorë nuk i avancon të ardhurat e tyre, nëse nuk ngritët koeficienti. Baftiu konsideron se nëse vazhdon kjo gjendje, secili anesteziolog që flet një gjuhë të huaj ose i vjen mundësia për të punuar në spitale private, atëherë do ta braktisë punën nga spitalet publike.

Për kategorizimin dhe ngritjen e koeficientit të pagave të punëtorëve shëndetësorë, është duke punuar një grup punues i përbërë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë.

Kështu ka bërë të ditur kreu i FSSHK-së, Dr. Blerim Syla. Ai thotë se është momenti i fundit kur duhet të ndodhë rritja e rrogave për shëndetësorët.

“Nuk shkon më kështu, këto që janë përfolur 4 për qind nuk vlejnë dhe ne kërkojmë që të kemi paga ashtu siç i meritojmë”, ka deklaruar Syla.

Ai ka treguar se gjatë ditës së sotme drafti për ndryshimin e Ligjit të Pagave do t’i dorëzohet kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kërkesat tona janë që kategorizimi të bëhet në bazë të shkollës, vendit të punës dhe siç është paraparë me standardet evropiane. Kërkesa kryesore është që paga e mjekut specialist të jetë sikurse e gjyqtarëve ose prokurorëve. Kjo i bie që koeficienti të jetë 8”, ka deklaruar Syla.

Sipas përllogaritjes, koeficienti 1 është i barasvlershëm me pagën minimale në Kosovë e cila aktualisht është 170 euro.

Nëse koeficienti për pagën e mjekëve do të rritej në 8, atëherë rroga e tyre do të ishte rreth 1300 euro.

SCAN

January 20, 2018 22:25
Komento

6 Komente

  1. perkthyesi January 21, 12:51

    Duhet urgjentisht te rishikohet sistemi i pagave! Ja paradokset: Nje deputet, qe nuk i ka thene kush ndonjehere “Pune e mbare”, merr nje page te majme, duke mos bere asnje pune! Jo vetem kaq, por nuk flet asnjehere ne parlament, dhe ne fund te mandatit, paguhet ende “per merita te medha”, si dhe merr nje pension te lakmuar! Ndersa, pensionistet e mjere, megjithe punen e perkushtuar shumevjecare, jane degdisur si mos me keq, te perbuzur dhe te diskretituar ne kulm! Pse, kjo na qenka demokracia? Mos i beni moral njerezve, pasi, me plot te drejte, kerkojne te ikin nga syte kembet, duke mos kthyer me kurr koken pas! Therriisni mendjes, se nuk keni gje ne terezi!

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit January 21, 13:42

    atij qe merret me elektrikun i thone elektiçist, jo elektrolog, pompist, jo pompolog, xhepist, jo xhepolog, prandaj anestezist dhe jo anestolog

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku January 21, 15:29

      Ashtu eshte, po me duket se thuhet gjeolog dhe jo gjeogjist, patholog dhe jo pathozist, filolog dhe jo filolist, albanolog dhe jo albanist, dhe ka edhe plot te tjera, prandaj mund te jete edhe anesteziolog dhe jo detyrimisht anestezist, madje eshte tamam anesteziolog dhe jo anestezist.

      Reply to this comment
  3. Lili January 21, 21:08

    plaku,
    Iste eshte kur je specialiste ,mjeshter edhe e pratikon nje pune
    e og kur studion ate pra geologue se studiojsh geologjine e anesthesist se pratikojsh anesthesine…albanologue se studiojsh albanologine

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku January 22, 01:55

      Lili ti me te vertete dukesh specialiste e gjuhe shqipe, e praktikojsh ene e studiojsh majr fare. Dhe ah, nuk e ke marre vesh fare ironine e komentit tim.

      Reply to this comment
  4. alphade January 21, 23:19

    Vetem vote ia duan pensionisteve halete pushtetare te
    tashmit e te kaluarit …. Mallkuar qofte ajo dite qe u ven-
    dos ky sistem mizerabel ne Shqiperi qe s’ ka asgje te per-
    shket me demokracine e vertete. Eshte nje shemtire e percudnuar qe vetem plackit,rrenon, vret, e perbere nga
    disa banda hajnash ,gangsterash, killers , mafiozesh dhe
    asgje tjeter. Mjere shqiptaret qe jane gjunjezuar me forcen e kerrbacit dhe te tradites ne shekuj te neshtrimit.
    Turpi botes ….! Vetem pushtetaret ne Shqiperi nuk kane
    turp… ,as ne te kaluaren dhe me sa po shohim as edhe
    keta ku kishim depozituar shpresat e medha..,! Asnje dri-
    te ne fund te tunelit . Kercet kerrbaci tek fukarejt, ndersa
    milioneret flejne te qete…! Gjume te embel ! Dhe pensio-
    ne te “Posacme” te akorduar ” Uriah Hipperve” ! Bravo
    Mr. K/minister …!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank